Video
1/29/2010 2:42:14 PM
Krijimtaria ime ėshtė pėrpjekje pėr tė dalė nga burgu
EKSLUZIVE/ Intervistė me shkrimtarin Demir Gjergjin.
Nga Isidor Koti
29 Janar 2010
Jeni njė emėr i njohur nė fushėn e letrave. Si ju ka lindur dėshira pėr tė shkruar dhe nė cilėn zhanėr e ndjeni veten mė komod?
Dėshirėn pėr tė shkruar, me siguri, do ta kem pasur mė parė se tė filloja tė flas, madje mė parė se tė kem lindur. Nė librat e shenjtė thuhet se njeriut i shkruhet fati nė ballė 40 dite para se tė lindė. Nė atė fat ka qenė edhe dėshira e tė shkruarit, mė saktė e tė krijuarit. Tė jesh krijues, do tė thotė do tė thotė tė kesh dhuntinė e Krijuesit, apo jo? Pra tė jesh njė farė Zoti. Kėtė dhunti e kam parė te vetja nė fėmijėrinė e njomė. Me format e ndryshme qė mė dilnin pėrpara, qofshin ato edhe re, apo njolla nė mur, kurora drurėsh ose lojna rrezesh krijoja nė fantazi portrete tė ēuditshėm, figura imagjinate, tė cilat mė kujtohen edhe sot. Atėherė isha kėrthi dhe nuk dija ējanė librat (qė do ti shkruaja mė vonė edhe vetė), nuk dija ēėshtė bota pėrtej fundit tė rrugės qė kisha shkelur, nuk dija ēkishte ndodhur para nė botė meje, pėrveē kallėzimeve tė nėnės apo tė tė rriturve tė tjerė. Po ashtu nuk kisha si ta dija se ēdo tė ndodhte gjatėt jetės sime. Isha. Si tė thuash, nė burgun e vetvetes dhe pėr tė dalė nga ky burg ēnuk bėja: flija jashtė, ikja me ditė nga shtėpia duke vėnė nė alarm tė mitė, bėja njė mijė e njė prapėsi dhe si pėrfundim, ne vend qė tė ēlirohesha nga burgu im, bija nė njė tjetėr arrest: im atė mi lidhte duart nga pas dhe mė linte ashtu me orė tė tėra. Por burgu i vetvetes ishte mė i padurueshmi, mė i tmerrshmi pėr mua. Prandaj i provova tė gjitha pėr tu ēliruar. Njė ditė erdhi nė shtėpinė tonė njė i afėrm. Mbaj mend se nė vesh kishte vėnė njė laps, tė cilin gjeta rastin dhe ia rrėmbeva. Im atė (nė fakt, njerku, se tim atė nuk e kam njohur. Histori tjetėr kjo.), mu vėrsul egėrsisht, por miku e ndaloi. Lere ēunin ta mbajė lapsin,- i tha, - me siguri ai do tė bėhet njeri i penės. Dhe profecia e mikut doli. Ditėt rrodhėn dhe unė dalėngadalė po i gjeja mjete pėr ti shpėtuar mungesės sė lirisė: Ishin librat, tė cilat sapo i takova, u robėrova pas tyre. Pas vjet pas kėtij takimi, ndodhi mrekullia. Unė gjeta lirinė time. U bėra Zot, domethėnė krijues, poet. Askush pėrreth nuk e besonte se ato poezi naive, me rimė e varg tė rregullt qė ua kushtoja fshatit, Vitit tė Ri, parti-zanėve, vajzave ishin tė miat, tė njė fėmije tė prapė, kėmbėzbathur dhe me gjunjė e bėrryla tė grisur. Mu dha rasti ti bindja. Njė ditė erdhi nė shkollė nė njė kompozitor pėr tė kompozuar njė kėngė pėr Radėn, fshatin tim. Enver Mara quhej. Si fillim kėrkoi tekstin. Por kush do tia bėnte. Mėsuesi i leximit letra u kujtua: Ta provojmė njė herė emirin,- tha. Mė futėn nė njė kabinet biologjie dhe mė thanė ta bėj tekstin. U ula nė bankė pėrballė reptilėve tė balsamosur, skeleteve dhe butakėve dhe fillova. Pas dy orėsh dola andej me poezinė nė dorė qė ia dhashė kompozitorit, i cili pasi e lexoi, mi shprishi dashurisht me dorė flokėt e zbėrdhylur nė shenjė pėrgėzimi. Tė gjithė sa u ndodhėn aty mė shihnin si tė isha alien. Nė fakt isha diēka e tillė, vėrtet. Askush mė parė nuk ishte qenė krijues nė atė fshat... Pastaj rritesha me poezinė, jetoja pėr tė, liria ime ishte ajo. Dėshira e lindur para meje po bėhej motivi pėr tu nisur drejt botės si njė Marko Polo i pangopur me zbulime.
Punoni prej vitesh nė media, si i ndihmoni profesionet e shkrimtarit dhe gazetarit brenda stilit tuaj?
Gazetaria... Ndėrsa isha i bindur nė vogėli se do tė bėhesha poet, gazetarinė nuk e kisha menduar ndonjėherė. Mbase edhe nga qė nuk e njihja. Krejt rastėsish, shkoj njė ditė nė njė redaksi gazete lokale dhe njeri prej gazetarėve tė vjetėr aty, mė porosit tė bėj njė reportazh pėr fshatin. E kreva me shumė dėshirė porosinė e tij dhe kaq u desh. Nuk u shkėputa mė pre gazetave dhe mė vonė, prej medies nė pėrgjithėsi. Vura re, se pasioni i gazetarit herė-herė sundonte mbi atė tė poetit, por nė ēdo rast poeti i rrinte pranė atij, sidomos kur shkruaja reportazhe, portrete, pėrshkrime etj. Pastaj, shumė vonė ka ardhur takimi me mikrofonin e radios. Njė tjetėr mrekulli kjo! Ai mjet misterioz qė mė rrinte njė pėllėmbė para gojės kur flisja me dukej si mundėsia mė e madhe pėr tė qenė kudo, i lirė, zot i hapėsirave dhe rob i atyre qė mė dėgjonin. Kjo ndodhi 12 vjet mė parė nė studion e Programit tė Parė tė Radio Tiranės. Kolegėt dhe dėgjuesit vunė re, se kisha njė zė pėr mikrofon, zbulova njė tjetėr dhunti tė veēantė te vetja: spontaneitetin dhe lirshmėrinė e tė folurit. Madje ndodhte ēuditėrisht kėshtu: kur kisha pėrpara skenarė qė duhej tu pėrmbahesha, apo tekste qė duhej ti lexoja, e kisha mė tė vėshtirė se sa kur flisja pa lexuar. Fjala si Fillim. Fjala si Flijim. ėshtė sot pėr sot, emisioni mė jetė gjatė i Radio Tiranės, pas Emisionit Nga njėra ndeshje nė tjetrėn. Nė kėtė emisioni kam ftuar pothuaj tė gjithė poetėt dhe shkrimtarėt mė nė zė tė letėrsisė shqipe dhe mė gjerė. Pėr tiu kthyer pyetjes tuaj do tė dėshiroja tė them se simbioza midis poetit, shkrimtarit dhe gazetarit tek unė ėshtė mbase, mė e ngushtė se bashkėjetesa e e lumit me shtratin e vet. (Shtrati nė rastin tim ėshtė gjithnjė poeti, krijuesi. Gazetari ndjehet vetvetja nė kėtė shtrat.
Sa vepra keni botuar dhe ēfarė perspektive do ti krijoni krijimtarisė suaj?
Me librin e fundit poetik Bibla e buzėve qė del nga shtypi pre shtėpisė botuese Toena pėr Shėn Vlanetin kam shkruar edhe 9 libra tė tjerė. Disa pre tė cilėve janė: Ngjyrat e tokės, Nė sytė e mi. Mėrgimi i bukurisė, Vera nė ikonė, Shtėpia e shkrimtarit, (Triptikė), Digjet ylli i ikur, Ishujt e mbrėmjes, Hazhi Gjyli, njė jetė pėr shkollėn (Monografi), Vetėm (V)era vjen etj. Libri i fundit ėshtė njė befasi edhe pėr mua. Ėshtė i gjithi me lirika dashurie dhe ėshtė shkruar brenda 7 muajve. Pėr mua pėrjetimet e krijuesit janė rryma qė lėvizin burimet e energjisė artistike. Sa mė tė shumta, sa mė tė pasura dhe sa mė tronditėse tė kenė qenė kėto pėjetime, aq mė e larmishme ėshtė vepra e ēdo autori. Pėr tė ardhmen? Nuk e di... Mbase do tė befasohem edhe vetė prej krijimeve tė nesėrme..., siē mė ndodhi me Bibla e buzėve...
Nė Shqipėri autorėt mė nė zė janė tė frekuentuar, ndėrsa autorėt mesatarė ose ata tė rinj i gjen pak nė duart e lexuesve. Cilat janė arsyet e kėsaj gjendje sipas jush?
E para: do tė thosha se gjithkush ulet pėr tė shkruar, pėr mendimin tim ėshtė ulur nė fronin e krijuesit, por gjithkush qė nxjerr njė krijim nė vėmendjen e lexuesit e ka vėnė kokėn nė gijotinėn, ku xhelati nuk ka pikė mėshire: tė fal duke tė ulur sėrish nė fronin e krijuesit apo ta hedh kokėn nė Ricycle Bin (Ndjesė pėr makabritetin e krahasimit). Mendoj se, pėrveē tė pafatėve fizikisht, apo shumė rrallė, tė paaftėve, askush nuk ka arsye tė qahet sot se ėshtė i varfėr dhe tė dalė tė kėrkojė mėshirė. Kėshtu edhe pėr krijuesit: askush prej tyre, pėrveē medikorėve, nuk ka motiv tė thotė se nuk mė shiten librat, se nuk mė mbėshtesin (qoftė edhe shteti), se nuk mė kuptojnė etj. Nuk ka poetė tė mėdhenj, mesatarė, tė vegjėl, ka ose nuk ka POETĖ! Por a ka vend pėr tė diskutuar duke u nisur nga pyetja juaj? Sigurisht. Nė ketė trafik katrahurė tė botimeve, lexuesi hutohet, i merren mendtė dhe nė librari shkon kashta me kokrrat, digjet njomi me tė thatin. Vepra tė mira lėngojnė nėn peshėn e librave tė nxira vetėm me shkronja. Duhet njė digjen qė ta ndriēojė vėmendjen e lexuesit nė kėto raste, i cili duhet ta dijė se sot e rėndėsishme ėshtė te zgjedhėsh pėr tė lexuar mė parė se tė nxitosh pėr tė lexuar.
Shpesh shkrimtarėt ose artistėt kėrkojnė nga shteti njė preokupim mė serioz nė fushėn e kulturės. Ju si autor dhe emėr i njohur, ēfarė pretendimesh keni?
E thashė nė pėrgjigjen e pyetjes paraardhėse: Nuk ankohem prej askujt; as nga lexuesit qė mund tė mė harrojnė, as nga ai (Zoti, shteti, i pasuri)...lart qė nuk mė ndihmojnė. Nė pėrgjithėsi shoqėria jonė po pėrpėlitet kėrthizėpaprerė nė dhimbjet e (L)lindjes. Tjetrit i ka kalbur uji shtratin e bebes qė sapo e ka lindur dhe ende nuk ia ka blerė tė riun, apo i ka rrėmbyer kėpucėt e dhėndėrisė, kurse unė duhet tė kėrkoj mbėshtetje pėr tė botuar. Qiqra nė hell! Unė fluturoj qiejve kur shkruaj, por jetoj gjithnjė me kėmbė nė tokė.
A funksionon si duhet kritika e mirėfilltė letrare nė veprat e autorėve tanė?
Pyetje refren kjo. Dje pėrderisa bėhet shpesh, domethėnė se kritika, vlerėsimi i artit ėshtė nė bisht tė karvanit dhe atje do tė jetė deri sa ajo tė mos shfaqet me guxim pėr ti fryrė lugės sė vet, deri sa tu imponohet edhe mbėshtetėsve edhe lexuesve. Bisedoja kėto ditė me pedagogun e nderuar Rahmi Memushi, studiues i gjuhės. Mė vjen turp, kur shoh se sa prapa ka mbetur shkenca e gjuhėsisė nė krahasim me vetė gjuhėn qė ka shkuar vite dritė pėrtej koncepteve dhe tabuve tė tyre, - mė tha ai. Ka tė drejtė profesori! Gjuha kanė filluar ta flasin robotėt sipas mėnyrės sė tyre, ka hyrė nė facebook, shkruhet fluturon nėpėr mesazhe celularėsh, flitet e kėndohet diskove, kurse ndonjė gjuhėtar i fundosur nė karrige institutesh apo edhe tė Akademisė , pėr tė cilėt shqetėsohet ai, kėrkojnė ende tė shkruhet, rreptėsisht nė tė gjitha rastet, e plotė: faleminderit, mirėmbrėma apo mirupafshim, ndėrkohė qė Kadareja qė nė fillimvitet 70 thoshte vinte nė gojėn e personazheve tė tij ...brėma, ...pafshim)
Ju jeni autorė i disa teksteve nė kėngėt e festivaleve nė Radio-Televizion. Mbani mend ndonjė emocion tė veēantė dhe ēfarė stili pėrdorni pėr tė kaluar nga njė poezi normale tek ajo me muzikalitet?
Kėsaj pyetje mė lejoni ti pėrgjigjem fare shkurt. Shumė tė rralla janė rastet kur njė tekst kėngė e quaj krijim tė mirėfilltė artistik. Ndėrsa pothuaj tė gjitha poezitė e di kur, si dhe ku i kam shkruar, tekstet e kėngėve shpesh nuk i kuptoj se janė tė miat edhe kur i dėgjoj tė kėnduara. Me kėtė nuk dua tė them se nuk ė pėlqen bashkėpunimi me kompozitorėt. Fred Kaēinari, Ardian Hila, Franko Radi, Selim Ishmaku, Petrit Terkuēi e tė tjerė janė miqtė e mi dhe njėherėsh konsumatorė artistikėt teksteve tė mia. (Sa larg ėshtė, nė ndonjė rast, niveli artistik i tekstit tim me muzikėn e tyre! Nė ndonjė rast, kur hyj nė redaksinė e muzikė nė Radio Tirana, Franko thotė me shaka: Erdhi furnizimi!. E ka fjalėn me shaka pėr furnizimin me tekste. Smė mbetet vetėm tė qesh kur ai thotė kėshtu sepse, si duket, e meritoj..
Nė fundi: mendoni se rreth vatrės sė letrave shqipe ka prurje cilėsore dhe pas viteve 90-t?
Padyshim. Shumė. Agron Tufa, Arian Leka, Flutura Aēka, Luljeta Lleshanaku, Ridvan Dibra, Ervin Hatibi. Lazėr Stani, Luljeta Danaj, Mujo Buēpapaj....janė shumė, shumė. Pėrmenda vetėm autorėt e librave qė mu gjendėn tani nė tryezėn e studios.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 545 here