Video
1/28/2010 12:01:26 AM
Dr.Skėnder Brataj, mjeku shqiptar hap dyert e politikės italiane.Erdhi momenti i integrimit politik!
Nga mjekėsia ne listėn e profesionisteve tė kandidates pėr presidente tė koalicionit tė Qendrės sė Majtė Mercedes Bresso Inssieme per Bresso. Brataj ėshtė shqiptari i parė shqiptar qė kandidohet pėr zgjedhjet e rajonale nė Piemonte 28-29 Mars nė Itali.
Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
27 Janar 2010TORINO (ITALI) - Nė listės Insieme per Bresso, janė publikuar sot emrat e kandidateve tė propozuar pėr kėshilltarė pranė Presidentes aktuale tė Regione Piemonte Mercedes Bresso, aktualisht kandidatė tė koalicionit tė qendrės sė majtė ku bėjnė pjesė (PD, UDC, Italia dei valori). Lista do tė kėtė 80 kėshilltarė dhe aktualisht emri i Brataj ndodhet nė 24 tė parėt qė kanė marrė zyrtarisht miratimin e koalicionit.
Skėnder Brataj, i cili jeton dhe punon qė nga viti 1993, ėshtė i njohur nė ambientet e politikės nė rajonin e Piemontes, dhe qė nga dita e sotme mendon tė sjellė zyrtarisht njė zė mė shumė nė kėshillin rajonal si njė qytetar italian tashmė. Origjina e tij shqiptare, siē e kanė cilėsuar disa gazetarė tė huaj, ēfarė Brataj, e ka korrigjuar menjėherė, unė jam shqiptar dhe mbetem shqiptar, ka bėrė qė ai tė jetė i pari shqiptar kandidat pėr zgjedhjet rajonale nė Piemonte.
Dr. Brataj ka qenė dhe ėshtė njė figurė mjaft aktive nė fushat e integrimit, tė emigracionit dhe ēėshtjeve sociale tė emigranteve. Ai ka bashkėpunuar me Grupin Konsullor tė Piemontes dhe nė veēanti ka punuar ngushtė me Konsullatėn Shqiptare tė Piemontes dhe sidomos me Konsullin e Nderit Giovanni Firera nėpėrmjet tė cilit ka njohur njė rol gjithnjė e mė tė rėndėsishėm nė jetėn kulturore, sociale dhe politike tė emigrancionit.
Pse mendoni se do ti fitoni kėto zgjedhje?
Ana pozitive e Bresos ne kėtė liste ėshtė se ka zgjedhur njė seri profesionistėsh. Pjesmarrja ime tregon se politika e saj ėshtė njė politikė integrimi. Tė huajt sot janė nėpėr kėto lista dhe kjo ėshtė diēka shumė e mirė. Tė huajt kanė mbi 20 vite qė jetojnė nė Itali dhe pjesėmarrja e tyre deri tani ka qenė ėshtė nėn zero. Shumė qytetarė i njohim, kanė tė bėjnė me mjekėsinė, Kryqin e Kuq, etj etj pra tė huajt nė Itali janė gjithnjė e nė rritje. Nė huajt nė Rajonin e Piemontes zėne rreth 6-7% tė popullsisė.
Cili ėshtė vizioni huaj nė kėtė politikė?
Unė do tė mundohen tė jap kontributin tim nė fushėn qė unė njoh dhe e dua mė shumė dmth shėndetin publik dhe imigracionin tė cilat janė dy fushat qė mendoj se kam njohjet dhe janė pikat e forta qe unė do tė pėrqendroj punėn time. Sot studiuam pikat mė kryesore tė programit tonė.
Tani do tė shohim se ēfarė do tė bėjmė, pėr tė parė programin e koalicionit dhe pikat e programit.
Dhe cilat janė pikat mė kryesore tė programit?
Ne jemi tė mendimit se Shėndeti duhet tė jetė publik, dhe jo vetėm shėndeti por dhe shkolla, edukimi duhet tė jetė gratis. Po i kushtojmė njė hapėsirė tė veēantė dhe agrikulturės meqė terreni ėshtė shumė i dėmtuar.
Tė flasim pėr emigracionin..
Nė pėrgjithėsi rajonet nuk kanė shumė kompetenca pėr tė huajt. Ligjet i bėn qeveria qendrore, dhe rajonin apo me saktė programi ynė elektoral ėshtė i pėrqendruar tek integrimi nė shkolla. Fakti qė Lega Nord propozoi qė numri i tė huajve nėpėr klasa tė mos jetė mė shumė se 30% ėshtė diēka qe ne nuk e pranojmė, Qendra e Majte mendon se kėtu nuk duhet te behet asnjė ndryshim. Njė vėmendje e veēantė do ti kushtohet shoqatave kulturore, kombėtarė dhe pjesėmarrja aktive e drejtoreve rajonal pėr kulturėn ne jetėn e kėtyre shoqatave.
Cilat janė pikat e programit tuaj qė ju mendoni t'i debatoni me shume me Lega Nord psh?Lega Nord ndjek objektivat kombėtare, ato objektiva, qė kėrkon ti dėrgojė dhe kėtu si psh: kėrkon tė pėrjashtojė tė huajt nga casa integrazione, apo ka propozuar tu japė tė huajve nga 2500 euro pėr tė lėnė vendin. Denoncimi i klandestinėve nė pronto soccorso. Unė punoj aty, ne si mjeke dhe unė personalisht nuk kam ndėrmend ta bej njė denoncim te tille. Ka apo ska dokument, qėllimi im nuk ka qene dhe nuk ėshtė te denoncoj njerėzit, por ti shėroj.
Cilės parti do ti thoni Po, nėse do t'ju propozonte pėr tė qenė pjesė e saj?
Nuk dua te ja asnjė mendim, sepse partitė politike pėrfaqėsojnė Shqipėrinė dhe unė nuk jetoj atje. Acarimi i politikės shqiptare nuk ėshtė korrekt. Ēdo parti politikė qė kėrkon tė ēojė vendin pėrpara nė mėnyrė demokratike, ėshtė e pranueshme. Ligji duhet respektuar, sidomos institucionet meqė ne kemi dhe tendencėn t'i anashkalojmė. Politikani duhet te merret me zgjidhjet e problemeve, jo me kandidatin. Politikani respekton rregullat dhe punon pėr njerėzit jo pėr veten.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 1194 here