Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

1/26/2010 2:24:16 PM

Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews

'Shqipetaret, nje histori e panjohur'



Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
26 Janar 2010


TIRANE- Shqiperia nuk njihet vetem si vendi me i varfer dhe me probleme te shumta ne Evrope. Rrjeti i njohur televiziv “Euronews”, e ka permendur Shqiperine e sotme dhe duke e dhene me nje histori te hershme qe prej koheve me te vjetra deri ne ditet tona. Sipas “Euronews”, Shqiperia dhe Greqia jane dy vendet me te vjetra ne Europe, ku i pari rrjedh prej popullit Ilir, te cilet kane patur zonen e tyre qe nga rrjedha e lumit Sava ne veri dhe deri ne detin Jon ne Jug.

Shqiperia ka qene nje vend i mrekullueshem me shume kulture dhe nje nga vendet me te mira ne Ballkan se bashku me Maqedonine dhe Greqine. Ne vitet 2000 P.K, ne krye te shtetit Ilir ka qendruar Bardhyli, nje lider i madh i cili krijoi nje shtet te forte dhe te begate. Pas tij erdhi ne fuqi Piroja i cili u be nje nder gjeneralet e Epirit. Madje, ai ka qene strategu i katert me i fuqishem pas Aleksandit dhe Hanibalit.

“Euronews” transmeton edhe faktin se Greket e quajne Piron si pjese te tyre, por ne fakt kjo eshte vecse nje deklarate false, pasi sipas dokumentave, greket e lashte, Epiriotet i quanin “njerez barbare”, gje e cila kuptohej me idene se ate nuk ishin greke.

Pas shume vitesh te begata, Iliria per fat te keq u pushtua nga Romaket, gje e cila beri qe ky vend gati te shkaterrohej dhe te humbiste shume histori dhe culture te lashte. Ne vitet 395, Iliria kaloi nen sundimin e Bizantit, gje e cila ndihmoi dhe ngriti poziten e vendit, pasi kjo beri qe Ilria te ishte nje zone lidhese mes pjeseve te tjera te perandorise romake. Kjo beri qe vendi te zhvillohej mjaft.

Nga vitet 1444, ka shume dokumenta te rendesishme ne te cilat tregohet se me pas ky popull i lashte eshte quajtur Arberia. Sipas “Euronews”, ne ate kohe ne krye te shtetit Arberesh, erdhi nje strateg i cili ishte me i fuqishmi qe ka pare historia e lashte e vendit deri ne ditet tona. “Skenderbeu”, nje mbrojtes i kristianizmit dhe nje luftetar i fuqishem kunder pushtuesve Otomane. Fakti qe Skenderbeu mbrojti ne menyren me perfekte token e tij per 20 vjet, beri qe edhe kristianizmi ne ate kohe te rruhej me se miri.

Ne kete historik te “Euronews”, nuk eshte lene pa u permendur fakti i ngritjes se flamurit ne Vlore nga Islail Qemali dhe me pas pjesmarrja ne Luften e Pare dhe te Dyte Boterore kunder pushtuesve italiane dhe gjermane. Hyrja e vendit ne sistemin komunist, eshte nje tjeter pike e rendesishme e historikut. Euronews e quan ate si nje person nacionalist dhe qe arriti ta izoloje vendin per gati 50 vjet. Madje ata e quajne Enverin si nje person mjaft te squar dhe qe arriti te ishte nje mik i madh me vendet komuniste.

Ngritja e nje vendi ushtarak dhe me armatimin me te madh ne Evrope, beri qe Shqiperia te kishte gati 60 mije ushtare te gatshem. Fill pas vdekjes se tij dhe marrjes ne dore te vendit nga Ramiz Alia, vendi arriti qe ne vitin 1990 te arrinte te fitonte demokracine e vertete, duke luftuar per te qene pjese e Evropes me te gjitha te drejtat e plota.

HermesNews-©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 755 here