Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

1/25/2010 3:02:20 PM

Pritetn takime te rendesishme per ceshtjen e emrit

Paralajmėrohen takime direkte mes Shkupit e Athinės



Marre nga BBC
info@hermesnews.org
25 Janar 2010


SHKUP- Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, ka paralajmėruar takime direkte mes pėrfaqėsuesve tė qeverisė greke rreth ēėshtjes sė emrit. Takimi i parė pritet tė zhvillohet nė Londėr mes Ministrit tė Jashtėm tė Maqedonisė, Antonio Milloshovski dhe Zėvendėsministrit tė Jashtėm grek, Dimitris Drucas. Takimi ėshtė inicuar nga pala maqedonase, ndėrkohė qė nuk ka konfirmim nga pala greke nėse ai do tė zhvillohet.

Pas kėtij takimi do tė duhet tė zhvillohet edhe njė tjetėr mes dy kryeministrave tė dy vendeve, tha kreu i qeverisė maqedonase, Nikolla Gruevski. “Do tė jenė bisedime tė gjata dhe me detaje. Pėr fat tė keq sinjalet qė vijnė nga Greqia nuk lėnė shumė hapsirė pėr shpresė, por nėpėrmjet diskutimeve, takimeve, ideve tė reja dhe shpalosjes sė argumenteve mbase do tė vijė diēka e re”, tha Kryeministri Gruevski.

Nė kohėn kur u njoftuan paralajmėrimet pėr takime direkte mes qeveritarėve, po bėheshin pėrgatitjet pėr takimet e tjera direkte mes pėrfaqėsuesve tė Greqisė dhe Maqedonisė, por mes profesorėve unversitarė dhe figurave tė tjera publike tė dy vendeve. Aktiviteti i quajtur “Ndėrtim i urave sė bashku” zhvillohet tė hėnėn.

Adelina Marku, opinioniste e cila ėshtė e pėrfshirė edhe nė projekte tė zhvillimit rajonal, thotė se takimet e tilla kontribuojnė realisht, nė kuptimin qė u japin mundėsi politikanėve tė trajtojnė me lehtėsi ēėshtjet delikate.
“Janė kontakte tė cilat mundohen tė hyjnė nė thellėsinė e komunikimit ndėrshtetėror. Jam e mendimit qė njė komunikim i tillė i mbėshtetur prej lėvizjeve tė ndryshme tė akademikėve dhe profileve tė tjera apolitike tė shoqėrisė, ėshtė njė ndihmesė e jashtėzakonshme pėr rajonin dhe konceptin e bashkėpunimit rajonal, qė ėshtė njė nga prioritetet e BE-sė”, tha Adelina Marku.

Zhana Bozhinevska, gazetare qė ndjek marrėdhėniet greko- maqedonase, thotė se bisedimet mes zyrtarėve duhet tė jenė tė qenėsishme dhe tė sinqerta qė tė sjellin pėrparim. “Deklaratatat e Kryeministrit Nikolla Gruevski janė tė paqarta, sepse ai nga njėra anė flet pėr bisedime tė detajuara, por nga ana tjetėr dėshiron ndryshimin e vetėdijes greke. Kryeministri do tė duhet tė qartėsojė deklaratėn e tij, por nga ana tjetėr ndodh ajo qė ka ndodhur deri mė tani, ku kryeministri nuk jep detaje se ēfarė pėrgatit pala maqedonase”, thotė Bozhinovska.

Nė Maqedoni nuk pa pasur prej vitesh takime mes profesorėve grekė dhe maqedonas. Organizatorėt thonė se takimi i sė hėnės do tė duhet tė shkrijė akujt mes dy vendeve. Qeveritarėt ndėrkohė filluan tė takohen drejtpėrdrejt para disa muajsh.

Kryeministrat Gruevski dhe Papandreu kanė zhvilluar bisedime dy herė deri mė tani, por veē takimeve dėshirohen bisedime konkrete qė tė mund tė sjellin njė zgjidhje tė ēėshtjes sė hapur mes dy vendeve. Diplomatėt nė Shkup nuk lėnė rast pa pėrmendur se tani ėshtė momenti pėr tė zgjidhur dallimet qė zgjasin thuajse 20 vjet, qė Maqedonia tė mund tė bėjė pėrpara nė rrugėn e integrimeve.

HermesNews-©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 437 here