Video
1/23/2010 12:38:23 PM
Liria duhet mbrojtur
Dikush nuk duhet tė harrojė, qė shembulli i parė qė duhet tė japin shqiptarėt pėr t'u pranuar nė familjen e madhe europiane, ėshtė e ashtuquajtura, stili evropian i jetės; ky stil jete nuk e do presionin qė i bėhet lirisė, atė liri qė qytetarėt e shohin shpesh jashtė kufijve, por qė shtrydhet sapo dikush kėrkon tė ndryshojė diēka brenda kufijve tė vendit tė tij.
Nga Doriana Metollari
23 Janar 2010
drejtor@hermesnews.org
TIRANE / Pa hyrė nė meritat e palėve, pa gjykuar se cili prej gazetave apo gazetarėve ka, apo jo tė drejtė, dua tė prek njė ekuilibėr shumė delikat. Lirinė e fjalės, e mendimit, tė shtypit, internetit apo kudo qoftė.
Nė Shqipėri u mbyll njė gazetė. Nuk mė intereson se e kujt ėshtė, nė Shqipėri u mbyll njė organ shtypi qė publikoi artikuj pikantė, apo shumė pikante. Njė gazetė qė nxori nė treg, skandale dhe fakte qė prekėn jetėn e niveleve tė larta tė politikės shqiptare.
Ky ėshtė fakt. Ashtu siē ėshtė fakt qė gazetari, Baze shpesh herė ka qenė nė qendėr tė grindjeve, rrahjeve, fyerjeve qe i janė bėrė nga shumė emra tė njohur tė biznesit, politikės dhe tė gazetarisė shqiptare.
Baze, ėshtė gazetari qė i drejtė apo jo nė artikujt e tij, mbetet njė person i lirė qė punon nė tregun e medias shqiptare dhe mbyllja e kėtij zėri, pėrkthehet ne njė presion qė po i bėhet mendjes, shpirtit dhe dėshirave tė njerėzve pėr t'u shprehur.
Liria me te vėrtetė e ka njė kufi, por ajo nuk mund te shtrydhet ashtu siē po behet ne Shqipėri aktualisht. Pse nuk luajmė sipas rregullave te njė shoqėrie civile? Perse nuk jemi te afte t'i zgjidhim problemet, si qytetare pa i treguar muskujt qofte ne kuptimin figurativ, ose jo te fjalės, njeri-tjetrit?
Pa dashur ndoshta, qeveria sot ėshtė ne anėn e kundėrt tė kėsaj lirie dhe nuk po tregon pjekuri demokratike. Dikush duhet t'ia kujtojė, qė shembulli i parė qė duhet tė japin shqiptarėt pėr t'u pranuar nė familjen e madhe europiane, ėshtė e ashtuquajtura, stili evropian i jetės; ky stil jete nuk e do presionin qė i bėhet lirisė, atė liri qė qytetarėt e shohin shpesh jashtė kufijve, por qė shtrydhet sapo dikush kėrkon tė ndryshojė diēka brenda kufijve tė vendit tė tij.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 648 here