Video
1/17/2010 7:02:04 PM
Ne, solidarė?!
Njė fatkeqėsi e papritur e rriti shumė madhėshtinė tonė tė veprimit, duke treguar njė pėrmasė shumė tė madhe humanizmi.
Nga Isidor Koti
17 Janar 2010
TIRANE - Njė nga vlerat mė tė larta qytetare qė pėrjashton kompleksin e epėrsisė ėshtė shtjelluar kėtė vit tė ri prej shumė zėrash e mendjesh tė pėrparuara, duke kthyer nė vėmendjen tonė njė aspekt tė harruar tė karakteristikave tradicionale shqiptare.
Kėtė periudhė, ne mėsuam edhe njė pėrfundim tjetėr qė na sollėn rrethanat e pėrmbytjes nė veri tė vendit. Pikėrisht faktin qė nė raste fatkeqėsish humane kujtohemi pėr disa vlera tė trashėguara prej kohėsh dhe tė lėnė nė sirtar nė fare pak vite.
Dhė nė fakt, nė kėtė demokraci dhe shoqėri tė hapur ndaj vlerave perėndimore ėshtė folur dhe ėshtė jetuar shumė pak me solidaritetin, pėr tė mos thėnė qė ka qenė njė koncept thuajse i harruar.
Njė fatkeqėsi e papritur e rriti shumė madhėshtinė tonė tė veprimit, duke treguar njė pėrmasė shumė tė madhe humanizmi. Shqiptarėt kanė shprehur po atė frymė durimi dhe pėrjetimi, sikur kjo pėrmbytje kishte mbėrritur nė shtėpitė e tyre.
Por mendoj se situatat e vėshtira shpesh shėrbejnė pėr tė afishuar vlera tė karakterit e tė shpirtit njerėzor, tė cilat nuk duhet tė jenė vetėm tė pėrkohėshme, por tė tregohen nė ēdo drejtim dhe nga ēdo faktor, para se tė arrihet nė definicione konceptesh.
Nė kėtė moment vlen tė nisim e tė mendojmė pak mė thellė sesa deklaratat politike tė hedhura me bujė nėpėr media. Ku ėshtė solidariteti nė institucionin e zgjedhur direkt nga populli (Parlamenti)? A tregohet kjo vlerė nė kėtė vit pėrcaktues pėr ne shqiptarėt pėrballė pozitės dhe opozitės nė lidhje me liberalizimin e vizave dhe integrimin europian? A prodhojmė realisht paqe dhe harmoni nė familje, shkollė, punė, shoqėri, mjedis etj?
Kam pėrshtypjen se ne jemi dhe tregohemi mė shumė egoistė dhe provincialė se ēduhet nė raste normaliteti. Politikani mendon se vetėm fjala e tij ka peshė, biznesmeni se ai ėshtė zot i gjithēkaje, burokrati se vetėm ai ka tė drejtė, e kėshtu me radhė. Nė mė tė voglin rast kur na jepet pushtet e harrojmė solidaritetin, duke menduar se ky rast duhet shfrytėzuar pėr pasuri dhe karrierė.
Pėr shkak tė kėtij egoizmi grindemi dhe shajmė njėri-tjetrin me libėr familje dhe kjo nuk ishte vetėm njė dukuri e periudhės sė komunizmit, fatkeqėsisht edhe e shqiptarit qė merr frymė lirshėm nė demokracinė moderne.
Dhe mė tej akoma e ēoj tezėn, duke thėnė se asnjėri prej nesh nuk ka respektin e mjaftueshėm pėr njėri-tjetrin, pėr shoqėrinė ku jeton a pėr shtetin qė e pėrfaqėson, madje jemi gati ta hedhim nė kosh tė plehėrave personalitetin e tij, sapo interesat tona bashkohen qoftė edhe me njė injorant, pse jo edhe kriminel aktiv ose pasiv qė pėrfiton tė mirat materiale pa djersė.
Ky solidaritet i shprehur me kaq shumė zhurmė kėto ditė ėshtė si njė batanije nė ditė dimri, tė cilėn e lėmė tė pluhuroset nė ditėt e bukura tė interesave tona personale. Ėshtė absurde tė pretendosh se solidariteti shqiptar kapėrcen ēdo lloj protokolli kur ėshtė fjala pėr tė ndihmuar, ndėrkohė qė protokollet bėhen tė veshtira edhe kur je nė prag tė vdekjes. Ky solidaritet i pėrket njė gjuhe biznesi dhe jo vullneti tė lirė e realist.
Solidariteti si vlerė shpirtėrore nuk mund tė humbasė asnjėherė dhe do tė jetė plotėsisht i gjindshėm te shqiptarėt vetėm kur ne tė jetojmė me konceptin e tė pranuarit tė tjetrit. Sot jemi mė pak humanė me njėri-tjetrin, jemi mė pak mirėnjohės e mė shumė mosmirėnjohės, jemi xhelozė e na mundon smira.
Dėshirojmė sukses nga mossuksesi i tjetrit dhe e shohim konkurrencėn si rrėnim tė tjetrit. Kultura jonė tregon se koncepti pėr tjetrin nuk ėshtė dhe aq miqėsor, sepse nė fakt ky emėrtim i vihet mė shumė kundėrshtarit. Tjetri duhet parė njė i ndryshėm nga vetja dhe jo i huaj, nė tė kundėrt nuk tregojmė shenjat e vėrteta tė solidaritetit. Shoqėria jonė do tė tregojė plotėsisht solidaritet, jo me hyrjen nė NATO e BE, por me ndryshimin e mendjes dhe kėndshikimit tė njerėzve dhe gjėrave qė na rrethojnė.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 415 here