Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3090 here

On line 946 dite

video »

1/11/2010 6:18:34 PM

Intervistė me peshėngritėsin shqiptar, disa herė kampion bote Erkand Qerimaj

Peshėngritėsi shqiptar qė ka koleksionuar mė tepėr trofe, Erkand Qerimaj flet pėr gazetėn online Hermesnews. 'Sporti nuk lidhet vetėm me muskuj ato qe mendojnė kėshtu nuk e kuptojnė atė.'


Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
11 Janar 2010


TIRANE - Erkand Qerimaj mori titullin e parė nė nivel ndėrkombėtar kur ishte vetėm 14 vjeē (Kampion Europė). Qė prej asaj dite, adhuruesit e sportit e kuptuan se ndodheshin pėrballė njė talenti pėr tė cilin ēdo shqiptar do tė ndjehej krenar. Ai ėshtė peshėngritėsi shqiptar qė ka koleksionuar mė shumė medalje nė aktivitetet ndėrkombėtare, kampionate europiane e botėrore. Qė nga ajo ditė kanė kaluar shtatė vite..

Apo jo Erkand?

Po. Qė nga Kampionati i Nices tė Francės..

Megjithatė ti ke marrė pjesė sė fundi dhe nė njė tjetėr kampionat mė nivel botėror.. E prite kėtė titull tė ri?

Po. I fundit ėshtė ky i Koresė kur u mbajt me datė 19 deri 28 Nėntor tė kėtij viti. Ishte Kampionati Botėror i Peshėngritjes dhe dola nė vend tė 7-tė. Rezultat qe prej teknikeve specialisteve u quajt i shkėlqyer meqė nė kėtė konkurs garojnė sportistet me te mire te botes. Pėrmirėsova 6 vende nga olimpiada e 2008-tes.


Kush ti dha urimet i/e para?

Urimet e para i mora nga trajneri im, nga drejtuesit e Federatės se Ministrisė qe kishin ardhur ne Kore se bashku me ne se dhe i gjithė stafi qe ndodhej atje. Me vonė jam lidhur me tel dhe me familjen time. Nga pėrfaqėsuesit e Ministrisė mora fjalėt me te mira.

Vetėm fjalėt?

Po fjalėt e mira normalisht pasi pėr kėtė rezultat nuk parashikohet ndonjė shpėrblim me vendim te Kėshillit te Ministrave por me premtuan se do t’i propozojnė qė tė shtohen vendet qė aty tė shpėrblehet vendi parė deri tek i treti.

Aktualisht me se merreni pėrveē sportit dhe ku i kaloni orėt e stėrvitjes?

Unė ndodhem nė Tiranė dhe stėrvitem tek palestra e kombėtares pasi jam dhe ne universitet atje qė nė vitin 2006. Stėrvitem me trajnerin tim Zef Kovaci te cilin e falėnderoj ndėrkohė studioj dhe pėr Drejtėsi dega Juridik.

Dėgjon muzikėn e Roky Balboa-s kur ke ndonjė sfidė tė vėshtirė pėrpara?

(Qesh) Po.. sidomos para garave ose kur kam stėrvitje shumė te fortė.

Muskujt dhe ligjet sikur e pėrjashtojnė ca njėra-tjetrėn..

Nuk ka lidhje. Sporti nuk lidhet vetėm me muskuj ato qe mendojnė kėshtu nuk e kuptojnė sportin. Halla ime ėshtė avokate edhe e kam patur dėshirė qė i vogėl kėtė profesion. Tani qė m’u dha bursa e studimit zgjodha juridikun se me pėlqen shumė me tepėr se degėt tjera.

Si ndjehesh kur ke njė kundėrshtar te forte pėrpara?

E ke fjalėn nėse bėj luftė me shikime? Jo. Por duhet tė jesh i pėrgatitur nga ana psikologjike pasi kjo ėshtė mė e rėndėsishme se te gjitha. Pėr tė arritur nivele tė larta sportive ana psikologjike ėshtė shumė e rėndėsishme. Gjithēka ėshtė brenda nė mendje. Duhet tė arrish tė pėrqendrohesh tė japėsh mė tė mirėn tende; adrenalinėn qė tė jep gara mos tė marri pėr keq por tė shfrytėzosh pėr mirė.






Erkand, gjatė kėtyre viteve me siguri qė tė ėshtė dashur shpesh t’a pėrdorėsh fjalėn 'force'. Cfare do te thote te jesh i 'forte' dhe cila ėshtė forca jote e vėrtetė?

Forca ime ėshtė nė mendje. Ajo ēfarė kam dashur deri tani e kam realizuar. Peshėngritja nuk ėshtė vetėm force fizike, ėshtė me e ndėrlikur nga sa duket j’ua siguroj.

Njė sportist dhe pse kampion bote nuk ka vetėm sport dhe studim ne jetėn e tij..

Jo.. sigurisht qe jo.. shoqėria ka vendin e saj, por kam dhe kam shume hobi te tjera qe i ndjek..

Faleminderit qe ishit me ne Erkand dhe suksese!

Faleminderit stafit te Hermesnews per intervisten.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 517 here