Video
1/10/2010 2:35:57 PM
Nase: 'Media lokale jugore, nėn presionin e kompromiseve'
Intervistė me gazetarin e njohur gjirokastrit z. Piro Nase.
Nga Isidor Koti/ Drejtor ne Radiostinet
10 Janar 2010
Jeni emėr i njohur ne gazetarinė e jugut tė vendit tonė. Si nisi karriera juaj profesionale?
Pasioni pėr gazetarinė ka qenė i hershėm qysh nė vitet kur kam qenė student nė Universitetin e Gjirokastrės nė vitet 1993-1997 kur shtypi opozitar i atėhershėm ishte objekt i diskutimeve tė pėrditshme tek shtresat e ndryshme tė shoqėrisė. Kėshtu qė dhe unė nuk mundesha dot tė isha i mėnjanuar karshi kėsaj vale dhe pasioni kur nė vitet e rinisė profilizohet edhe drejtimi ēfarė dhe ē'duhet tė zgjedhė njeriu pėr tė qenė i dobishėm pėr vete dhe shoqėrinė. Pasi kam mbaruar studimet nė Gjirokastėr, mu dha shansi tė studioja pėr gazetari elektronike nė njė vend diku nė Ballkan dhe karriera ime profesionale i ka fillimet nė Radio Antena Jug nė 1998-1999 dhe mė pas si drejtues i lajmeve nė njė radio private nė Gjirokastėr, post tė cilin e mbajta deri nė 2002, duke pėrfunduar nė tetor tė 2001 gazetar nė RTGJ.
Pėrvoja ne radio-televizion nė raport me gazetarinė e shkruar ēfarė avantazhesh sjell dhe ju ku e ndjeni veten mė mirė?
E kam tė vėshtirė tė pohoj njėrėn dhe mohoj tjetrėn ose anasjelltas pasi pėr mua tė dy gazetaritė e profilizuara ndonėse ndryshojnė nga njėra-tjetra nė praktikė, kanė njė burim tė vetėm, i cili ėshtė lajmi. Unė e kam filluar me gazetarinė elektronike ndoshta ngaqė tė tilla kushte kanė qenė pasi me gazetarinė e shkruar kam filluar nga viti 2003 kur mu kėrkua tė angazhohesha nė njė tė pėrditshme qėndrore si korrenspodent pėr jugun e vendit. Pėrvoja nė gazetarinė elektronike pėr mua ka qenė mjaft e cmuar sidomos kur e praktikon atė pavarėsisht cfarė ke studiuar nė tė kaluarėn. Gazetaria elektronike ka tė vecantat e veta dhe emocione qė i ndan me publikun direkt, ndėrsa me gazetarinė e shkruar, ky emocion ėshtė mė i kontrolluar. Unė do ta krahasoja me artin skenik dhe atė kinematografik, ku ai skenik ėshtė mė i ndjeri mė me peshė dhe emocional pėr publikun dhe vetveten, ndėrsa ai kinematografik i kataloguar dhe i pėrqėndruar nė lloj-lloj skenash tė pėrsėritura gjė qė publiku nuk i shikon. Pra me njė fjalė, janė tė dyja pėr mua tė pandashme dhe shumė tė dashura tė dy llojet e gazetarisė. 
Si paraqitet situata mediatike ne stacionet lokale?
Sot nė Gjirokastėr, egzistojnė tre stacione televizive dhe sigurisht qė janė konkurrente me njėra-tjetrėn pėrsa i pėrket programacionit dhe lajmit nė tėrėsi. Nuk do tė doja tė ndalesha tek dy stacionet private pasi nuk i njoh nga afėr por mė lejoni tė shpreh opinionin tim pėr RTGJ, aty ku dhe unė marr rrogėn prej 9 vjetėsh. Ky institucion qė ėshtė pronė e publikut, nuk e justifikon mė kėtė tagėr pėr fat tė keq prej tre vitesh. E them kėtė, duke marrė nė konsideratė opinionet e njerėzve dhe shikuesve tė thjeshtė tė Gjirokastrės, tė cilėt shikojnė pėrditė njė stacion uniformė brenda njė standarti tė kodifikuar ku nė njė kronikė televizive, thelbi nxirret qė nė momentin e moderimit nga ana e spikeres. Kėto standarte tė imponuara prej tre vitesh, pėr mendimin tim kanė sjellė ēoroditje dhe zhdukjen e egos profesionale tek gazetarėt qė punojnė aty, e them pėr ata kolegė e mi qė janė nė RTGJ dhe njėkohėsisht korrenspodentė tė mediave tė shkruara prestigjoze nė qendėr dhe jo pėr ndonjė qė kėrkon tė bėhet pjesė e gazetarisė pa patur formimin mė minimal intelektual.
A ka ndėrhyrje politike ose te faktorėve te tjerė nė objektivititetin e njė gazetari tė mediave rajonale?
Patjetėr qė po. Unė do ta bėja krahasimin me vitet e kaluara kur nė RTGJ, kritikonim dhe bėnim oponencė ndaj veprimeve tė ndryshme nė dukje abuzive ndaj drejtuesve tė institucioneve shtetėrore dhe drejtuesi i atėhershėm nuk presiononte askėnd, ndonėse presionet mbi tė ishin tė larta pasi kishim tė bėnim me njohje familjare, shoqėrore tė tij me kėta drejtues por kur vinte puna pėr kritikė publike, ajo thuhej siē ishte dhe nuk fshihej. Ndėrsa sot oponenca pėrqėndrohet nė fenomene tė pėrditshme tė cilat janė derivat i pushtetit lokal qė drejtohet nga opozita. Kjo ėshtė njė praktikė me nuanca folklorike qė nuk sjell dobi pėr publikun apo tė denoncojė x fenomen. Nėse egziston njė problem qė duhet tė denoncohet jam dakord madje edhe tė hiperbolizohet deri nė kufijtė e normales, por jo tė abuzohet. Kontradikta dhe dizinformimi bashkėjetojnė me njėra-tjetėrn nė kėtė politikė editoriale dhe po jap njė shembull konkret. Ndėrkohė qė stacionet private nė Gjirokastėr pėrcillnin shqetėsimin e konsumatorėve pėr rritjen abuzive tė cmimeve nė prag festa, televizioni publik thoshte qė janė ulur ndjeshėm cmimet dhe konsumatorėt janė tė kėnaqur me cmimet e ofruara ndėrkohė qė askush sot nė botė nuk ėshtė i kėnaqur me cmimin e vendosur nga tregtari cfarėdo lloj vlere tė ketė.
Flitet qė shpesh ekziston njė autocensurė te gazetarėt. Ju e jetoni kėtė privim tė lirisė apo neglizhencė tė imponuar nga mbijetesa?
Them se tė dyja qėndrojnė po tė kemi parasysh se duhen ruajtur raportet pėr tė mbajtur gjallė veten nė kuptimin e rrjedhjes sė lajmeve ditore pasi me prishjen e kėtyre raporteve qoftė tė njėanshme, dėmi tė atribuohet vetėm ty nga redaksia qė nuk ke ditur tė ndėrtosh marrėdhėnie normale. Pra jemi mes dy zjarreve, atė tė gjetjes sė lajmit tė pėrditshėm dhe oponencės sė zgjedhur. Jetojmė nė njė realitet tė hidhur kur sot gazetari ėshtė i detyruar tė bėjė kompromise me fenomene tė ndryshme vetėm se kėto janė direktivat dhe mandej publikut i servir njė informacion krejtėsisht subjektiv. Mendoj se ky fenomen ėshtė prezent tek tė gjithė gazetarėt shqiptarė.
Ēfarė duhet tė ndryshojė konkretisht nė kėtė realitet?
Drejtimi ėshtė kryesorja, nėse nė krye tė mediave lokale do tė angazhohen njerėz profesionistė qė kanė haber nga ky profesion, atėherė edhe ne do tė ndjehemi krenar qė jemi gazetar nė x radio apo televizion. Nėse nė krye do tė jenė njerėz qė janė produkt i njė paaftėsie nė profesionin e dikurshėm, servilė dhe pa staturė profesionale dhe morale, atėherė gjithcka ėshtė e kotė qė tė pretendojmė tė ndryshojmė nė kahun pozitiv.
Si e shikoni tė ardhmen tuaj nė gazetari dhe ku do tė konsistojė nė vazhdim kontributi juaj?
Unė dua tė bėhem gazetar me tėrė kuptimin e fjalės pasi mendoj se ende kam mjaft pėr tė bėrė qė ta meritoj kėtė titull tė nderuar. Ai qė hiqet dhe thotė jam gazetar, gėnjehet pasi tė jesh i tillė, duhet tė kalosh njė jetė tė tėrė me pėrvojė pune duke i provuar tė gjitha zhanret e gazetarisė. Nuk dua tė flas pėr veten pasi flet vet puna dhe ofruesit qė kanė kėrkuar kontributin tim nė fushėn e gazetarisė ku unė jam korrenspodent i tė pėrditshmes mė tė madhe nė vend, njėkohėsisht korrenspodent i njė agjencie ndėrkombėtare prestigjoze lajmesh si dhe anėtar i pėrhershėm i jurisė sė festivalit periodik ndėrkombėtar tė gazetarisė elektronike PRESS VITEZ qė zhvillohet nė Novi Sad tė Sėrbisė. Ndėrkohė pėr tė forcuar ende kapacitetin tim dhe njohuritė juridike, prej dy vitesh kam filluar edhe studimet pėr drejtėsi nė Universitetin e Tiranės.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 917 here