Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

1/8/2010 12:29:18 PM

Diskutohet ideja e dergiit te gjyqtareve te Kosoves ne zonen e Mitrovices

EULEX shqyrton mundėsinė e dėrgimit tė gjyqtarėve kosovarė nė veri



info@hermesnews.org
8 Janar 2010


PRISHTINE- EULEX-i po shqyrton mundėsinė e dėrgimit sa mė shpejt tė prokurorėve dhe gjyqtarėve kosovarė nė gjykatat nė veri. Zėdhėnėsja Kristina Herodes nuk saktėsoi nėse EULEX-i po zhvillon bisedime me Beogradin, pas emėrimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve serbė nga ana e Kėshillit tė lartė gjyqėsor tė Serbisė. Por tha se po trajtojnė me kujdes kėtė ēėshtje. Analistė nė Kosovė thonė se Serbia synon shtrirjen e ndikimit nė Kosovė pėrmes strukturave paralele edhe nė gjyqėsor.

Ende nuk dihet nėse do tė fillojė njė proces i shpėrbėrjes sė strukturave paralele serbe nė veri dhe nė pjesė tjera tė Kosovės. EULEX-i ka biseduar me zyrtarė tė qeverisė sė Serbisė me qėllim tė funksionalizimit tė plotė tė gjykatave tė Kosovės nė veri tė Mitrovicės. Por, zėdhėnėsja e kėtij misioni Kristina Herodes thotė se EULEX-i po e trajton kujdesshėm kėtė ēėshtje.

“Po punojmė nė kėtė ēėshtje. Nuk ka afat tė caktuar se kur do tė mund tė gjejmė njė zgjidhje, por po punojmė nė kėtė ēėshtje. Ne duhet tė punojmė hap pas hapi dhe qėllimi i ynė, qėllim i EULEX-it ėshtė qė tė dėrgojmė nė gjykata nė veri prokurorė e gjyqtarė tė Kosovės, pra si shqiptarė ashtu edhe serbė t’i dėrgojmė atje. Nuk ka bisedime nė kėto momente. Nuk mund tė ju jap mė shumė hollėsi nė kėtė moment. Por siē ju thashė do tė punojmė hap pas hapi pėr kėtė ēėshtje”,tha Herodes.

Pėr bisedimet me Serbinė, EULEX-i e ka njoftuar edhe ministren e drejtėsisė Nekibe Kelmendi, e cila ka thėnė se nuk ėshtė pajtuar qė tė bisedohet me Serbinė.

Ndėrkohė nė gjykatat nė veri veprojnė vetėm me tre gjyqtarė dhe tre prokurorė tė EULEX-it, qė prej shkurtit tė 2008. Tash pėr tash gjyqtarėt shqiptarė tė Mitrovicės tė zhvendosur nė Vushtrri trajtojnė vetėm lėndė emergjente, thotė kryetari i gjyqit tė qarkut tė Mitrovicės, Kapllan Baruti. “Ne nuk jemi duke funksionuar vetėm si njė organ emergjente”, tha Baruti.

Funksionimi i strukturave paralele nė veri ka shkaktuar dėme tė mėdha nė sistemin e gjyqėsorit nė pėrgjithėsi ne Kosovė. Analisti Ilir Deda thotė se vetėm me njė pėrkushtim serioz tė qeverisė sė Kosovės dhe tė EULEX-it do tė mund tė fillojė shuarja e kėtyre strukturave.

Kėshilli i lartė gjyqėsor i Serbisė ka emėruar gjyqtarė dhe prokurorė serbė edhe pėr komunat e reja me shumicė serbe, si ajo e Ranillukut dhe Graqanicės. Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje” Albin Kurti thotė se ėshtė qėllim i Serbisė tė kontrollojė Kosovėn duke instaluar strukturat paralele nė Kosovė. Kurti fajėson qeverinė e Kosovės dhe EULEXin pėr tė cilin thotė se bėjnė sehir. “Ėshtė e pa tolerueshme se si qeveria ka lejuar njė gjė tė tillė”, tha Kurti.

EULEX-i ka thėnė se nuk i njeh strukturat paralele serbe. Ndėrsa presidenti Fatmir Sejdiu ka kėrkuar shuarjen e menjėhershme tė kėtyre strukturave. Ai ka thėnė se do tė prezantojė personalisht edhe nė strukturat mė tė larta nė Bruksel qėndrimin e shtetit tė Kosovės ndaj strukturave paralele serbe.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 326 here