Video
1/7/2010 11:02:37 AM
Pėrmbytjet/ Pėrmbledhje e lajmeve tė ditės
Forcat speciale nga Shqipėria dhe Kosova po punojnė pėr forcimin e argjinaturės dhe evakuimin e popullsisė.
7 Janar 2010
info@hermesnews.org
TIRANE - 224 forca tė Shtabit tė Forcave tė Armatosura po punojne per te perballuar situatėn e pėrmbytjeve nė Shkodėr dhe Lezhė.
Forcat speciale po punojnė pėr forcimin e argjinaturės dhe evakuimin e popullsisė. Rreth 67 automjete jane dėrguar nė zonat e pėrmbytura. Sipas tė dhėnave zyrtare, vetem ne fshatin Dajē dhe Obot jane evakuar 2 familje me 16 persona, 26 bagėti.
Janė vendosur 600 thasė me rėrė. Nė Berxhat vazhdon puna pėr vendosjen e argjinaturės; ėshtė ndėrtuar 50 ml argjinaturė dhe janė pėrforcuar 70 ml tė tjera.
Eshtė transportuar njė i sėmurė nga fshati Bėrdicė pėr nė spitalin civil Shkodėr. Janė transportuar 110 m3 inerte nga Velipoja pėr nė Komunėn Dajē pėr rregullim argjinaturės dhe hapje rruge.
Nė fshatin Semishtė Shkodėr dhe nė fshatin Qashė janė transportuar pėrkatėsisht 40 dhe 20 m3 zhavor.
Nė Velipojė, janė transportuar 40 m3 inerte nė njė distancė 6 km, me 5 automjete vetėshkarkuese tė batalionit tė xhenios, tė cilat arritėn nė zonėn e operacionit rreth orės 23.00 tė ditės sė djeshme.
Nė Lezhė, janė transportuar nga gurorja e Gjadrit pėr nė Tale tė Lezhės 180 m3 inerte pėr riparim tė argjinaturės sė dėmtuar. Nė Ishullin Lezhė janė mbushur 422 m3 argjinaturė.
Strukturat e ushtrisė janė nė gjendje gatishmėrie dhe vazhdojnė operacionet pėr evakuimin e komunitetit, forcimin e argjinaturave dhe dėrgimin e ushqimeve dhe ndihmave tė ndryshme pėr ato familje qė nuk janė evakuar ende. Te tjera/ I hiqet imuniteti gjyqtarit
Shkodėr/Tiranė - Eshtė bllokuar aksi rrugor Shkodėr-Tiranė nga rritja e vazhdueshme e nivelit tė ujit, pas shkarkimeve tė hidrocentraleve. Disa makina janė bllokuar nėpėr rrugė ndėrsa uji vijon dhe rritet nė mėnyrė tė vazhdueshme. Vijon evakuimi i banoreve perreth.
Nga zonat e rrezikuara jane evakuuar 70% e banoreve.
Gjakove - Gjakova do t'i jape 10.000 euro () ndihma rajonit te Shkodres, i prekur nga permbytjet. Sipas kreut te komunes se Gjakoves, Pal Lekaj situata mbetet alarmante. Kryetari i Gjakoves, Lekaj u shpreh se Gjakova do te ndihmoje Shkodren dhe ne forma te tjera.
PS ne Shkoder. 'Shteti mungon' - Deputetėt e Partisė Socialiste ndodhen aktualisht ne Shkoder, neper zonat e permbytura. Gjate nje deklarate per shtyp, deputeti i Shkodrės Ilir Beqja tha se: "Nė kthesėn e Dajēit nė orėn 9 tė mėngjesit, vihet re se shteti shqiptar ka mbaruar. Nuk ka as polici, as ushtri dhe asnjė shenjė tė ekzistencės sė shtetit. Kanė mbetur njerėz tė bllokuar pėr tė cilėt nuk ka asnjė informacion se ēdo tė ndodhė me jetėn e tyre".
Basha mbledh Komitetin e Emergjencave - Ministri Basha, ka mbledhur Komitetin e Emergjencave Civile tė Qarkut Shkodėr, ku situata e pėrmbytjeve ėshtė tejet serioze. Nė veri ėshtė shpallur gjendja e emergjencės,. Gjithsej jane permbytur 4786 ha tokė; jane mbuluar nga uji 870 shtėpi; evakuuar 527 familje. Sipas policise, tė gjitha akset rrugore nė tė dy qarqet janė tė kalueshme. Evakuuimet vazhdojne.
Banoret pranojne te largohen nga shtepite
Banorėt e zonave tė pėrmbytura kanė pranuar tė evakuuohen. Pas shumė refuzimesh dhe kundėrshtish ata kane pranuar ndihmen e ushtrise dhe po largohen nga banesat e tyre. Me dhjetera banorė tė komunės Dajē kanė kėrkuar ndėrhyrjen e forcave tė ushtrisė pėr t''u larguar pasi pjesa mė e madhe e banesave janė izoluar nga uji. Nderkohe ne Shkoder, ndodhen Ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.
Rriten prurjet ne kaskaden e Drinit - Eshte perkeqesuar situata ne kaskaden e Drinit. Te dhenat e te fundit flasin per dyfishimin e prurjeve. Ne krahasim me nje dite me pare, prurjet kane arritur ne 1650 meter kub uje ne sekonde. Sasia e ujit qe po derdhet nga te tre hidrocentralet eshte rritur ndjeshem krahasuar me nje dite me pare, dhe kjo ka shkaktuar permbytje te reja ne Nenshkoder. Ne Fierze po shkarkohet 500 meter kub uje ne sekonde, nga 400 qe eshte shkarkuar nje dite me pare. Ne Koman, derdhjet e ujit jane rritur ne 1700 meter kub uje ne sekonde, ndersa ne Vaun e Dejes 1400 meter kub ne sekonde.
Berisha, nuk ka vend per panik
K/ministri Berisha tha se ''..digat janė tė sigurta dhe paniku i pėrhapur pėr ēarjen e tyre ėshtė bėrė nga njerėz tė pamoralshėm''.
Sipas tij,"Sistemi i digave ėshtė nė sigurinė mė tė plotė dhe u kujtoj atyre qė pėrhapin panic se shkarkimet e deritanishme, edhe ato mė kulmoret nuk janė as gjysma e mė kulmoreve tė 2004-ės".


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 428 here