Video
12/21/2009 10:48:35 AM
Autori shqiptar prezanton vepren e tij ne Itali
Ne emer te poetit te njohur Gezim Hajdari
Suzana Bogdani
alinani@libero.it
21 Dhjetor 2009
ITALI- Eshte e disajta here qe ne Mantova, qyteti i “Festival della literatura, prezantohet me vepren e tij autori Gezim Hajdari. Ne serine e aktiviteteve, prezantuar nen nje game te gjere veprash si teatro, muzike, pikture, fotografi, tematika te tilla me temen me te rendeishme te momentit si “migrazioni”, “integrazioni”, “razizmi”, kane marre tone te forta. Nen kete prizem, ne traguardin e nje ekspozite fotografike te autoreve te ndryshem qe prezantonin nen nje spekter te gjere realitete jo pak te dhimbshme, te vjen e natyrshme te pershperitesh nen ze poezine e Hajdarit: bie shume shi ne kete vend/ ndoshta sepse/ jam i huaj?!
Fteses se shoqates “Shqiponjat”, shoqate e migrateve shqiptare ne Mantova, ai iu pergjigj me nje diskutim te thjeshte e pervelues.”Fjala”. Autori i veprave”Bar i hidhur”, “Antologjia e shiut”, “Hije qeni” “Gure kunder eres”, “Shenjat”, “Dhimbje hene” etj u prezantua edhe nje here me veshjene tij ngjyre trishtimi, me veshtrimin depertues, i shoqeruar nga veprat ku mendimi, ndjenjat, boshi, dashuria dhe frika, fjala...fjala kaperxen cdo kufi.
Po , kush eshte Hajdari?
Ne autobiografine e tij lexojme:
Gezim Hajdari lindi me 1957 ne Hajdaraj te Lushnjes, ne nje familje ish pronare toke, te cilat iu konfiskuan gjate diktatures kom te E:H Ka studjuar “Letersi shqiptare” ne universitetin “A:Xhuvani “ te Elbasanit e “Letersi moderne” ne “La Sapienza” ne Rome. Nder krijuesit e Partise Republikane e asaj Demokratike ne qytetin e Lushnjes. Krijues i se perjavshmes “Ora e fjales” e ne te njejten kohe shkruan per gazeten “Republika”. Ne aktivitetin e tij intensiv si eksponent politik e gazetar i opozites, ka denuncuar publikisht e vazhdimisht krimet, abuzimet e spekulacionet e bera nen regjimin e Hoxhes e me pas nga regjimet e maskuara post-komuniste. Edhe per kete arsye, pas kercenimesh te ndryshme, u detyrua qe ne prill 1992 te braktiste vendin e tij. Nga 92 jeton si azilier politik ne Itali.
“Ne prag (poeti perdor jo pa qellim fjalen “soglie-ndarje midis kufijve real e ireal) te shekujve te rinj, Ballkani eshte akoma i ndare ne shtete etnike, nga mure urrejtjeje- shkruan ai. Ne nje auditor te perbere 90% nga shqiptare, Hajdari lexon e rilexon njera pas tjetres disa poezi nga “Poezi te zgjedhura”, ne italisht. Vepra e tij eshte ne te dyja gjuhet.
Duke rifilluar ne proze Hajdari thote:
“Shtepia ime eshte letersia, atdheu im eshte letersia”
Cfare kerkon te na thote me kete poeti?
-Kur botova librin tim te pare ne italisht, thote ai, pesova shume atake te forta nga shtepite botuese shqiptare. Argumenti ishte gjuha (ndoshta per kete motiv eshte edhe sot e kesaj dite injoruar nga autoritetet kulturale shqiptare e asnjehere i ftuar ne atdhe!?). Por per mua argumenti kryesor eshte fjala, thote ai. Kerkoj qe me kete timen dhunti, dhurata me e shtrenjte qe Zoti mund te me bente, te lidh spondet, une nuk rifjutoj flamurin, por prezantohem thjesht, mik i Evropes.
-Ne nje situate jo te vullnetshme insigureze, ne vetmi, i perjashtuar nga raportet sociale deri ne mohimin e te drejtes civile, panorama e migrazionit individual, eshte nga ketu qe shperthen poezia e poetit me origjine shqiptare-nenvizon Toddeo ne komentin e bere vepres se Hajdarit. Duke e krahasuar me Danten ai shkruan: Ne Danten l’esilio, lidhja me atdheun, zbritet nga perjetesia, ndersa na Hajdarin, eshte pikerisht l’esilio qe te con ne shkeputjen e cdo lidhjeje tokesore duke e lene njeriunpa territor pervec se trupin e tij. Eshte pak a shume si jeta e nje jetimi qe ne vite mbeshtetet ne forcat e tij per te mbijetuar, pa pasur nje adoptim. E nga sa njof, vazhdon ai eshte e veshtire ne historine e letersise italiane e edhe asaj boterore te gjesh nje poete, te zotin te njejesoje situaten e esilit me ate te njeriut pa atdhe, sic ndodh ne Hajdarin.
Duke bere nje autoadoptim te vepres se tij, Hajdari thote: - Une konsideroj gjuhen italiane si gjuhen e babes dhe me kete migrazion linguistik arrij ti jape jete vepres sime per shqiptaret. Fjala eshte gjuhe, fjala eshte mendim, fjala eshte bese, fedelta; citon ai ne te dyja gjuhet, fjala eshte karakter. Une nuk kam braktisur lexuesin shqiptar e as ate italian, vazhdon pa mundur te fshehe ne tonin e zerit sfumaturat e rreqetheses plage te migratorit te papranuar dhe te rifjutuar nga atdheu i tij
Poeti migrator, i detyruar te abandononte, esiliante jo me vullnetin e tij te lire, i pa pranuar, injoruar...ne prag te nje ekuilibri, kam ecur me pas te lehte/.../ per te arritur agimin e se nesermes.
Mund te ndertosh nje ekuiliber me gjuhen e huaj, shpjegon, duke krijuar vlera leterare, duke korigjuar sensin muzikal, civil, epik te fjales. Ndoshta tingellon e cuditshme- vazhdon, por une kam njohur me mire gjuhen time duke studjuar nje tjeter, kam zbuluar shume duke u pasuruar njekohesisht ne te dyja gjuhet. Per shembull, ne gjuhen italiane, fjala emigrant.. i fsheh ndryshimet e ne te vertete jane te shumta. Mund te migrosh jo vetem per arsye ekonomike o politike, mund te emigrosh edhe nga dashuria , thote ai duke qeshur. Ne politiken e integrazionit, per te cilen degjojme shume te flitet kohet e fundit, vete fjala integrazione duhet te zevendesohet me fjalen interazione qe permban ne vetvete aksionin, bashkimin, shkembimin. Nje shoqeri pasurohet duke u mbeshtetur ne keto vlera.
Poeti “pa atdhe” nenvizon- gjuha eshte atdheu yne dhe nuk jetohet me ne kufijgjeografike. Nderhyrjes nga publiku: si mund ti rendiste sipas rendesise fjalet: fjala, e drejta, njeri, ai shperthen duke cituar Biblen:
Fjala u be mish
Fjala jeton ne pafundesi
Fjala eshte hyjnore
Fjala eshtee drejta
Une vij, shton ai, nga nje popull qe ne vitet e pushtimit otoman, u vetadministrua nga Fjala(Kanuni) qe per popullin e Alpeve te Shqiperise ishte si 10 ligjet e Bibles dhe qe administronin jeten e gjithkujt nga lindja deri ne vdekje. Ne vijme nga nje popull qe historine e ka shkruae ne Epos, sipas gojedhenave, duke trasmetuar fjalen nga brezi ne brez.
“Nuk ka rime, shkruan Toddeo ne komentin bere mbi “Bar i hidhur”, edhe vete rreshti nuk eshte njesh: Vargu mund te jete nenc ose edhe 10 rrokesh. Ekzistojne assonanze , consonanze, alliterazioni, por mbi te gjitha thirrje fonike qe i japin vargut karakteristiken e epikes”.
-Si mund te edukojme ne femijet tane ( te migratoreve) ndergjegjen e kesaj pasurie, ishte nje tjeter nderhyrje nga publiku.
-Padyshim qe ngelen shenjat e kesaj plage migratore, pergjigjet autori i librit “Shenjat”, duke iu referuar edhe fakteve historike. Por c’faj ka fjala qe vjen e rifjutuar, c’faj kane femijet per zgjedhjen qe kemi bere ne per te emigruar o politikave qe ushtrojme, c’faj kane gozhdet qe kryqezuan Jezusin. Filloni duke shfajesuar fjalen, duke shfajesuar femijet qe ne kete crrenjesim migrator te mos hedhim ne flake thesarin e flakes, perfundoi diskutimin Hajdari duke perfshire sallen ne nje veshtrim dashamires.
Dhe muzika e kiteristit italo-shqiptar Albert Bumçi nuk mund te ndalonte depertimin thelle te thirrjes se poetit te 1001 vuajtjeve.
Do ndalosh para meje Shqiperi,
Si ajo vajza e penduar
Para djalit te dashuruar
Ate dite, ate vit, ate shekull qe do te vije,
E si nuk do te vije!
Do te zbulosh embelsine time
Vuajtjen
Varferine time si ne atdhe dhe ne esilio
Harruar i kam kur kendoja per ty.
Do te gjunjezohesh para meje, Medea
Me ndjesine e fajit
Dhe do te gjesh ne hepat e lehte shperndare ne erresire
Vetmine time trasformuar ne dashuri
Dhe fjalet te ngurtesuara ne gur
Nen hijen e pritjes.


Dërgo me email
Stampo artikullin
Artikulli është lexuar 665 here