Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

12/14/2009 6:20:31 PM

GJND nuk mund t'i pėrgjigjet pyetjes pėr Kosovėn

'Pyetja drejtuar Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ėshtė njė pyetje, tė cilės Gjykata nuk mund t’i pėrgjigjet', - tha drejtori i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Ballkanin, Marko Prelec.


14 Dhjetor 2009
info@hermesnews.org


Zoti Prelec, seancave dėgjimore pėr Kosovėn nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė u erdhi fundi. Janė vėrejtur, ndoshta mund tė themi, disa konfrontime nė qėndrimet e shteteve tė ndryshme. Cili ėshtė mendimi juaj pėr procesin nė tėrėsi?

PRELEC: Nė tė vėrtetė, nuk ka pasur shumė befasi. Kjo ka qenė kryesisht njė lėvizje politike. Qėndrimet e shteteve janė mjaft tė njohura. Duhet tė rikujtojmė se vetė pyetja ėshtė njė pyetje e keqe, sepse ligji ndėrkombėtar, nė fakt, nuk rregullon ēėshtjet e pavarėsisė dhe tė secesioneve. Pra, pyetja drejtuar Gjykatės, ėshtė njė pyetje tė cilės Gjykata nuk mund t’i pėrgjigjet.

Ka pasur zėra se i tėrė procesi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do tė mund tė ketė njė ndikim nė procesin e njohjes sė Kosovės. A keni parė zvarritje nė kėtė gjė deri mė tani?

PRELEC: Sigurisht se do tė ketė njė ndikim. Ka pasur shtete qė kanė hezituar, sepse nuk kanė njė qėndrim tė fuqishėm, ose pėr arsye se i nėnshtrohen autoritetit moral tė Gjykatės. Kėto shtete, sipas tė gjitha gjasave, do tė pėrfshihen nė procesin e njohjes pas dhėnies sė mendimit kėshillėdhėnės tė gjykatės. Ajo qė mund tė ndodhė, ėshtė qė gjykatėsit do tė duan tė veprojnė jashtė ndonjė direktive tė prerė legale nė frymėn e ligjit ndėrkombėtar, qė do tė thotė se do tė dėshirohet tė ruhen marrėdhėniet paqėsore ndėrmjet shteteve. Kėtu ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet qė nė 2008-ėn, kur Kosova shpalli pavarėsinė, nuk kishte asnjė alternativė tjetėr paqėsore, nuk kishte mėnyrė tė kthimit tė sovranitetit tė Serbisė – atėkohė, kjo ishte e pashmangshme. Ishte mė shumė njė miratim i bashkėsisė ndėrkombėtare qė ajo tė ndodhė.

A shihni mundėsi qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė dalė me njė mendim neutral, qė nuk do tė ishte as pozitiv e as negativ, qoftė pėr Kosovėn apo Serbinė? Ēfarė ndikimi do tė mund tė kishte njė mendim i tillė?

PRELEC: Njė mendim neutral ėshtė i pritshėm dhe mendoj se do ta ketė ndikimin e njėjtė me mendimin aprovues tė deklarimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė fakt qė Kosova ėshtė kėtu, ėshtė njė realitet. Pra, nėse nuk ka njė ndalim pėr ta njohur atė, atėherė shtetet mund tė vazhdojnė dhe do tė vazhdojnė pėr ta njohur atė gradualisht.

Kemi dėgjuar gjithashtu mendimet e disa shteteve tė Bashkimit Europian, ndėrsa, nė anėn tjetėr, janė ende pesė shtete tė kėtij blloku qė refuzojnė ta njohin Kosovėn. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ēėshtje?

PRELEC: Pėr kėto pesė shtete ekziston kryesisht njė arsye, qė ka tė bėjė me politikat e brendshme dhe jo me politika ndėrkombėtare, pėr secilin nė mėnyrėn e vet. Fatkeqėsisht, kėto shtete kanė lejuar qė shqetėsimet e brendshme, tė cilat, nė asnjė mėnyrė nuk ndikohen nga Kosova, t’i determinojnė politikat e tyre dhe tė vendosin njė pengesė tė madhe nė aftėsinė e Bashkimit Evropian pėr tė ekzekutuar politikėn e vet nė Ballkanin Perėndimor.

Por, a mendoni se Kosova duhet tė jetė mė e pėrkushtuar pėr vetė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian?

PRELEC: Absolutisht. Sa i pėrket Bashkimit Evropian dhe shteteve qė e kanė njohur Kosovėn, dyert janė tė hapura pėr tė bėrė progres drejt BE-sė apo pėr t’u anėtarėsuar eventualisht nė Bashkimin Europian. Nuk ka kurrfarė ambiguiteti nė lidhje me kėtė dhe shkalla nė tė cilėn Kosova avancohet, varet kryesisht nga Qeveria e Kosovės. Mendoj se kjo do tė mund tė ishte mė e shpejtė.

Cilat mendoni se mbesin sfidat nė kėtė proces dhe, nė pėrgjithėsi, pėr vitin e ardhshėm?

PRELEC: Kemi pasur sė fundi raportin e Komisionit Evropian, i cili ishte mjaft negativ dhe mjaft shtytės. Ai duhet tė merret parasysh dhe tė veprohet nė lidhje me tė. Janė dy kategori tė veprimeve qė duhet tė ndėrmerren: janė veprimet formale qė duhet tė bėhen dhe pozitat qė duhet tė emėrohen, por edhe ligjet qė duhet tė miratohen. Pėr mė tepėr, kjo ėshtė ēėshtje e zbatimit. Institucionet e Kosovės duhet t’i zhvillojnė kapacitetet pėr t’i zbatuar ato qė i kanė kryer formalisht. Duhet tė zhvillohet po ashtu praktika nė pėrmbushjen e pėrkushtimeve tė bėra karshi Bashkimit Europian. Kjo mendoj se ėshtė sfida mė e rėndėsishme.

Ēfarė sa i pėrket sundimit tė ligjit? EULEX-i, sė fundi, shėnoi njėvjetorin e tij nė Kosovė. Ēka mendoni se ėshtė bėrė deri mė tani nga EULEX-i dhe nga mekanizmat tjerė ndėrkombėtarė qė veprojnė nė vend?

PRELEC: Ky vit ėshtė pėrqendruar kryesisht nė vendosjen dhe gjetjen e rrugėve. Ėshtė mirė qė EULEX-i ėshtė kėtu, por duhet tė bėhet mė tepėr punė. Duhet tė bėhet mė shumė nė lidhje me koordinimin me institucionet e Kosovės. Nė vėshtrim afatgjatė, nėse EULEX-i deri nė fund tė mandatit tė tij gjykon njė numėr tė caktuar tė rasteve dhe pėrmbush disa nga funksionet e veta ekzekutive, atėherė do tė jetė thjesht njė dėshtim i shtrenjtė. Mėnyra e vetme pėr tė justifikuar kėtė intervenim tė shtrenjtė dhe tė gjerė, mund tė ndodhė pėrmes ndėrtimit tė kapaciteteve. Ėshtė mirė qė janė ndėrmarrė disa hapa nė kėtė drejtim pėr tė planifikuar aktivitetet nė mėnyrė tė pėrbashkėt, por duhet tė bėhet mė shumė nė kėtė drejtim. Kjo varet gjithashtu nga ndryshimi i mendimit tė EULEX-it pėr ta parė veten si mentor dhe partner, e jo si njerėz tė hyrė nga jashtė qė punojnė me institucionet e Kosovės.

Kur flasim pėr daljen e serbėve, nė veri serbėt i kanė bojkotuar kėto zgjedhje. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr kėtė ēėshtje dhe cila ėshtė zgjidhja qė duhet tė gjendet atje?

PRELEC: Shumė njerėz nė veri nuk e shohin aspak jetėn e tyre nė Kosovė. Duhet tė fillojmė procesin e pėrfshirjes sė veriut nė jetėn nė Kosovė dhe ky proces do tė jetė i gjatė. Kėtu, mendoj se EULEX-i duhet tė luajė njė rol mė pro aktiv dhe Qeveria e Kosovės duhet tė rikujtojė se veriu mund tė inkorporohet suksesshėm vetėm duke tėrhequr serbėt qė jetojnė atje. Kjo nuk mund tė bėhet pėrmes presionit dhe kėrcėnimeve, por duke e bėrė atraktiv bashkėpunimin me institucione. Ky duhet tė jetė njė proces gradual, i cili mund tė pėrfshijė disa kompromise tė dhimbshme, kundrejt tė tė cilit, megjithatė, nuk ka ndonjė alternativė mė tė mirė.

A mendoni se kjo ēėshtje i takon vetėm Kosovės dhe EULEX-it apo ėshtė ēėshtje edhe pėr Beogradin?

PRELEC: Absolutisht. Beogradi po sillet nė mėnyrė tė papėrgjegjshme nė kėtė aspekt. Duhet tė ketė njė vullnet mė tė madh nga ana e Beogradit pėr tė punuar jo vetėm me vendimmarrėsit ndėrkombėtarė, por edhe me ata kosovarė, gjė qė mund tė bėhet nė mėnyrė joformale. Pra, nuk duhet tė shfrytėzohen tė gjitha mundėsitė, ashtu siē ėshtė bėrė, pėr tė shkaktuar telashe nė veri dhe kudo tjetėr. Kjo nuk ėshtė njė garė ndėrmjet dy shteteve. Kjo ėshtė njė situatė, nė tė cilėn e gjejmė veten tė gjithė dhe duhet tė kėrkojmė rrugėn mė tė mirė pėr njerėzit qė jetojnė nė kėtė pjesė tė botės. Andaj, mendoj se Beogradi mund tė jetė shumė mė tepėr ndihmues.

HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 497 here