Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

12/12/2009 4:17:07 PM

Peshėngritėsi i talentuar Erkand Qerimaj, kampion Europe

Kur ishte vetėm 14 vjeē dhe peshonte 49 kg, por plot muskuj, Erkand Qerimaj u shpall kampion i Europės nė Kampionatin Europian tė zhvilluar nė Nicė tė Francės.


12 Dhjetor 2009
info@hermesnews.org


HN/TRT - Kur ishte vetėm 14 vjeē dhe peshonte 49 kg, por plot muskuj, Erkand Qerimaj u shpall kampion i Europės nė Kampionatin Europian tė zhvilluar nė Nicė tė Francės.

Ishte gushti i vitit 2002. Atėherė njė billboard i madh me imazhin e shkodranit tė vogėl, nė majėn e podiumit me flamurin shqiptar hedhur pas krahėve, u vendos nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” tek ura pranė Hotel “Dajti”, duke fituar admirimin e tė gjithėve, por dhe duke dhėnė sinjalin se njė kampion tjetėr i madh i shtangės po i vinte Shqipėrisė.

Sot, 21 vjeēari Qerimaj, student nė vitin e katėr pėr Drejtėsi nė Universitetin “Marin Barleti” ėshtė dhe peshėngritėsi shqiptar qė ka koleksionuar mė shumė medalje nė aktivitetet ndėrkombėtare: nė kampionate europiane e botėrore.

“Janė 26 tė tilla dhe ndihem me tė vėrtetė krenar pėr gjithēka kam arritur. Ėshtė fryt i njė punė tė jashtėzakonshme dhe tepėr tė lodhshme. Tė punosh me hekurat kėrkon sakrifica tė mėdha fizike dhe angazhim tė madh”, flet me emocion Qerimaj.

Kampioni i shumėfishtė ka nisur tepėr i vogėl tė provojė “shijen e ftohtė” tė boshtit tė shtangės qysh nė moshėn 10 vjeē. “Nė fakt, Shkodra ka pasur shumė peshėngritės tė mirė dhe kam pasur idhujt e mi. Kur ishim tė vegjėl, nė palestėr kishim njė peshėngritės shumė tė mirė, Renato Sylkjan. Por dhe Hasim Belinova e Faruk Kalleshi kanė pasur rezultate shumė tė larta pėr kohėn e tyre”.

Qerimaj ėshtė shtangisti i vetėm shqiptar qė mban mbi shpinė dy rekorde botėrore pėr tė rinj: medalja e parė e artė e marrė nė Austri, nė maj tė vitit 2002, ku garoi nė peshėn 50 kg nė “Fulda International Meeting”, duke ngritur 175 kg nėdygarėsh dhe tre muaj mė pas, nė Kampionatin Europian U-16 tė zhvilluar nė Francė, gusht 2002, Qerimaj u shpall kampion i Europės, duke ngritur 75 kg nė shtytje, 102.5 kg nė shkėputje, 177.5 kg nė total.

“Ishte njė ndjenjė tepėr e veēantė, se isha vetėm 14 vjeē. U shpalla kampion Europe dhe po ngrija flamurin shqiptar. Njė moment qė nuk do ta harroj kurrė”, shprehet Qerimaj.

Pas njė viti, nė gusht 2003, nė Dortmund (Gjermani) pėr Kampionatin Europian U-17, ai fiton 3 medalje tė arta nė kategorinė deri nė 56 kg. Seriali i medaljeve vazhdon nė Norvegji, pėr Europianin U-17, ku fiton 3 medalje bronzi. Nė 2005-n, nė Sofia tė Bullgarisė, po pėr U-17, fiton 3 medalje argjendi dhe po atė vit, nė Trenēin tė Sllovakisė pėr Kampionatin Europian pėr tė Rinj zuri vendin e dytė, duke marrė 2 medalje argjendi.

2006-a ėshtė sėrish vit suksesi pėr shkodranin 18 vjeēar: vendi i dytė nė Kampionatin Botėror pėr tė Rinj tė zhvilluar nė Pekin, dhe i shoqėruar me 1 medalje tė artė nė shkėputje e 1 medalje argjendi nė dygarėsh.

Nė vitin 2007 pėrsėritet e njėjta “skenė”, por kėsaj radhe nė Ēeki: vendi i dytė nė Kampionatin Botėror pėr tė Rinj, dhe i shoqėruar me 1 medalje tė artė nė shkėputje (kampion bote, 175 kg nė shtytje) e 1 medalje argjendi nė dygarėsh.

2008-a ofron njė tjetėr medalje argjendi pėr Qerimaj nė Kali tė Kolumbisė, po pėr Kampionatin Botėror pėr tė Rinj: 185 kg nė shtytje nė kategorinė e peshės 77 kg. “Edhe pse isha i mėsuar tashmė me medalje, gjithmonė i kam pėrjetuar me njė ndjenjė tė veēantė gėzimi dhe krenaria medaljet, pasi nė tė vėrtetė ato janė synimet e ēdo sportisti”, thotė Qerimaj, dy herė nėnkampion i botės pėr tė rinj, nė vitin 2006 dhe nė vitit 2007

Nė fakt, rezultati mė i mirė i Erkand Qerimaj, si peshė tė ngritur (jo si renditje) nė dy-garėsh ėshtė 345 kg, i arritur pikėrisht nė Kampionatin Europian pėr tė rritur, zhvilluar vjet nė Lignano (Itali) pavarėsisht se nuk fitoi medalje, pasi u rendit i katėrti, por duke pasur kundėrshtarė tė mėdhenj: dy rusė (vendi i parė, 362 kg dhe i tretė, 355 kg) e njė armen (vendi i dytė, 361 kg).

Nė Lojėrat Olimpike “Pekin 2008” Qerimaj garoi nė peshėn deri nė 77 kg, duke u renditur i 13-ti nė planet duke ngritur nė dygarėsh 341 kg. Peshėngritėsi i ri thotė se nuk ka njė model tė veēantė. “Sporti ynė ka traditė nė peshėngritje dhe kjo vlen jo pak pėr sportistėt, pasi kanė pėrpara tyre shembuj dhe arritje. Faktikisht nuk kam model. Mė pėlqen karakteri dhe tė gjitha gjėrat qė bėj vetė", shton Qerimaj, i cili nė Kampionatin Europian pėr tė rinj nė Durrės 2008, fitoi tre medalje ari: 151 kg nė shtytje, 185 nė shkėputje, 336 nė dygarėsh, duke u shpallur edhe sportisti mė i mirė i aktivitetit.

Peshėngritėsi shqiptar Erkand Qerimaj u shpall vjet kampion i trefishtė i Europės nė Kampionatin e 34-t Europian tė Peshėngritjes pėr tė Rinj, duke fituar tri medalje tė arta nė stilin e shkėputjes, shtytjes dhe nė dygarėsh, duke mos pasur asnjė rival nė peshėn 77 kg ku konkurron. Ndėrsa 2009-a shton nė gjoksin e Qerimajt edhe dy medalje tė tjera, 1 ari dhe 1 argjendi nė Kampionatin Europian pėr tė Rritur nė Bukuresht tė Rumanisė. Edhe nė Lojėrat Mesdhetare “Peskara 2009”, ai ka rrėmbyer 1 medalje ari dhe 1 medalje argjendi.

Nė nėntor Qerimaj, sė bashku me 2 peshngritės tė tjerė shqiptar, Ervis Tabaku dhe Romela Begaj, mori pjesė nė kampionatin Botėror tė Peshėngritjes tė zhvilluar nė Gojang tė Koresė sė Jugut.

“Gara nė Kampionatin Botėror ka qenė tepėr e fortė, me rivalitet tė madh, por mund tė them se u kurorėzua me sukses. Jam shumė i kėnaqur me rezultatin e arritur, pra me vendin e shtatė, ku ngrita 156 kg nė stilin e shkėputjes dhe 193 kg nė stilin e shtytjes. Pėr mua ka qenė sukses, pasi nė pedanė u ngjitėn peshėngritėsit mė tė mirė pėr momentin, pėrfshirė kėtu rekordmenė bote dhe kampionė olimpikė”, tregon peshėngritėsi shkodran, Erkand Qerimaj.

26 medalje nė total kanė krijuar njė “muze” tė vogėl nė shtėpinė e djaloshit shkodran, ku vetė Qerimaj veēon ndėr to. “Medalja e parė e artė nė Francė ka vendin e saj, por mė tė rėndėsishmet janė ato nė kampionatet botėrore tė rinjve, nė Lojėrat Mesdhetare tė Peskarės, nė Kinė, Pragė dhe Kolumbi pėr tė rinjtė e nė Rumani e Peskara pėr tė rritur”, shprehet i lumtur Qerimaj.

Por kėnaqėsinė mė tė madhe shkodranit 21 vjeēar ia kanė dhėnė rekordet e thyera. “Nė vitin 2005 kam thyer dy rekorde europiane pėr paratėrinjtė, pasi atėherė nuk ka pasur kampionate botėrorė, por ajo qė mė jep mė shumė krenari ėshtė fakti qė kam thyer edhe dy rekorde botėrore pėr tė rinj. Kėto janė tė vetmet pėr Shqipėrinė. Kėto rekorde janė tė regjistruar edhe nė faqen zyrtare tė Federatės Ndėrkombėtare tė Peshėngritjes”, tregon me krenari Erkand Qerimaj.








HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 686 here