Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

12/10/2009 2:04:33 PM

Cdo gje gati per zgjedhjet e balotazhit ne Kosove

Gati faza e dyte e votimeve ne Kosove



info@hermesnews.org
10 Dhjetor 2009


PRISHTINE- Nė prag tė mbajtjes sė raundit tė dytė tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotė se nuk do tė lejojė pėrsėritjen e parregullsive qė kanė ndodhur nė rrethin e parė tė votimeve. Kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta tha se pėrgatitjet pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė 13 dhjetorit, kanė hyrė nė fazėn pėrfundimtare dhe ato premtojnė pėr njė proces tė rregullt zgjedhor. “Ne jemi tė pėrkushtuar dhe kemi bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura nė mėnyrė qė zgjedhjet e raundit tė dytė pėr kryetar komune tė jenė tė lira dhe sipas standardeve ndėrkombėtare”, u shpreh zonja Lushta.

Janė 21 komuna tė Kosovės nga gjithsej 36, nė tė cilat tė dielėn qytetarėt do t’u drejtohen kutive tė votimeve pėr tė zgjedhur kryetarin e komunės. Balotazhi do tė zhvillohet nė tė gjitha qendrat ku nė rrethin e parė tė votimeve mė 15 nėntor, asnjėri nga kandidatėt nuk arriti tė marrė mė shumė se 50 pėrqindėshin e votave. Nė garėn e sė dielės do tė jenė nga dy kandidatė qė pretendojnė tė marrin pushtetin nė komunat pėrkatėse. Nga qendrat e mėdha, balotazhi do tė zhvillohet nė Prizren, Mitrovicė, Gjilan e Pejė, ku edhe gara ėshtė mė e fortė.

Partia Demokratike e Kosovės prin pėr nga numri i kandidatėve qė garojnė nė zgjedhjet e sė dielės, pasuar nga Lidhja Demokratike, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe koalicioni AKR-LDD. Janė, poashtu, edhe dy kandidatė nga subjektet politike serbe pėr komunėn e Shtėrpcės dhe atė tė Novobėrdės. Fushata parazgjedhore ka hyrė nė ditėt e fundit tė saj dhe deri tani ajo ka kaluar pa incidente.

Garė e fortė nė balotazh

Gara pėr raundin e dytė tė votimeve ėshtė bėrė mė e fortė, pėr shkak tė lėvizjeve tė shumta qė kanė ndodhur nė kuptimin e pozicionimit tė elektoratit. Dy ngjarje qė kanė ndodhur ndėrmjet dy raundeve tė votimeve, siē ishte zhvillimi i papritur pėr prishjen e koalicionit PDK-LDK dhe rasti “Bllaca”, duket se kanė ftohur marrėdhėniet ndėrmjet partnerėve tė koalicionit aktual tė nivelit qėndror, d.m.th. partisė sė kryeminitrit dhe partisė sė presidentit, duke krijuar njė klimė tjetėr pėr koalicione tė reja.

Kjo ka bėrė qė kandidatėt e PDK-sė nė Gjilan ose nė Prizren edhe pse me njė distancė tė ndjeshme votash nė raundin e parė, ta rrezikojnė fitoren nė raundin e dytė, pikėrisht pėr shkak se ata tash pėrballen me kandidatė qė mbėshteten nga koalicione mė tė forta.

Ndoshta koalicioni mė i ndjeshėm ėshtė ai ndėrmjet LDK-sė dhe AAK-sė. Kėto dy parti i kanė zyrtarizuar koalicionet nė Prizren, nė Gjilan, nė Dragash, ndėrkohė qė ka njė koalicion tė heshtur edhe pėr komuna tė tjera, sadoqė atje nuk janė zyrtarizuar.

Ky koalicion ndoshta mund tė prodhojė rezultate tė tjera nė raundin e dytė. Nė raundin e parė tė zgjedhjeve, nė votime kanė dalė rreth 45 pėr qind e elektoratit, por rreth 10 pėr qind e votave janė anulluar dhe kjo i bie qė pushtetet nėpėr komuna do tė vendosen me 40 pėr qind tė elektoratit. Besohet se nė raundin e dytė ky numėr do tė jetė akoma mė i vogėl.

Thirrje pėr proces tė qetė zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrė mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės dhe tė pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik nė Prishtinė pėr organizimin e zgjedhjeve. Presidenti Fatmir Sejdiu gjatė njė vizite qė i bėri organit tė zgjedhjeve, tha se me mbajtjen e votimeve tė para pas pavarėsisė, Kosova ka kapėrcyer njė sprovė tė madhe tė demokracisė, duke ruajtur imazhin e mirė edhe nė sytė e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Presidenti madje shfaqi besimin se raundi i dytė i votimeve do tė organizohet mė me lehtėsi dhe mė mirė.“E bėmė mirė mė 15 nėntor, sado qė mund tė ketė vėrejtje qė janė normale dhe janė pjesė e punės tė KQZ-sė, Komisionit pėr Ankesa dhe Parashtresa dhe eventualisht Gjykatės dhe kemi hyrė nė obligimin e madh qė mė 13 dhjetor ta pėrfundojmė mirė ciklin e zgjedhjeve”.

“Unė besoj se do tė jetė shumė mė lehtė pėr disa arsye. E para, ėshtė bėrė njė verifikim i mirė i potencialit institucional pėr t’u pėrballur suksesshėm me sfidėn dhe tani kemi njė pėrvojė; e dyta, keni shėnuar pjesėt ku gjėrat nuk kanė shkuar si duhet sipas vlerėsimeve tuaja dhe mund tė korrigjohen nė proces; e treta, keni shėnuar vendet ku eventualisht duhet investim mė i madh qė mos tė ndodhin ēėshtje qė mund ta pengojė procesin”, u ka thėnė anėtarėve tė KQZ-sė presidenti Sejdiu.

Ai, po ashtu, u ka bėrė thirrje qytetarėve pėr pjesėmarrje sa mė tė madhe nė zgjedhje, ndėrsa ka theksuar rėndėsinė qė ato tė jenė tė lira dhe demokratike. Procesi zgjedhor ėshtė vlerėsuar pozitivisht edhe nga pėrfaqėsuesit diplomatik nė Kosovė. Sipas ambasadorit amerikan, Christopher Dell, 13 dhjetori kur mbahet balotazhi, do tė jetė njė ditė tjetėr e madhe pėr Kosovėn.

“Vetėm pak javė mė parė Kosova ka nisur njė fushatė ndėrkombėtare: Kosova-evropianėt e rinj. Mendoj se mė 15 nėntor dhe jam i bindur qė edhe me 13 dhjetor ne do t’ia dalim dhe sllogani do tė jetė: Kosova-evropianė tė zotė dhe demokratikė. Mendoj se ua kemi borxh tė gjithė juve njė mirėnjohje tė madhe pėr kontributin qė keni dhėnė nė ndėrtimin e shtetit tuaj dhe qė i keni demonstruar botės se ēfarė ėshtė e aftė tė bėjė Kosova”, ėshtė shprehur ambasadori amerikan nė prag tė raundit tė dytė zgjedhor.

Ndėrkaq ambasadori britanik, Andy Sparks e ka vlerėsuar ecurinė e zgjedhjeve nė Kosovė si njė dėshmi tė mirė pėr zhvillimin e demokracisė megjithėse, siē tha ai, ka ende gjėra qė duhet tė pėrmirėsohen. “Nuk ka zgjedhje tė pėrkryera, madje as nė Mbretėrinė e Bashkuar, por ishte me tė vėrtetė njė arritje e mirė dhe jam i bindur qė mė 13 dhjetor do tė pėrmbyllet njė proces i kėnaqshėm pėr pėrparimin demokratik tė Kosovės”, tha zoti Sparks.

Vėrejtjet e vėzhguesve ndėrkombėtarė

Ndėrkohė Misioni Ndėrkombėtar pėr Vėzhgimin e Zgjedhjeve komunale nė Kosovė (ENEMO), ka shfaqur shqetėsimin e tij pėr shkeljet e procedurės dhe zgjatjen e procesit tė publikimit tė rezultateve tė rrethit tė parė tė zgjedhjeve mė 15 Nėntor. Nė raportin qė u cilėsua si kalimtar, misioni i Kėshillit tė Evropės, qė ka vėzhguar zgjedhjet e 15 Nėntorit, ka shėnuar njė numėr shkeljesh nė ditėn e zgjedhjeve, pėrfshirė edhe fshehtėsinė e votės dhe tė procedurave zgjedhore.

Nė raport thuhet se nė njė numėr vendvotimesh janė lejuar veprime qė nuk janė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare, ndėrkohė qė vlerėsohet se gabimet administrative dhe teknike nė vendvotime, kanė ndikuar nė pėrmbledhjen e gjatė dhe tė lodhshme tė procesit tė rezultateve nė Qendrėn pėr Numėrim.

ENEMO ka kritikuar Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr mospėrsėritjen e votimeve nė 6 vendvotime, ku janė anulluar rezultatet. Misioni Ndėrkombėtar pėr Vėzhgimin e Zgjedhjeve, do tė vėzhgojė edhe rrethin e dytė tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė mė 13 dhjetor.

Veē tjerash, ai iu ka rekomanduar autoriteteve tė vendit qė nė kėtė rreth tė kenė kujdes udhėzimet e qarta pėr votuesit, tė mos lejojnė votime familjare qė prishin standardet ndėrkomėbatre dhe iu ka bėrė thirrje atyre qė tė mos pėrdorin burimet administrative gjatė periudhės sė fushatės pėr zgjedhjet. Misioni u vendos nė Kosovė nga mesi i muajti tetor, me ftesė tė presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Nė ditėn e zgjedhjeve, mbi 100 vėzhgues ndėrkombėtarė, pjesė e misionit, vėzhguan zgjedhjet komunale nė Kosovė.

HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 446 here