Video
12/4/2009 5:47:53 AM
Kengetari i ish Bitellsave, ka nisur nje fushate kunder konsumimit te mishit
Kengetari, kerkon me pak konsum mishi te hene
Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
4 Dhjetor 2009
LONDER- Mos hani mish diten e hene. Jo per shendetin personal, por per planetin. Paul McCartney, i kthyer tashme ne vegjetarian prej vitesh, ka leshuar nje beteje ambientaliste te quajtur Jo mish te henen. Objektivi? Ndihma dhe ulja e konsumit te mishit, pasi produktet e mishit jane nder me te rrezikshmet ne ngrohjen globale dhe krijimin e efektit serre. Ai ka shkuar perpara Parlamentit Europian me nje projekt publik per te kerkuar ndihmen e Bashkimit Europian.
Debati dhe kenga
Mos konsumoni mish te henen, do te ndihmoni qe planeti te mos vdese, ka thene ish kengetari i Bitellsave. Slogani eshte me pak mish, me pak efekt serre, ose me pak mish, me pak kalori. Qe nga nisja e turneut te tij qe ka nisur nga Hamburgu i Gjermanise dhe duke u permbyllur ne Londer vetem pak para Krishtlindjes, McCartney eshte duke i treguar Europes se nuk do te jene vetem aksinet e qeverise per te shpetuar token nga rringrohja. Edhe sjelljet e nje personi te vetem jane shume te rendesishme.
Nuk eshte transporti me i keqi, por industria e mishit, ka thene kengetari. Industria e konsumit te mishit te kafsheve, ka kujtuar ai, prodhon me teper gaz se i gjithe sektori i transportit. Cdo sekonde zhduken 6 kampe me pyje. Per nje fete mish, duhet nje sasi uji e barabarte me nje dush prej kater oresh. Prandaj per te miren e te gjitheve dhe te shendetit, do te ishte mire te jetohej pa konsumuar mish te pakten nje dite ne jave. Themi te henen, mbase pas zhurmes dhe pushimit te fundjaves. Do te shkurtohej efekti serre dhe nje udhetim prej 1500 kilometrash me makine. Dhe per te shtuar me tej ne fushaten e tij, kengetari britanik ka krijuar edhe nje kengez te titulluar Jo mish te hene. Kenga mund te degjohet edhe ne sajtin personal te kengetarit. Te pakten te hene, jo mish.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 443 here