Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

11/30/2009 5:12:34 PM

Performanca para rritjes

Llogariten mė shumė se 100 mijė punonjės nė administratėn publike, tė cilėt vjelin me miliona lekė nga buxheti i shtetit dhe nė njė pėrllogaritje tė thjesht, ata i kanė rrogat mė tė larta se punonjėsit e administratės nė Ballkan, ndonėse ne mbajmė vendin e fundit nė gadishull sa i pėket nivelit ekonomik.


Nga Isidor Koti
30 Nentor 2009


TIRANĖ - Qeveria shqiptare miratoi kėto ditė rritjen e pagave pėr vitin e ardhshėm nė vazhdėn e premtimit elektoral i bėrė publik edhe gjatė fushatės zgjedhore tė qershorit. Punonjėsit e administratės, pensionistėt, punonjėsit e shėndetėsisė dhe arsimtarėt do tė njohin njė rritje te re tė ardhurash, duke lėnė pa pėrgjigje njė ēėshtje pėr debat tė hapur publik nė lidhje me nivelin real tė kėsaj rritjeje pėrballė standartit tė jetesės, por jo vetėm kaq. Nėse i referohemi standarteve europiane, ekonomistėt e dinė shumė mirė se indeksimi i pagave pėcaktohet nė raport me inflacionin dhe treguesit e tjerė financiarė tė njė shteti.

Isidor Koti/ Radiostinėt, Drejtor
isidorkoti@hotmail.com
30 Nentor 2009


Megjithėkėtė, le tė pėrqėndrohemi nė njė hallkė tjetėr tė kėtij zinxhirri kaq tė koklavitur. Kėsaj problematike i duhet bėrė me themel njė analizė thelbėsore nė performancėn e rritjes sipas niveleve pėrkatėse, veēanėrisht nė administratė ku rezulton se pagat janė fryrė tej mase, aq sa njė drejtor ose specialist mund ta marrė pagėn tė pėrafėrt me presidentin ose kryeministrin, nėse i shton orėt jashtė orarit, dietat, udhėtimet e kėshtu me radhė.

Madje kėto “dhurata” bėhen me qėllim, duke mos dhėnė asnjė sqarim konkret se ku shkojnė kėto lekė, tė cilat tek e fundit janė djersa dhe mundi i shqiptarėve, perms taksave. E njėjta gjė ka pėr tė ndodhur me shumė gjasa edhe me shpėrblimet e fundvitit, tė cilat pėr ata qė robtohen do tė jenė vetėm 10.000 lekė, ndėrsa pėr zyrtarėt shpėrblimet do ta kalojnė njė pagė mujore.

Llogariten mė shumė se 100 mijė punonjės nė administratėn publike, tė cilėt vjelin me miliona lekė nga buxheti i shtetit dhe nė njė pėrllogaritje tė thjesht, ata i kanė rrogat mė tė larta se punonjėsit e administratės nė Ballkan, ndonėse ne mbajmė vendin e fundit nė gadishull sa i pėket nivelit ekonomik.

Fatkeqėsisht nuk ekziston njė transparencė dhe njė meritokraci nė ndarjen e pagave dhe rritjen e tyre, sipas aftėsisė, kualifikimeve apo rezultateve tė larta nė punė. Kjo ndarje bėhet mbi bazė njohjesh, miqėsish, pėrfitimi tė privilegjeve dhe njė lloj kleringu qė ėshtė bėrė pjesė e pazareve. Nė fakt, ky ėshtė edhe thelbi i ndėrtimit tė sistemit qė nė mekanizmat e funskionimit tė vet prodhon vetiu korrupsion dhe abuzim.

Ka disa tregues tė rėndėsishėm qė e vėrtetojnė kėtė ekuacion: Sė pari, postet administrative fitohen kryesisht mbi baza preferencash politike dhe jo merite, ēka nėnkupton se boshti i sistemit janė militantėt.

Sė dyti, ky pozicion ekziston pėr aq kohė sa partia do tė jetė nė pushtet.
Sė treti, mungesa e transparencės dhe njė lloj “auto-censure” ka krijuar frikė dhe mefshtėsi nė radhėt e tė shumtėve, tė cilėt pėr hir tė sė vėrtetės funksionojnė si mercenarė.

Nė njė hulli tė tillė, prioriteti kryesor i qeverisė duhet tė ishte nė dy plane. Sė pari, njė investim serioz nė monitorimin dhe menaxhimin e vetvetes, dhe sė dyti pėrvetėsimi i elementėve apolitikė, ekspertė dhe profesionistė tė fushave pėrkatėse me kontratė dhe rend pagash sipas rendimentit tė punės.

Ėshtė e sigurt qė shqiptarėt do tė preferonin tė kishin dy lekė mė pak nė xhepat e tyre, sesa nė dy lekė mė shumė qė do tė jepeshin me rritjen e pagave, tė shpenzonin pesė tė tjera nga taksat, rritja e ēmimit tė ujit apo energjisė etj.

Fatkeqėsisht, tė pasurit po pasurohen edhe mė shumė dhe tė varfėrit po varfėrohen deri nė skamje, duke krijuar shumė pakėnaqėsi nė radhėt e punėtorėve, tė cilėt ndiejnė barrėn e rėndimit tė jetesės dhe paaftėsinė pėr tė paguar taksat e larta dhe ēmimet gjithmonė e nė rritje.

Akoma mė shumė pėr tė ardhur keq ėshtė tendenca e atyre qė e kuptojnė situatėn pėr tė duartrokitur kėto politika, tė cilat e dėmtojnė shumė sistemin makroekonimik, e mbi tė gjitha keqėsojnė jetėn e qyetarėve, tė cilėt ankohen ēdo ditė e mė shumė, duke u kequshqyer me produktet e konsumit dhe duke u fryrė ēdo ditė e mė shumė me produktet e rėndomta politike.





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.







Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 561 here