Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

11/26/2009 11:22:27 AM

Kujt i shėrben?

Politika ka ngushtuar tej mase betejėn nė interesa dhe politika personale.


Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
26 Nentor 2009


Ajo pjesė e arenės ndėrkombėtare qė nuk hesht, dmth ajo pjese e Europės qe vėrtet e ka pėr zemėr zgjerimin, la njė mesazh shumė tė qartė: ‘Nėse doni t’ju heqim kufijtė, lėrini mėnjanė format e vjetra tė hasmėrive dhe kthehuni dialogut politik!’

Mazhoranca shqiptare, ditėt e para te protestave, i bėri thirrje opozitės tė kthehej nė Parlament dhe tė ulej nė bisedime; sot kundėrpėrgjigjet me protesta tė tjera, ēfarė ka rritur tensionin politik nė vend.

Nė kampin socialist, ujerat janė tė turbullta, meqė brenda radhėve te saj, njė grup deputetesh dolėn hapur kundėr kryesocialistit Rama dhe shprehėn dėshirėn tė kthehen nė Parlament.

I ndodhur pėrballė presioneve rozė, mazhorancės dhe ndėrkombėtareve, PS hodhi poshtė ēdo ftesė pėr t’u ulur nė Parlament dhe vazhdon tė kėrkojė hapjen sė kutive tė votimit.

Nga ana tjeter Parlamenti Europian, pritet tė votojė rezolutėn e Komisionerit pėr zgjerim nė Bashkimin Europian Olli Rehn, i cili ka kėrkuar dhėnien fund tė tensionit politik, sepse kjo pengon shqiptarėt tė udhėtojnė pa viza brenda mesit tė vitit tė ardhshėm nė vendet e Bashkimit Europian.

Dhe vete brenda Bashkimit Europian, ka shumė shtete qė kanė kundėrshtuar heqjen e kufijve pėr Shqipėrinė (Ballkani Perėndimor) dhe kėtyre vendeve, politika shqiptare po ua bėn lojėn dhe mė tė lehtė.








Nuk do tė jetė e ēuditshme, nėse Parlamenti sot do ti thotė ‘jo’ rezolutės, por nuk do te jete dhe aq e papranueshme sikur ajo ta miratoje atė. Loja po zhvillohet brenda kampeve te familjes europiane, tė ndarė nga interesat e shteteve e cilat i pėrkasin.

Historikisht gurėt janė lėvizur nga pak superfuqi botėrore, por ne ditėt tona roli i Europes po forcohet gjithnjė e me shume brenda skemės ndėrkombėtare dhe ajo nuk do tė jetė aq e predispozuar tė bėhet garante pėr stabilitetin politik tė vendit tone, nėse ne nuk tregojmė se jemi tė aftė pėr dialog politik.

Por nuk dua t’i kėrkoj arsyet shumė larg, sepse sot jemi ne qe kemi njė problem dhe kėtė duhet ta pranojmė. Nganjėherė politika jone, duket se nuk po merret me vendin. Ajo e ka ngushtuar tej mase betejėn nė interesa dhe politika personale.

Votat e shqiptareve mund te jene vjedhur, ose mund te mos jene vjedhur. Me kėtė duhet te merren institucionet kompetente, ndryshe kot qe ekzistojnė... aq me tepėr nuk ėshtė koha e protestave te dhunshme; nuk ėshtė koha e provokimeve. Krahėt e hekurt qė kanė filluar t’i tregojnė njėra-tjetrės opozita dhe pozita, nuk u shėrben qytetareve.

Do ta kisha mbase me te lehte te thoja se opozita duhet te kthehet ne parlament, apo se mazhoranca, nuk ka vjedhur votat, por ne kėtė mėnyrė nuk do te beja politike editoriale neutrale.

Jemi ne vitin 2009. Europa po na i hap dyert. Shqiptaret kėtė e meritojnė. Por, u duhen liderė europian, ndaj lėrini hasmėritė zotėrinj kushdo qofshi sepse qytetarėt ju zgjodhėn ju.

Nuk mund tė jeni gjithė mazhorancė, roli i opozitės ėshtė vital pėr njė shtet demokratik. Mos harroni se keni nė dorė fatin e njė kombi i cili ka njė ėndėrr te vetme: tė ndjehet i barabarte me tė tjerėt dhe ju nuk e keni atė luks tė gaboni pėrsėri...





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 479 here