Video
11/17/2009 12:22:12 PM
'Mediakriza sociale', libėr i ri nga Isidor Koti
Kriza e medias shqiptare nė optikėn e gazetarit dhe studiuesit Isidor Koti.
Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
17 Nėntor 2009
TIRANĖ - Isidor Koti vjen para lexuesit me njė libėr tė ri nė fushėn e gazetarisė. Mediakriza sociale bėn pjesė tashmė nė lėmin e studimeve tė gazetarisė shqiptare, qė edhe pse tė pakta nė numėr po pasurohen nga autorė tė rinj dhe me perspektivė.
Periudha prej pesė vjetėsh nė rolin e pedagogut dhe gazetarit aktiv i ka mjaftuar pėr tė sjellė nė jetė librin e dytė autorit tė ri, i cili ende nuk i ka mbushur 27 vjeē.
Pas librit Hirushja ėshtė zgjuar kushtuar radios, kėtė herė Isidori vjen me njė studim qė synon tė pasqyrojė gjerėsisht rolin qė media lipset tė luajė nė mbrojtjen, respektimin e promovimin e tė drejtave tė tė dhunuarve nė shoqėri, veēanėrisht fėmijėve.
Media nė pėrgjithėsi dhe ajo e shkruar nė veēanti mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm pėr mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave. Njė raportim korrekt dhe profesional ndihmon nė njohjen dhe kuptimin e kėsaj situate pėr publikun e gjerė, evidentimin e problemeve si dhe adresimin e tyre nga politikėbėrėsit dhe shoqėria, - thekson autori nė studim.
Libri prej 170 faqe pėrmban pesė kapituj dhe pėrfshin periudhėn studimore tė dy viteve tė fundit. Nė tekst nėnvizohet se pėrgjatė viteve demokratike paskomuniste nė Shqipėri, mediat nė pėrgjithėsi, dhe sidomos revistat e gazetat, fituan tė gjithė hapėsirat e nevojshme politike, sociale e profesionale pėr tė trajtuar pa kufizime gjithė gamėn e problemeve qė shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare.
Nė kėtė kuadėr, vend tė veēantė zė edhe problematika e pasqyrimit tė dhunės dhe veēanėrisht e dhunės sė ushtruar ndaj fėmijėve. Jo pak probleme janė vėrejtur te gazetarėt sidomos nė ndikimet psikologjike dhe etikėn profesionale.
Kėto janė arsyet kryesore pse autori Isidor Koti e kthen nė objekt studimi kėtė ēėshtje mjaft komplekse e pasqyrimit tė dhunės ndaj fėmijėve nė shtypin shqiptar.
Me qėllim qė studimi tė ishte sa mė analitik dhe i thelluar, autori ėshtė pėrqėndruar nė gazetat qė kanė mė shumė ndikim nė opinionin e shqiptarėve dhe tė botuara pėrgjatė dy viteve tė fundit.
Gazetari dhe studiuesi Isidor Koti ka analizuar me vėmendje edhe aktet ligjore e nėnligjore kryesore tė miratura nga strukturat pėrkatėse ndėrkombėtare dhe tė miratuara nga strukturat pėrkatėse ndėrkombėtare dhe tė miratuara nga Kuvendi i Shqipėrisė qė kanė tė bėjnė me parandalimin e dhunės qė ushtrohet ndaj tyre, me pasqyrimin e dhunės ndaj fėmijėve nė media tė ndryshme etj, duke argumentuar se nė pasqyrimin e dhunės sė ushtruar ndaj fėmijėve nė shtypin shqiptar nuk respektohen sa dhe si duhet aktet ligjore e nėnligjore pėrkatėse.
Nė libėr theksohet se shpesh, pėr qėllime komerciale, gazetat i pasqyrojnė skenat e dhunės nė vendet mė tė dukshme nė gazetė, tė cilat ndikojnė negativisht nė shoqėrizimin jo vetėm tė fėmijėve dhe tė tė rinjve, por edhe tė prindėrve tė tyre.
Nė kėtė studim arsyetohet se nė pasqyrimin e dhunės sė ushtruar ndaj fėmijėve, gazetarėt, nė mjaft raste, dhunojnė kriteret e etikės sė gazetarit.
Analizat e argumentuara sociologjike autori i ka shoqėruar edhe me sugjerime profesionale pėr pėrmirėsimin e mėnyrave tė paraqitjes sė dhunės ndaj fėmijėve nėpėr faqet e gazetave. Sugjerime tė tilla burojnė natyrshėm nga logjika e parashtrimit profesional tė ēėshtjeve dhe janė larg moralizmave tė thata, tė cilat pėrgjithėsisht bėjnė efekt tė kundėrt thekson recensuesi i librit Prof. Zyhdi Dervishi.
Kush ėshtė Isidor Koti?
Lindi nė Gjirokastėr, nė 16 dhjetor 1982. Pas pėrfundimit tė liceut nė qytetin e lindjes, vazhdoi studimet universitare pėr Gazetari nė Universitetin e Tiranės nė vitet 2001-2005 dhe mė pas vijoi specializimin nė vitet 2006 2008, pėr Filozofi dhe Sociologji. Qė prej tetorit tė vitit 2005 e nė vazhdim, ai ėshtė pedagog nė Universitetin A. Xhuvani, Elbasan, nė lėndėn Gazetari Radio, Marrėdhėnie me Publikun dhe Etika e Medias si dhe lektor nė Universitetin e Tiranėn nė lėndėt e komunikimit. Autor i shkrimeve e kumtesave studimore brenda dhe jashtė vendit dhe trajnues e organizator e moderator i konferencave pėr median. Ai ėshtė specializuar disa shtete si Gjermani, Zvicėr, Hungari, Serbi, Armeni, etj., dhe ka marrė diplomė specializimi nga Akademia e Radios DW nė Bonn-Gjermani.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 646 here