Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

11/16/2009 1:05:48 PM

Raund i ri bisedimesh greko-maqedonase

Te tjera bisedime mes dy vendeve per emrin



info@hermesnews.org
16 Nentor 2009


ATHINE- Ndėrsa nė Nju Jork rifillojnė negociatat pėr mosmarrėveshjen midis Greqisė dhe Maqedonisė lkidhur me ēėshtjen e emrit tė kėsaj tė fundit, i dėrguari i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Methju Nimic po shqyrton mundėsinė e zhvillimit tė njė takimi tripalėsh, midis tij dhe dy negociatorėve respektivė.

Pala greke e konsideron tė pamundur arritjen e zgjidhjes brenda ditėve tė para tė muajit tė ardhshėm, ndėrsa njė ekspert i politikės sė jashtme ka thėnė se zgjidhja mund tė gjendet. Vetėm me ndėrhyrjen energjike tė Bashkimit Europian dhe Shteteve tė Bashkuara.

Dy takimet qė zhvilloi zoti Methju Nimic nė Nju Jork me negociatorin grek dhe atė maqedonas, inkuadrohen nė pėrpjekjet e tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr tė zhvilluar njė takim tė pėrbashkėt tripalėsh. Raundi i ri bisedimeve fillon sot me formulėn e zakonshme, por zoti Nimic synon qė tė ulet nė tė njėjtėn tryezė, me dy negociatorėt pėrkatės, Vasilakis dhe Jolevski.

Kėtė i ka deklaruar shtypit grek negociatori Vasilakis, duke theksuar se zoti Nimic do tė vendosė nė varėsi tė rrethanave dhe vlerėsimeve tė tij pėr mbajtjen e takimit tripalėsh. Vasilakis, i ka pėrcjellė tė dėrguarit tė OKB-sė, zotit Nimic, vendimin e qeverisė greke se nuk mund t’i jepet Maqedonisė datė pėr fillimin e negociatave anėtarėsuese nė BE, nėse nuk ėshtė zgjidhur mė parė ēėshtja e emrit.

Ai nuk pranoi tė komentonte njoftimet sipas tė cilave Uashingtoni i ka pėrcjellė Athinės dhe atij vetė gatishmėrinė e Shkupit pėr kompromis. I pyetur nga agjencia shtetėrore e lajmeve, ANA, Vasilakis i cilėsoi si qesharake dhe tė padenja pėr t’u komentuar njoftimet e mediave maqedonase se i paraqiti zotit Nimic propozime konkrete dhe lėshimet qė Athina ėshtė e predispozuar tė bėjė.

Nė prag tė rifillimit tė negociatave nė selinė e OKB-sė nė Nju Jork, ekspertėt gjykojnė se zgjidhja nė ēėshtjen e emrit ėshtė e pamundur tė zgjidhet nėpėrmjet negociatave tė Athinės e Shkupit nėn kujdesin e Kombeve tė Bashkuara.

Jens Bastian ėshtė ekspert i ēėshtjeve ballkanike nė Fondacionin Grek tė Politikės sė Jashtme. "Zgjidhja nuk mund tė gjendet vetėm nėpėrmjet Athinės e Shkupit, ajo mund tė gjendet vetėm me mbėshtetjen dhe ndėrhyjen e Bashkimit Europian dhe tė Shteteve tė Bashkuara. Nevojitet njė lėvizje njė ndėrhyrje politike nga zonja Klinton dhe zyrtarė tė tjerė amerikanė".

Nėse beson se kėto lėvizje do tė sillnin rezultat, pėrkundėr negociatave tė pafrytshme negociatat qė po zhvillohen prej dy dekadash nė kombet e bashkuara, eksperti Jens Bastian vėren: "Nuk e di nėse rezultati do tė vijė mė lehtė, po pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė tė dalim nga logjika qė zgjidhja mund tė gjendet vetė nėse bien dakord Athina dhe Shkupi. Do tė jenė negociata tė komplikuara dhe qė do tė kėrkojnė njė tryezė mė tė madhe, me pjesėmarrjen e BE, SHBA dhe, sigurisht OKB".

Jens Bastian i pėrgjigjet edhe pyetjes se a ka shenja se mund tė ndodhė diēka e tillė? "Po vlerėsimi i fundit i KE pėr Maqedoninė e bėnte tė qartė se mund t’i fillojė negociatat e anėtrėsimit, por duhet tė gjejė njė zgjidhje pėr ēėshtjen e emrit dhe jo vetėm kaq, por tė ketė marėdhėnie tė hapura e tė fqinjėsisė sė mirė me Greqinė. Pra, ky ėshtė njė mesazh qė, BE ėshtė i gatshėm, por ju duhet tė bėni punėn tuaj. Kėtė kam parasysh kur them se nuk ėshtė ēėshtja vetėm te Greqia, ēėshtja ėshtė se ēfarė do tė bėjnė autoritetet e Shkupit.

Nė kėtė drejtim mendoj se ėshtė njė hap domethėnės ftesa qė presidenti maqedonas Ivanov i dėrgoi zotit Papulias pėr tė vizituar Shkupin, gjė qė deri tani nuk ka ndodhur kurrė mė parė. Pėr mua kėto janė hapat qė duhet tė bėhen nė tė ardhmen dhe kur them tė ardhme kam parasysh muajt e ardhshėm dhe jo vitet e ardhshėm"- tha analisti Jens Bastian.

Udhėheqja aktuale greke ėshtė tepėr e interesuar qė t’i jepej fund sa mė shpejt mosmarrėveshjes me Maqedoninė, por vlerėson se kjo ėshtė e pamundur tė bėhet deri nė samitin e dhjetorit.

Nė kėtė kuadėr, burime diplomatike vendase, tė cituara nga shtypi grek, e konsiderojnė si tė ekzagjeruar dėshirėn e Uashingtonit qė kjo ēėshtje tė mbyllet deri mė 7 dhjetor. Por theksojnė se implikimi amerikan do tė mund tė pėrshpejtonte procesin e zgjidhjes.

HermesNews © 2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 443 here