Video
11/10/2009 9:50:14 AM
Vladimir Putin flet per renien e Murit te Berlinit dhe mbrojtjen e zyres se KGB-se ne Berlin
Doli me arme ne dore per te mbrojtur KGB-ne ne Berlin
Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com
10 Nentor 2009
MOSKE- Ndersa Muri i Berlinit binte dhe jeta e gjermano-lindoreve ndryshonte pergjithnje, Vladimir Putin ishte i preokupuar dite e nate per te shkaterruar dosje, per te fshire gjurmet dhe te gjitha komunikimet, ne djegien e dokumentave te fshehta te KGB-se. Kishim me te vertete shume dhe per te hedhur ne zjarr, qe ne nje fare menyre ishte puna jone e institucionit, ka treguar vete shefi i qeverise ruse ne nje interviste te gjate per kanalin televiziv NTV.
Pas largimit zyrtarisht te nje pjese te mire te dokumentave, vjen edhe radha e KGB-se. Nje patrulle perballe pallatit qe ftonte sovjetiket nuk ka mundur te depertoje brenda per te bere kontroll, pasi i i njejti kryeminister rus, atehere nje kolonel i ri i sherbimeve sekrete, del jashte dhe kercenon se do te perdore armet. Jata e Vladimir Putinit, numri dy i KGB-se ne qytetin Dresda ne jug te Berlinit, i paguar nje pjese me dollare dhe nje pjese me marka, ishte duke perfunduar. Vladimir dhe Lyudmila shume shpejt do te ktheheshin ne Shen Peterburg, atje ku ai pa para dhe pa te ardhme, mendonte se do te bente rolin e taksistit.
Jeta ne Gjermani
Ne Gjermanine Lindore, ne fakt ishte nje tjeter histori. Putinet arriten atje ne vitin 1985, teksa Gorbacov ishte duke nisur procesin e perestrojkes. Por ne Dresda, shume pak u ndryshua ne ato vite. Ishte si Bashkimi Sovjetik gati 30 vjet me pare. Nje vend totalitar, ka thene Putin. Totalitar por i pasur. Kishte pasuri edhe pse mbyllje. Kishim perfituar nje Zhiguli per sherbim, e konideruar si nje makine e mire. Dhe ne fundjave shkonim gjithnje per shetitje ne Sanksoni, ka treguar Lyudmila.
Vladimiri punonte thuajse koke me koke me koleget e Stasit dhe te premteve ne darke shkonte gjithnje per ndonje birre me ta. Koloneli i ri ishte i ngarkuar me detyren e spiunazhit politik, per te mbledhur fonde, gjetur informacione dhe me pas ti analizonte dhe tia transmetonte Moskes. Ne Dresda, ishte nje fabrike e rendesishme elektronike, ku Putin mbante gjithnje vezhgimin e tij ndaj te huajve qe shkonin per ta vizituar.
Thuhet, por ai asnjehere nuk e ka konfirmuar, se pak para renies se murit, ishte i ngarkuar me ngritjen e nje rrjeti agjentesh qe duhej te arratiseshin nga kolona e peste e Bashkimit Sovjetik. Njeri prej tyre, njefare Klaus Zuchold, tregon thuajse cdo gje kunder spiunazhit ne Gjermanine Perendimore. Ne kete menyre, operacioni i shkelqyer i Putinit u tret ne ajer.
Shkaterrimi i provave
Ate 9 Nentor, Putin ishte duke pare me trishtim ngjarjet ne Berlin. Per te qene i sinqerte, duhet te them se me vinte keq qe Bashkimi Sovjetik ishte duke humbur pozicionin e tij ne Europe, ka theksuar ai. Por kuptova se nje pushtet i ngritur mbi totalitarizem dhe mure nuk do te mund te duronte. Gjate diteve te mepasshme, te gjithe personat qe ishin pjese e KGB-se, u eshte thene te pergatiten per te leshuar pozicionin. Duhet te shkaterronim cdo gje, te nderprisnim linjat e komunikimit. Vetem materialet me te rendesishme u transferuan ne Moske.
Naten e 5 dhjetorit, ai duhej te merrej me zyren e Stasit ne Dresda. Mengjesi me shume se cdo moment tjeter, ishte duke kaluar perpara pallatit te rruges Angelika 4, ku ishte edhe zyra e KGB-se. Nga pjeset e tjera ku kishte baza ushtarake kerkohej ndihme, por pergjigja ishte negative. Nuk mund te bejme asgje pa autorizimin e Moskes. Moska vendos. Putin jep tashme vendimin se atje Bashkimi Sovjetik nuk ekziston me. Del jashte me pistolete ne dore dhe me gjakftohtesi shpjegon se ai eshte territor sovjetik. Por populli tashme arrin ta rezoje ate mur.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 573 here