Video
11/4/2009 9:54:51 AM
Hysni Burgaj, ju prezantoj strategjitė e reja tė luftės kundėr krimit dhe korrupsionit
Policia duhet tė fitojė mė tepėr terren nė pėrballjen me krimin e organizuar, si forma mė e sofistikuar e krimit. Pėr kėtė duhet tė fitojmė besimin e qytetarėve. Drejtori i ri i Policisė sė Shtetit Hysni Burgaj, nė njė intervistė pėr Hermesnews, flet pėr herė tė parė nė lidhje me prioritetet e punės sė tij dhe arritjet e deritanishme. 50 % e pyetėsorit, pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat, janė detyrime tė policisė dhe ne duhet tė jemi pararoja nė realizimin e kėtij objektivi madhor tė vendit tim. Integrimin nė Bashkimi Europian.
Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
4 Nėntor 2009TIRANĖ - Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Hysni Burgaj, i sapo emėruar nė krye tė Policisė sė Shtetit, gjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn 'Hermesnews', flet pėr punėn e deritanishme tė paraardhėsit tė tij zotit Ahmet Prenēi dhe thekson se '..tashmė policia ėshtė futur nė standarte europiane'.
Drejtori i ri i Policise se Shtetit si prioriteti tė punės sė tij, nėnvizon dhe vazhdimin e mėtejshem tė zbatimit te ligjit pėr Policinė e Shtetit, nėpėrmjet realizimit tė objektivave tė qeverisė shqiptare pėr integrimin europian dhe marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave.
Zoti Burgaj theksoi se Policia e Shtetit ėshtė njė 'Agjensi Kombėtare' nė shėrbim tė Komunitetit dhe pėr Komunitetin, pėr tė siguruar rendin, ligjin, pronėn e qytetarėve, sigurinė dhe integritetin e ēdo individi.
'Detyra mė e rėndėsishme e Policisė sė Shtetit', - ka theksuar Burgaj, -'mbetet fitimi i besimit tė publikut, me synimin e vetėm pjesėmarrjen e publikut nė pėrballimin e sfidave tė pėrbashkėta tė integrimit europian tė vendit.'
Hysni Burgaj, me njė karrierė tė suksesshme nė radhėt e Policisė sė Shtetit shprehet i bindur se detyra e Drejtorit tė Pėrgjithshėm ėshtė 'njė pėrgjegjėsi jo vetėm institucionale, por edhe patriotike e kombėtare qė duhet zhvilluar me pėrgjegjėsi e vetėdije qytetare pėr fatet e integrimit europian tė Shqipėrisė, pėr tė sotmen e tė nesėrmen e qytetarėve shqiptarė'.
Zoti Burgaj, si ndjeheni tani pas emėrimit tuaj nė postin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm?
Emėrimi im si dhe tė gjitha lėvizjet qė do tė bėhen nė Policinė e Shetit kanė pėr qėllim dhėnien e impulsive tė reja, rritjen e besimit tė qytetarėve tek Policia e Shtetit dhe mbi tė gjitha realizimin me ēdo kusht e brenda afatit tė standardeve tė kėrkuara. Qė pas ngjarjes dramatike tė 7 Gushtit, Policia e Shtetit ka pėsuar njė tėrheqje, pra njė tulatje nė punėn e saj, ndaj lind nevoja qė tė rifreskohen strukturat drejtuese dhe zbatuese si nė qendėr dhe nė bazė me qėllim qė policia tė fitojė pėrsėri atė siguri dhe forcė qė ka treguar kundėr krimit tė organizuar dhe krimit nė pėrgjithėsi.
Cilat janė disa nga prioritetet kryesore qė keni pėrpara?
Prioriteti kryesor mbetet gjithnjė shėrbimi i policisė ndaj qytetarit. Sigurimi i shėrbimit bashkėkohor, tė shpejtė, ligjor, korrekt, racional pėr komunitetin, pasi marrėdhėniet polici - komunitet janė tė rėndėsishme pėr emancipimin dhe jetėn e njė shoqėrie. Shoqėria shqiptare ėshtė tani nė atė stad qė kėrkon njė ridimensionim tė kėtyre marrėdhėnieve, gjithnjė nė sensin e pėrmirėsimit tė tyre, duke rritur besimin tek Policia e Shtetit. Synimi im ėshtė krijimi i njė imazhi nė rritje pėr Policinė, duke e lidhur kėtė me krijimin e besimit pėrmes punės profesioniste dhe ndershmėrisė qytetare.
Dhe si mendoni ta arrini kėtė?
Nė dy mėnyra, sė pari: Pėrmirėsimi i performancės sė punės sė policisė nė mėnyrė tė veēantė tė rolit zbatues, si policia e rendit e qarkullimit e kufirit, tė cilėt kanė kontakte tė vazhdueshme me komunitetit. Kjo do tė realizohet nėpėrmjet trajnimeve ku rreth 50% e tyre janė trajnuar dhe pjesa tjetėr do trajnohet nė vazhdim, si dhe duke synuar qė njohuritė qė marrin ti zbatojnė nė terren dhe t'iu japin zgjidhje ligjore problemeve tė qytetarėve.
Sė dyti: kėmbėngulja pėr ndryshim mentaliteti nė polici, pėr t'u vėnė plotėsisht si shėrbim nė shėrbim tė qytetarit, pra nė konceptin e policit ky shėrbim tė konsiderohet si shėrbimet e tjera dhe si detyrė ligjore sepse paguhet nga taksapaguesit dhe njėkohėsisht tė jetė sa mė social e human, sikundėr autoritarė ndaj shkelėsve tė ligjit.
Prioritet tjetėr kryesor ėshtė pėrzgjedhja e strategjive dhe metodave pėr tė luftuar mė me efikasitet krimin e organizuar dhe korrupsionin. Policia e Shtetit vitet e fundit ka arritur rezultave mjaf tė larta nė kėtė drejtim, por kjo luftė kėrkon ēdo ditė e mė tepėr ashpėrsi, vullnet, profesionalizėm, pėrsosje tė logjistikės dhe pėrdorim tė metodave speciale tė hetimit, me qėllim qė tė fitojmė gjithnjė e mė tepėr terren nė pėrballjen me krimin e organizuar, pasi ai ėshtė forma mė e lartė edhe e sofistikuar e krimit. Njėkohėsisht do tė forcojmė mė tej bashkėpunimin me homologėt tanė dhe agjensitė e tjera qė merren me luftėn kundėr krimit. Prioritet tjetėr ėshtė, krijimi i besimit, gėrshetimi i aftėsive individuale me punėn nė grup e motivimi i efektivave nė veprimtarinė e pėrditshme. Pastrimi i radhėve tė policisė nga elementėt e inkriminuar, pasi ka ende punonjės policie tė veēantė qė kanė lidhje kriminale. Kjo do arrihet nėpėrmjet bashkėpunimit tė ngushtė me Komunitetin, Kontrollin e Shėrbimit tė Brendshėm pranė ēdo drejtori policie nė qark si dhe me agjensitė e tjera tė zbatimit tė ligjit nė vend.
Menaxhimi i integruar i kufijve, kufij tė hapur, por tė sigurt. Kjo do arrihet duke shtrirė nė tė gjitha pikat kufitare sistemin TIMS, ku ka mbetur dhe pika kufitare e fundit Sopiku qė brenda kėtyre ditėve do tė instalohet edhe aty, nė plotėsimin urgjent tė stukturės sė kufirit ku aktualisht janė 33 vende bosh dhe me rialokimin e burimeve njerėzore do t'i shtohen efektivave tė kufirit rreth 300 punonjės policie shtesė, ku shtesat mė tė mėdha do bėhen nė jug tė vendit, pra nė kufirin me Greqinė dhe Italinė. Nė aplikimin nė tė gjitha pikat kufitare tė programit pilot: njė ndalesė, njė kontroll, ku policia kufitare dhe dogana do tė kryejnė kontroll sė bashku, duke lehtėsuar lėvizjen e qytetarėve pasi pėrpunimi do bėhet nė kohė reale, shmangijen e radhėve tė gjata nė raste fluksi, por edhe nė rritjen e efikasitetit tė luftės kundėr trafiqeve dhe kontrabandės. Nė monitorimin e tė gjitha pikave tė kalimit me sistem kamerash nga qendra, nė pajisjen me mjete moderne tė policisė kufitare qė monitoron kufirin e gjelbėr, si kamera termike, automjete pėr zonat malore, motoēikleta etj. Ēėshtjen e kontrollit tė kufirit, e shikoj jo vetėm si aspekt shumė tė rėndėsishėm tė sigurisė kombėtare, por edhe si detyrim qė vendi ynė ka nė arenėn ndėrkombėtare pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe liberalizimin e vizave, pasi 50 % e pyetėsorit janė detyrime tė policisė dhe ne duhet tė jemi pararoja nė realizimin e kėtij objektivi madhor tė vendit tim. Transparenca me median, pasi media ėshtė njė hallkė e rėndėsishme e lidhjes sė policisė me komunitetin, tė cilat nėpėrmjet pasqyrimit real e objektiv qė i kanė bėrė punės tonė, janė bėrė pjesė pėrbėrėse e sukseseve dhe imazhit qė kemi krijuar nė publik, por dhe ėshtė njė oponencė e nevojshme nė punėn tonė.
A mendoni se shpėrndarja e burimeve njerėzore ėshtė nė raport tė drejtė me nevojat qė kanė strukturat policore pėr tė shfaqur njė performancė sa mė tė lartė tė policisė sė shtetit nė komunitet?
Ėshtė e vėrtetė qė shpėrndarja e burimeve njėrėzore jo nė ēdo rast plotėson nevojat qė kanė strukturat pėr menaxhimin e situatės kriminale si dhe rritjes sė parametrave tė sigurisė publike dhe menaxhimin sa mė mirė tė kufirit. Pėr kėtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit me mbėshtetjen dhe tė misionit policor Pameka 3 dhe programit ICITAP, ka identifikuar nevojėn pėr njė rialokim tė burimeve njerėzore.
Ēfarė duhet tė kuptojmė me rialokim tė burimeve njerėzore? Do tė ndikojė ai nė plotėsimin real tė nevojave tė policisė?
Rialokim i burimeve njerėzore do tė thotė: Analizimi i tė gjitha posteve tė punės nė Policinė e Shtetit me qėllim plotėsimin e nevojave reale qė kanė shėrbimet e policisė. Me rialokim tė burimeve njerėzore synojmė: - Nė rritjen e numrit tė punonjėsve nė shėrbim tė komunitetit. -Nė rritjen e performancės pėr menaxhimin e kufirit. - Nė pėrmirėsimin e performancės sė policisė nė tė gjitha shėrbimet nė raport me kėrkesat dhe standardet e Bashkimit Europian. - Nė shpėrndarjen e tė gjitha forcave policore nė raport tė drejtė me numrin e popullsisė dhe tendencat kriminale nė zona tė caktuara.
Pas viteve 90-tė Policia e Shtetit ka pėsuar ndryshime tė shpeshta strukturore. Ky ėshtė njė ndryshim strukturor i radhės?Rialokimi i burimeve njerėzore ėshtė njė risi nė Policinė e Shtetit, pasi ėshtė hera e parė qė bėhet njė studim shkencor transparent me tė gjitha strukturat e policisė nė qėndėr dhe nė bazė, nėpėrmjet intervistimit tė punonjėsve tė tė gjitha niveleve, ballafaqimit tė nevojave reale sipas shėrbimeve si dhe takimeve sfiduese midis grupeve qė merren me studimin dhe titullarėve tė strukturave. Asnjėherė mė parė ndryshimet strukturore nuk janė bėrė nė bazė tė njė studimi real i cili identifikon nevojat reale nė Policinė e Shtetit.
Gjatė ndryshimeve tė ndryshme strukturore nė vite, punonjėsit e policisė kanė patur pasoja duke u larguar nga puna. Do tė ketė ndonjė ndryshim kėtė radhė?
Jo! Rialokimi i burimeve njerėzore nėnkupton vetėm rishpėrndarje tė forcave sipas nevojave dhe nuk krijon asnjė pasojė qė ata tė largohen nga puna. Punonjėsi i policisė ėshtė pasuri kombėtare, investim i shtetit dhe duhet trajtuar me vėmendje e respekt.
Nė rast se nė pėrfundim tė kėtij studimi, del nevoja pėr shtesa tė punonjėsve tė policisė, si do t'i pėrballojė Policia e Shtetit plotėsimin e kėtyre nevojave pasi siē dihet limiti i Policisė sė Shetit pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave?
Sė pari, policia e Shetit ka identifikuar disa shėrbime qė aktualisht kryhen me punonjės policie siē janė ruajtija e objekteve tė ndryshme shtetėrore. Nė kėtė drejtim do ti kėrkojmė Kėshillit tė Ministrave qė kėtė barrė qė policia ka ndėr vite tė mos e ketė mė, duke bėrė tė mundur sigurimin e tyre me polici private. Sė dyti, nėse nevojat e policisė janė mė tė mėdha sesa kapacitetet e burimeve njerėzore qė ne kemi, Ministri i Brendshėm ėshtė shprehur i gatshėm qė tė ndihmojė Policinė e Shtetit duke i kėrkuar qeverisė shtimin e burimeve njerėzore sipas nevojave qė do dalin nga ky studim.
Cili ėshtė mesazhi pėr Komunitetin dhe punonjėsit e policisė ?
Ftoj tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė sė bashku e me vendosmėri ti japim njė goditje shokuese krimit dhe ta shėndėrrojmė sakrificėn tonė nė njė ndėr gurėt e themelimit tė sė ardhmes. Si Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit garantoj komunitetin se Policia e Shtetit do jetė instrument i qytetarėve pėr respektimin e ligjit, sigurimin e rendit, jetės, pronės , lirive dhe tė drejtave tė tyre. Pėr efektivat e Policisė sė Shtetit deklaroj se tė gjithė ata punonjės qė e ndjejnė veten se nuk janė tė gatshėm pėr tė realizuar kėrkesat e standartet e kėrkuara, qė nuk janė nė nivelin e lartėsinė e sfidave tė kohės, pėr tė qėnė pjesė aktive e progresive e Policisė sė Shtetit do jem i motivuar pėr t'i larguar nga policia. Nė Policinė e Shtetit do tė funksionojė meritokracia, rezultatet, formimi profesional dhe pėrkushtimi nė detyrė, si bazė e karrierės pėr ēdo punonjės. Politika ėshtė e huaj pėr Policinė e Shtetit.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 887 here