Video
10/30/2009 5:52:05 PM
Shpėrfillja ndaj mjedisit!
Pėrmasat qė merr ky lajm bėhen edhe mė serioze kur mėson se nėse nuk do tė ndėrhyhet pėr largimin dhe pakėsimin e ndotjes nė ambientet publike, sipas stafeve shėndetėsore, brenda njė kohe tė shkurtėr situata mund tė bėhet e rėnduar dhe tė rrezikojnė jetėn edhe mė shumė njerėz.
Nga Isidor Koti
30 Tetor 2009
TIRANE - Gjatė shfletimit tė shtypit tė ditės, nė njė cep tė njė tė pėrditshmeje lexova njė artikull qė bėnte me dije se nė Tiranė, ēdo qytetari i shkurtohet jeta dy vjet si rezultat i ndotjes sė ajrit.
Nuk ishte thjesht njė lajm i bujshėm dhe fare i panjohur qė vinte nga njė institucion i rėndėsishėm si Instituti i Shėndetit Publik. E megjithatė ėshtė njė kambanė alarmi qė bie prej vitesh dhe nuk ėshtė ndryshuar gjendja, ndonėse mėsohet se humbasin jetėn dhjetėra e qindra qytetarė tė pafajshėm.
Ne e pranojmė se jetojmė nė "ferrin" e pisllėkut dhe tė
rrezikut qė na kanoset nga ambjenti i tejmbushur me pluhur, gazra e papastėrti tė gjithėfarėllojshme dhe harrojmė tė protestojmė ndaj neglizhencės sė pushtetit qėndror apo lokal, tek i cili paguajmė taksat pėr mirėmbajtjen e ambjentit, gjelbėrimin, ndriēimin etj.
Pėrmasat qė merr ky lajm bėhen edhe mė serioze kur mėson se nėse nuk do tė ndėrhyhet pėr largimin dhe pakėsimin e ndotjes nė ambientet publike, sipas stafeve shėndetėsore, brenda njė kohe tė shkurtėr situata mund tė bėhet e rėnduar dhe tė rrezikojnė jetėn edhe mė shumė njerėz.
Le tė kujtojmė se njė nga efektet negative qė krijon ky lajm na ēon te sėmundja e kancerit qė nė vendin tonė po pėrhapet nė masė tė konsiderueshme, si pasojė e grimcave kancerogjene qė krijohen nė ajrin qė ne thithim pranė ambienteve tė ndotura.
Nėse po e dėgjon,
do tė thotė se funksionon!
Ky ėshtė njė ndėr faktorėt pse nė Shqipėri kemi njė vdekshmėri tė lartė nga
kanceri nė mushkėri. Nuk janė pak, por rreth 200 tė prekur ēdo vit tė prekur nga kjo sėmundje e pashėrueshme. Le tė depėrtojmė mė nė thellėsi, duke vlerėsuar edhe faktin se nga kontrollet e ushtruara prej specialistėve tė mjedisit ėshtė vėnė re pėrdorimi nė masė i njė elementi tepėr tė rrezikshėm nė produktet shqiptare: eterniti, ose ēimento me 15-30 pėr qind pėrmbajtje amianti, qė ėshtė materiali mė i pėrdorur nė mbulesat e ēative tė shtėpive, ndėrtimin e tubave tė shkarkimit tė ujėrave tė shiut, mjedise publike si: shkolla, konvikte, kopshte dhe objektet e vjetra elektroshtėpiake tė prodhuara kryesisht nė vendet e Lindjes.
Mėsohet gjithashtu se faktorė tė ndryshėm si: ndėrtimet, makinat, gomat e djegura apo fabrikat e amortizuara shkaktojnė njė ndotje tepėr tė rrezikshme, ndaj mendova tė bėja njė llogari tė thjeshtė bazuar nė informacione zyrtare.
Sigurisht, pa dashur kurrėsesi, ti drejtoj gishtin personave pėrgjegjės, sepse edhe ata thithin tė njėjtin ajėr nė Tiranė, si unė dhe qytetarėt e thjesht qė jetojnė mė metropol. Ja cilat janė llogaritė: 200 vdekje shkaktohen ēdo vit nė vendin tonė nga ndotja e ajrit, sipas tė dhėnave tė OBSH-sė, 1400 raste tė reja me kancer mendohet tė zbulohen ēdo vit nė vendin tonė nga ambienti i ndotur, 2.5 herė mė i lartė se normat e BE-sė ėshtė ndotja e ajrit nė Tiranė, 2 herė mė i lartė se normat e BE-sė ėshtė ndotja e ajrit nė Tiranė, sipas monitorimit tė fundit tė ISHP-sė.
Nė konkluzion tė shifrave, rezulton se ndotja e ajrit ėshtė mbi normat
e lejuara tė BE-sė, ku ne po pėrpiqemi tė anėtarėsohemi me ēdo kusht. Kėto tė dhėna duhet tė konsiderohen mjaft alarmante dhe nevojitet menjėherė tė ndėrhyhet pėr pėrmirėsimin e situatės.
Por le tė mos harrojmė edhe disa fakte tė rėndėsishme tė situatės nė kryeqytet. Konstatohet me sy tė lirė se puna e firmave tė pastrimit nė Tiranė ėshtė nė nivele shumė tė ulėta, gjė qė shkakton njė ndotje tė madhe. Firmat e pastrimit nuk respektojnė nė mėnyrėn e duhur rregullat, duke mos i larė rrugėt e qytetit pėr muaj tė tėrė dhe kjo sjell praninė e njė sasie tė madhe tė grimcave tė pluhurit.
Kjo sasi pluhuri nė ajėr i dėmton shumė qytetarėt e Tiranės dhe sipas specialistėve, kjo gjė i merr atyre rreth 1.5-2 vjet jetė. Gjithashtu, kėto firma nuk bėjnė mbledhjen e plehrave nė oraret e duhura, si dhe nuk kanė
vendosur njė numėr tė duhur tė kontenierėve tė plehrave. Pastrimi i rrugėve
bėhet nė mėnyrė skandaloze. Pastruesit shihen vetėm nė rrugėt kryesore dhe nė qendėr, duke lėnė zonat e tjera nė mes tė plehėrave. Edhe makinat e plehėrave janė tė amortizuara, tė cilat janė njė faktor tjetėr pėr ndotjen e ajrit..
Ėshtė paradoksale tė mendosh qė nė Tiranė ku ndodhen institucionet qėndrore tė shtetit, organizatat mė tė fuqishme joqeveritare vendase apo tė huaja tė ndodhi kjo histori me zhurmė tė fortė. Tė gjithė e dinė sa mijėra e miliona euro janė dhe po investohen pėr OJF-tė apo OJQ-tė nė lidhje me kėtė ēėshtje plus fondeve qė akordon shteti dhe masave ligjore qė nxirren ēdo vit dhe nė fund asgjė nuk ndryshon. Ēėshtja nė dukje nuk ėshtė aq e thjesht, sepse ėshtė njė konglomerat i tėrė inertesh dhe njerėzish zemėrinertė qė nė vend tė zbatojnė ligjet dhe tė rregullojnė mjedisin bėjnė kakofoni nė media dhe ngrenė zėrin nėpėr zyra, duke e lėnė terrenin nė mėshirė te fatit.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 1096 here