Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

10/30/2009 11:07:54 AM

Shqipėria duhet tė ankorojė tė ardhmen e saj nė BE

Intervista/ Flet pėr Hermesnews, Sekretari i federatės rajonale piemonteze Alfonso Sabatino: 'Nuk arrij tė kuptoj dhe nuk kam elemente tė mjaftueshėm pėr tė gjykuar pse Bashkimi Europian po tregohet diponibėl pėr tė hequr rrėgjimin e vizave pėr shtetasit serb, malazez maqedon dhe jo pėr shqiptaret.'


Intervistoi Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
30 Tetor 2009


TORINO (ITALI) - Nė momentin qė Bashkimi Europian ėshtė i ndarė pėr hapjen e dyerve ose ndaj vendeve tė Ballkanit Perėndimor, njė ēėshtje ende e pazgjidhur mbetet ende Traktati i Lisbonės dhe kushtet e reja tė sjell pėr adezionin e vendeve pas hyrjes sė tij nė fuqi. Thelbi i ēėshtjes mbeten ndarjet politike qė ekzistojne brenda vendeve anėtare tė Bashkimin Europian por dhe burokracite e reja qe sjell ky Traktat ēfarė pėrbėn anėn teknike tė ēėshtjes. ''Traktati i Lisbonės, nuk ka hyrė ende nė fuqi, por ekzistojnė me siguri probleme nė shtete tė veēanta anėtare pėr menaxhimin e fluksit migrator, transparencės sė procedurave, lėshimin e pasaportave ose kartave tė identiteteve nga ana e vendeve tė origjinės, besueshmėria e organizmave tė deleguara pėr sigurinė publike dhe drejtėsinė.'' - tha gjatė njė interviste pėr Hermesnews, Sekretari i federatės rajonale piemonteze dhe ekspertit tė sė drejtės europiane Alfonso Sabatino..

Hermesnews: A kanė ndryshuar kushtet e reja nė tė cilat do tė vihet pėrballė Shqipėria nė rrugėn drejt afrimit me Bashkimin Europian?

Sabatino: Nga momenti qė problemi nė thelb ėshtė adezioni i Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, duhet mbajtur parasysh mbi tė gjitha kushtet qė duhet tė pėrmbushė vendi pėr tė kaluar tė ashtuquajturat “provimet e pranimit”. Kushtet qė kėrkuat ju, njihen si kriteret e Kopenhagen-it, meqe janė vendosur nga Kėshilli i Europės nė vitin 1993 nė Kopenhagen, takim qė u zhvillua nė kryeqendrėn daneze nė prag tė zgjerimit tė Bashkimit Europian ndaj vendeve ish komuniste dhe po i pėrmbledh nė:

-Institucione tė qėndrueshme qė te garantojnė demokracinė, shtetin e se drejtės, respektimin e tė drejtave tė minorancės dhe mbrojtjen e tyre (kriterin politik);
-Njė ekonomi tregu qė tė funksionojė dhe tė jetė e aftė t’i bėjė ballė forcave tė tregut dhe konkurrencės sė BE-sė (kriteri ekonomik).
-Mundėsisė pėr tė pėrballuar impenjimet qė vijnė nga adezioni, duke kontribuar pėr tė ndjekur objektivat e Unionit. Anėtarėt e rinj duhet veē tė tjerash tė kenė njė administrate publike dhe gjyqėsore tė pėrshtatshme (kriteri i acquis comunitario). Struktura administrative gjyqėsore u shtua nga Kėshilli Europian i Madridit (1995) qė ligjet europiane te adoptohen siē duhet nė ligjet nacionale. Nuk duhet harruar se tė ashtuquajturat kritere pėrbejnė njė pikė orientuese tė pėrgjithshme nė tė cilėt duhet te inserojme evoluimin e aseteve komunitare ēfarė sjell azhornimin e kushteve te pjesėmarrjes pėr te gjithė shtetet anėtare.

Kėtu i referohem, nė mėnyrė specifike hyrjes nė fuqi tė traktatit tė Lisbonės (TdL) dhe Kartės sė tė drejtave themelore tė Bashkimit Europian nė tė cilėn bėn pjesė (artikulli 2,3 e 6 i TdL). Karta vendos nė Titullin V tė nėnshtetėsisė disa principe decisive pėr te drejtėn elektorale dhe tė drejtėn e administratės efikase ne Titullin VI, te drejtėn pėr te patur njė gjykatės se pavarur, prezumimin e pafajėsisė dhe te drejtėn pėr t’u mbrojtur, principi i ligjshmėrisė tė proporcionalitetit te krimeve dhe dėnimeve.

Shqipėria, duhet te ketė parasysh kufijtė e rinj te lirisė, te demokracisė dhe solidaritetit dhe po ndėrtojmė ne Europe, dhe qe karakterizojnė ”European way of life” ose “Modelin europian tė jeteses”. Pėrsa i pėrket detyrave tė ardhshme, mendoj se ajo duhet tė punojė paralelisht dhe ne mėnyrė te koordinuar pėr te promovuar shtetin e sė drejtės dhe reformave ekonomike, ashtu dhe zhvillimin e brendshėm.


Hermesnews: ‘Jo’-ja e liberalizimit tė vizave tė Shqipėrisė me BE-nė pėrbėn njė problem teknik, pas modifikimit tė strukturave tė inseruara nga traktati i Lisbonės?

Sabatino:Nuk mund t’ju pėrgjigjem nė planin teknik. Por shtoj se mund tė ekzistojnė disa vėshtirėsi subjektive. Italia vetė hyri me vonesė nė Schengen, heqjen e kontrolleve nė kufi, pėr arsye teknike siē ishte vendosja e sistemit informativ. Traktati i Lisbonės nuk ka hyrė ende nė fuqi, por ekzistojnė me siguri probleme nė shtete tė veēanta anėtare, pėr menaxhimin e fluksit migrator, transparencės sė procedurave, lėshimin e pasaportave ose kartave tė identiteteve nga ana e vendeve tė origjinės, besueshmėria e organizmave tė deleguara pėr sigurinė publike dhe drejtėsinė. Nuk arrij tė kuptoj dhe nuk kam elemente t mjaftueshėm pėr tė gjykuar pse Bashkimi Europian po tregohet diponibel pėr te hequr rrėgjimin e vizave pėr shtetasit serb, malazez maqedon dhe jo pėr shqiptarėt.




Nėse po e dėgjon,
do tė thotė se funksionon!



Hermesnews: Sipas jush do t'i duhet dhe shumė kohė Shqipėrisė pėr tė hyrė pėrfundimisht nė Bashkimin Europian?

Sabatino:Pėr fat jo tė mirė nuk ėshtė e lehtė t'i bėsh kėto parashikime. Personalisht besoj se Bashkimi Europian ka njė boshllėk brenda kufijve tė saj qė shprehet nė zonėn e Ballkanit Perėndimor. Zgjerimin i plote, ėshtė me mire pėr te gjithė. Bashkimi Europian, prej kohesh duhet te kishte gjetur kurajon dhe impenjimin qofte pėr te evituar ne vitet ’90 luftėrat civile ne ish jugosllavi, qofte dhe pėr te lejuar njė zhvillim te shpejte ekonomik, civil dhe social ne te gjithė rajonin. Shume varet dhe nga Shqipėria. Ēdo pjesė e kostos tė kėtij procesi tė adezionit bie nė pėrgjegjsinė e klasės drejtuese dhe ndėrgjegjėsimin e popullit shqiptar. Kėtu duhet afirmuar se, rruga e adezionit ėshtė dhe mėsuesja e modernizimit, dhe kostot qe duhet mbajtur mbi shpatulla vjen njė dite dhe paguhen. Mund t’ju kujtoj se Italia ka fituar shume nga sakrificat fiskale te viteve ‘90 pėr pjesėmarrjen ne euro, dhe pse debati politik nuk e ve shume ne evidence kėtė gjė. Pa euron dhe ne prezencėn aktuale te krizės ekonomike, financiare Italia sot do tė ishte njė shtet i falimentuar, i shkatėrruar nga inflacioni i brendshėm i zhvlerėsimit te lira-s ndaj partnereve evropian. Me kėtė nuk dua te pohoj, se Italia nuk ka probleme te pazgjidhura ende nga ana financiare, publike dhe nė sistemin administrativ e gjyqėsor, por pjesėmarrja nė Bashkimin Europian ofron njė skude qė tė kufizon nga sjellje tė devijuara. Dhe Shqipėria pėrfiton avantazhe nga procesi i afrimit dhe me siguri, siē ka ndodhur pėr Spanjėn, Slloveninė, Sllovakinė, dhe vende tė tjera tė Europes lindore, sapo kriteret e Kopenhagen-it, do te plotėsohen, Shqipėria do tė ankoroje tė ardhmen e saj nė shtėpinė europiane.





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.







Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 936 here