Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

10/29/2009 11:04:48 AM

Harasani, ja pse duam tė kthehemi nė Parlament

Intervista/ Njė prej eksponentėve mė tė spikatur tė grupit 'ndryshe' brenda selisė rozė, Andis Harasani, pohon se nė Shqipėri aktualisht ekziston njė situatė jo e qėndrueshme nė politike. ‘PS, ka filluar njė rrugė qė nuk dihet ku po e ēon’, por Rama, 'ėshtė dhe do tė mbetet miku im'.


Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
29 Tetor 2009


TIRANE - Situata politike nė tė cilėn ndodhet sot vendi ynė, nuk ėshtė nė nivelin e duhur pėr tė pėrmbushur standardet europiane dhe kėtė opozita ka filluar t’a vėrė nė dukje.

Ajo nuk pranon pėrgjegjėsinė qė shpesh herė ia ka atribuuar mazhoranca pėr bllokimin e procesit tė integrimit tė vendit.

Grupi i tė ashtuquajturve ‘mendimi ndryshe’ po merr seriozisht idenė te kthehet tė Parlament dhe pa Edi Ramėn. Ky i fundit nga ana tjetėr kėrkon hapjen e kutive te votimit.

Njė prej eksponentėve mė tė spikatur brenda ‘grupit tė opozitarėve’, grup qė preferon tė quhet vetėm ‘ndryshe’, Andis Harasani, shpjegon arsyet pse socialistėt duhet tė ndryshojnė..

Pse doni tė hyni nė Parlament, lideri juaj Rama i bojkotoi punimet e tij..

Harasani: Pėr arsyen mė tė thjeshtė nė botė. Kemi qė nga Korriku i vitit 2005 qė i kėrkojmė votėn popullit shqiptar, pėr qėllimin e vetėm qė tė ndryshojmė jetėn nė Shqipėri dhe pėr tė ēuar pėrpara tė gjitha reformat e vendit drejt integrimit europian. Sot, ky proces ėshtė i bllokuar. Ne duhet te mėsojmė nga gabimet e tė kaluarės nė politiken shqiptare, dhe te mos pėrsėrisim ato ndėrmjet viteve ‘98- ‘2000 tė Berishės, aq mė shumė tė vitit ‘97.

Besoni se opozita po mban peng integrimin e vendit?

Harasani: Ajo qė besoj unė, ėshtė se ekziston njė situatė jo stabėl nė politikėn shqiptare dhe kjo nuk ndihmon nė integrimin e vendit nė Europė. Nuk mund tė them qė po e mbajmė ne peng integrimin, por ajo qe mė shqetėson ėshtė se kemi filluar njė rrugė e cila nuk e dimė ku po na ēon. Duke qenė tė bindur se kutitė nuk hapen, nuk po shohin se si tė dalim nga kjo situatė ku futėm veten.

Si do tė mundet njė 'mendim ndryshe' tė ndryshojė
qėndrimin e opozitės nė pėrgjithėsi pėr kthimin nė Parlament? Cila ėshtė rruga juaj?


Harasani: Duke qenė tė ndershėm nė radhė tė parė me vetveten dhe duke i thėnė gjerat siē janė. Duke vėnė interesin e pėrgjithshėm mbi interesin personal. Ėshtė e qartė se kjo qė filluam bėhet vetėm e vetėm qė Partia Socialiste tė reformohet, tė riorganizohet dhe tė bėhet e gati pėr zgjedhjet e ardhshme lokale e tė pėrgjithshme. Unė personalisht nuk besoj se Rama mund tė arrijė t’a ēojė PS-nė nė fitore.

Atėherė kush do ta bėjė kėtė?

Harasani: Kėtė nuk mund ta dimė, te paktėn jo tani pėr tani. Do ishte e pandershme tė thuheshin emra. Unė di qė Rama nuk ia arrin dot. Kėtu nuk dua t’i heq asnjė presje asaj qe kam thėnė para fushatės. Rama ėshtė njė nga njerėzit mė punėtorė qė kam njohur dhe u mundua shumė, mė shumė se kushdo tjetėr brenda dyerve tė Partisė Socialiste, ashtu siē ishte dhe e drejtė tė ndodhte, por vota tregoi qė nuk ia arriti. Ai nuk ia arriti dhe duke respektuar ato standarde qe janė norme nė PS dhe qe vete Rama i ka kėrkuar nė kohėn kur PS humbi nė 2005-sėn. Fushata qė bėri me Z. Lakrori pėr mua nuk ishte fushatė.

Grupi juaj do tė shkojė nė Parlament dhe pa pjesėn tjetėr tė opozitės nėse do tė jetė e nevojshme?

Harasani: Sigurisht qė po. Tė gjithė e kemi pohuar kėtė dhe njėkohėsisht jam i bindur qė jo vetėm ne tė psetė, por do jenė shumė e shumė deputetė tė tjerė tė cilėt nuk do ta digjnin mandatin e tyre. Nė fund tė fundit siē e thashė dhe nė njė TV kombėtar para disa ditėsh, duhet tė jetė i pari Rama qė s’mund tė na kėrkojė tė djegim mandatet pėr sa kohė dhe ai vetė nuk e lė mandatin e tij nė Bashkinė e Tiranės.
Atėherė kjo lėvizje ėshtė fillimi i njė ndarjeje politike brenda PS-sė.. apo njė mėsim i duhet dhėnė Ramės?

Harasani: As njėra dhe as tjetra. Ne duam qė PS-ja tė kthehet nė ato vlera qė ka patur e majta. Nė thėnien e mendimeve siē janė dhe nė respektimin e rregullave. Nuk duhet vetėm t’i kėrkojmė kėto gjera tek tė tjerėt, por tė fillojmė nė radhė tė parė tek vetja jonė. Ne 2003 Ngjela i kėrkoi Ramės tė hapte kutit dhe ai nuk pranoi. Sot sė bashku me Ngjelėn kėrkon hapje kutish. Nė 2005-sėn i kėrkoi me tė drejtė Nanos te largohet dhe insistoi ne hapjen e Partisė e pranimin e fraksioneve. Sot qė ėshtė vete nė krye tė saj nuk pranon asnjėrėn. Unė s’mund te jem dakord me njė politikė tė tillė.

A nuk ju duket dhe ju se politika Shqiptare e ka humbur pak vizionin e saj ndėrkombėtar?

Harasani: Jo, nuk e besoj. Kjo pasi jetojmė nė njė bote qė dhe nėse e humbet politika shqiptare, nuk e humbet faktori ndėrkombėtar kujdesin dhe supervizionimin ndaj politikes shqiptare.
Kam pėrshtypjen se ju ka ngelur ende diēka pa i thėnė ende Ramės..
Jo, nė pėrgjithėsi. Por, ėshtė diēka qė ia kam thėnė dhe po ia them. Rama ka qenė, ėshtė dhe do mbetet miku im. Unė besoj se vetėm miqtė e vėrtetė i thonė gjerat siē janė. Unė do vazhdoj tė mendoj qė, dhe nėse ai largohet nga drejtimi i PS-se, duhet tė mbajė patjetėr rol nė pjesėn thelbėsore te politikave dhe vendimmarrjes nė PS. Rama nuk ėshtė thjesht kryetari i radhės por njė figurė e rėndėsishme e tė gjithė politikės shqiptare.


Faleminderit pėr kohėn Z. Harasani. Pėrgjigjet tuaja do tė jenė me interes pėr lexuesit tanė.

Harasani: Faleminderit gazetės suaj, pėr hapėsirėn qė mė dhatė.





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 740 here