Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

10/27/2009 7:34:32 PM

Paralizohet tregu imobiliar nė vend

Blerėsit mė tė mėdhenj tė trojeve nė Shqipėri mbeten arabėt, rusėt, por dhe vendet nordike. Me ēmimet qė ofron tregu, vendi ynė ėshtė nė top listėn e shteteve mė tėrheqėse dhe tė leverdishme nė Ballkan dhe Europė.


Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
27 Tetor 2009


Agjencitė imobiliare nė Shqipėri aktualisht ndodhen nė njė paralizė totale dhe sė bashku me firmat ndėrtuese mbajnė veshėt nga lajmet qė u vijnė prej falimentimeve tė multinacionaleve nėpėr botė.

Por Shqipėria ka ende disa avantazhe, meqė ēmimet janė tė ulėta dhe nuk kanė pėsuar rritje gjate vitit, por as renie si kohė krizė. Gjithsesi, kjo ka ndihmuar deri diku, meqė pėr kėtė vit, shifrat e dhėna nga shoqata e ndėrtuesve shqiptar ne muajin (tetor) nuk ishin dhe aq shpresėdhenese. Rreth 800 ndėrtues qė nga fillimi i kėtij viti e deri tani nuk kanė bėrė asnjė shitje dhe janė rreth 4000 apartamente tė pashitura ende.

‘Vetėm unė njoh tė paktėn 5 agjenci imobiliare qė kanė mbyllur dyert deri tani’, - thotė drejtuesi i agjencisė Irea Real Estate, nė Vlorė, Florat Brahimaj. ‘E dija se kriza do tė na prekte dhe ne, por besoj se, ajo qe po kalon Shqipėria, ėshtė me tepėr krizė e importuar, jo reale ’ pohon ai.

Aktualisht qeveria shqiptare po i bėn thirrje tė huajve dhe shqiptareve tė blenė shtėpi e tė investojnė nė Shqipėri, por problemi i ligjit me pronat vazhdon tė jetė njė prej pengesave kryesore aktualisht.

Emigrantėt janė klientėt e preferuar, aq sa, bankat, kanė ideuar njė sėrė iniciativash pėr krijimin e kredive tė reja, por kohėt e fundit numri i kreditoreve tė klasifikuar ‘tė kėqinj’, ka ardhur nė rritje dhe kjo i ka prerė disi hovin.

Si pasojė e krizės, pėr firmat ndėrtuese po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė tė likuidojnė bankat, ashtu dhe si pėr klientėt e vegjėl humbja e vendit tė punės, apo falimentimi i njė biznesi, nė shumė raste e bėn tė pamundur kthimin parave.

Fqinjėt tanė i kanė ulur mjaft ēmimet e shtėpive dhe te tokave, por, vendi ynė mbetet mė i preferuar pėr blerje, sidomos zona bregdetare e jugut, si Sarandė, Vlorė, apo Velipojė, Shėngjin etj.

Blerės tė fuqishėm janė arabėt, qė kėrkojnė gjithnjė me tepėr shtėpi nė bregdet me sipėrfaqe tė mėdha dhe rusėt qė tani kanė filluar t'i hedhin sytė nga riviera; mė pas vijnė gjermanėt qė preferojnė veriun, tiranėn, velipojėn dhe shėngjinin. Anglezėt dhe vendet nordike janė mė tepėr tė prirur tė blejnė apartamente dhe mė pak troje. Blerės diskret mbeten politikanėt. Kėta tė fundit kanė tendencė t’i blejnė shtėpitė me emra jo tė tyre, por tė familjarėve tė vet.

Ēmimet mesatare tė shtėpive nė bregdet shkojnė nga 700-1400 € pėr zonat e bregdetit, nė Tiranė nė 3000 €; ndėrsa nė Durrės ėshtė mesatarisht 1000 € pėr metėr katror.

Aktualisht ndėrtuesit janė nė pritje tė fillimit tė rimėkėmbjes ekonomike, por sytė pėr momentin i kanė drejtuar nga shqiptarėt qė punojnė e jetojnė nėpėr vende tė huaja, mundėsisht ato qė kanė dalė nga recensoni, por qė nuk lihen jashtė fokusit dhe kosovarėt e pėr tė ciėet Shqipėria po bėhet vetėm dy hapa larg shtepisė.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 994 here