Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

10/26/2009 5:09:16 PM

Eliza Dushku, puthja me Rick Fox

Eliza Dushku, e cila luan rolin kryesor nė serialin televiziv 'Shtėpi kukullash', thuhet se ėshtė dashuruar me aktorin me ngjyrė, kanadez, qė ėshtė njė nga ish-yjet e basketbollit profesional amerikan, Rick Fox.


Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com
26 Tetor 2009


LOS ANGELES CALIFORNIA - Fjalėt janė se ata tė dy, Eliza Dushku, aktorja me origjinė shqiptare e basketbollisti ''pensionist'' Rick Fox, aktualisht artist filmash, duket se po ecin nė njė marrėdhėnie dashurie, teksa ata janė parė se kanė shkuar sė bashku pėr disa herė, nė plazhet ekzotike tė Miami Beach nė Florida dhe kazinotė e Las Vegasit nė Nevada.

Eliza Dushku, e cila luan rolin kryesor nė serialin televiziv "Shtėpi kukullash", thuhet se ėshtė dashuruar me aktorin me ngjyrė, kanadez, qė ėshtė njė nga ish-yjet e basketbollit profesional amerikan, Rick Fox. Fjalėt thonė se tė dy sė bashku janė parė nė ''marrėdhėnie tė nxehta''.

Megjithėse nė sytė e gazetarėve "ata janė duke u pėrpjekur tė fshehin marrėdhėnien e tyre, nuk mund tė mohojne ndonjė tė puthur tė nxehtė qė kanė fokusuar paparacėt. Disa revista rozė amerikane thonė se ata vetė deri tani nuk kane mohuar se behet fjale pėr njė lidhje te nxehtė''.

Lajmin e dha revista “Star Magazine”, e cila i "akuzon" se ata janė nė fillimin e njė lidhje tė re dashurie. Revista shkruan pak ditė mė parė se "ajo (Eliza) ėshtė plotėsisht e pushtuar me tė (Rick Fox) dhe ata tė dy kalojnė njė kohė tė mrekullueshme sė bashku".

Para se tė niste kėtė romancė tė saj, tė dyshuar me Rick Fox, Eliza Dushku ka pasur njė lidhje dashurie me Brad Penny, i cili aktualisht luan pėr Major League Baseball pėr Boston Red Sox. Megjithatė, Eliza njoftoi qysh nė fillim tė shkurtit tė kėtij viti qė e kishte "prishur" lidhjen imtime me Brad Penny.

Ndėrsa pėr Rick Fox, revista “Star Magazine” thotė se ai mė parė ishte i martuar me aktoren dhe kėngėtaren Vanessa Williams dhe se ata kanė njė vajzė me emrin Sasha.

HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 477 here