Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

10/22/2009 12:11:15 PM

Intervista qe dha shkrimtari Ismail Kadare per Euronews

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadar ėshtė fitues i ēmimit Princi i Asturias pėr kėtė vit. Shkrimtari ėshtė shqiptar njė nder me te vlerėsuarit ne vendin e tij, ne nivel ndėrkombėtar, qe nga vitet 60-te. Ai jeton ne Paris nga 1990-ta, kur ra diktatura e Enver Hoxhės ne Shqipėri, ne te njėjtėn kohe me murin e Berlinit. Kritika i vlerėson romanet e tij, si nje dėnim te hapur kundėr ēdo lloj forme te totalitarizmit.


22 Tetor 2009
info@hermesnews.org





Ishit dhjete vjeē kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi njė regjim totalitar ne Shqipėri. Pra jeni rritur me kėtė sistem politik. Pėr te pėrshkruar zbulimin tuaj drejt lirisė, keni thėnė se kaluat neper rrugėn drejt letėrsisė.

Kadare: “Ėshtė shume e thjeshte dhe shume e logjikshme: kam filluar te shkruaj qe kur isha 11 vjeē. Ne atė moshe askush nuk ėshtė i shtyre drejt letėrsisė pėr arsye politike, apo ideologjike. Unė besoja se po jetoja ne njė vend si te gjithė te tjerėt, nuk kuptoja se nuk kishte liri. Ja pse them se, une arrita drejt lirisė duke pėrshkruar letersine, sepse kam njohur letėrsinė kur akoma nuk kisha asnjė ide se cfare ishte ajo. Kuptova, se cfare ishe dhe cila ishte situata ne Shqipėri kur u bėra student. Dhe kjo ėshtė dhe ajo qe kam thėnė ne shkrimet e mia”

Si u zhvillua ndėrgjegjshmi juaj pėr sistemin totalitar?

Kadare: “Nuk ka qene shume e vėshtirė. Tani mund te imagjinohet se kjo gjė pėrben njė zbulim te madh. Por nuk ėshtė ashtu. E mora vesh menjėherė se Shqipėria ka qene njė vend me njė defekt te madh: mungesa e lirisė. Ne Shqipėri ishte e mundur te dėgjoje radiot perėndimore madje dhe te shikoje tv-te perėndimor. Pra nuk mund te themi se nuk e dinim apo se nuk e vinim re. Nuk kemi qene te verbėr, jo ne Shqipėri nuk ishin te verbėr me siguri. Regjimi ishte shume i ashpėr, shume stalinist. Represioni ishte i tmerrshėm. Por ne ishim te vetėdijshėm pėr kėtė.”

Kėtė vit celebrohet 20 vjetori i rėnies se murit, por ne 1989 ishte dhe viti i masakrės ne sheshin Tienammen. Ju e jetonit ne njė vend qe ka qene aleati i pare i Urss dhe i Kinės, para se te izolohej komplet: si i pėrjetuar kėto evenimente?

Kadare: “Me siguri behet fjale pėr dy ngjarje qe kane qene te lidhura drejtpėrdrejt me fatin e vendit tim. Jo vetėm unė por i gjithė popullit shqiptar, te gjithė i kemi ndjekur kėto ngjarje dhe ēdo kush ka nxjerre konkluzionet e veta.”

Ne 1990 ju late Shqipėrinė pėr te shkruar ne Paris. Perse pikėrisht kėtė vit?

Kadaré: “E kam bere me njė qellim te sakte. Shqipėria ngurronte ende mes perėndimit dhe diktaturės, mes shpirtit te lirisė dhe atij te skllavėrisė. Ne atė epoke mėsova diēka qe jo te gjithė e dinin, njė loje shume hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndėrmend te bėnin aleance me Unionin Sovjetik dhe kur them Bashkimin Sovjetik nuk nėnkuptoj atė te Gorbaēovit, apo ate te golpisteve stalinist qe po bėheshin gati te pėrmbysnin pushtetin. Duhej qe ne atė kohe unė duhej te beja diēka te madhe, te largohesha nga Shqipėria, unė isha shkrimtari me i madhe ne vend, dhe duhej te gjeja mėnyrėn pėr t’u thėnė te tjerėve se diktatura po gėnjente akoma. Duhej ta beja pėr te inkurajuar demokracinė dhe pėr te shkurajuar diktaturėn. ‘’

Ne 20 vitet e fundit, jeni vene ne krah te nje populli tjeter shqiptar, ate kosovar qe tani e ka nje vend. Spanja qe ju dha ēmimin, bėn pjese ne vendet qe ende nuk e kane njohur Kosoven si shtet. Cfare ndjeni t’i thoni qeverise spanjolle?

Kadare: “Unė kam mbrojtur lirinė e popullit kosovar, cfare duhej ta kisha bere pėr te gjithė popujt e tjerė. Nuk ishte diēka e veēante, sepse unė jam shqiptar. Ajo ishte njė kauze evidente, ishte nje skandal qe ne Europe nje popull te jetonte ende ne kushte koloniale.

Reputacioni im prej shkrimtari mund te dėmtohej pikėrisht per kete, pasi nuk eshte e lehte per nje shkrimtar qe ai te vazhdoje te pohoje se Jugosllavia duhet te vazhdohet te ndėshkohet per represionin e tmerrshėm ne Kosove. Nuk ėshtė e lehte pėr njė shkrimtar, pasi sipas klisheve shkrimtaret duhej te jene kundėr ēdo lloj dhune, dhe bombardimeve mbi te gjitha. Prandaj nuk e di sesi Spanja nuk i ka justifikuar faktin e mospranimit te pavarėsisė se Kosovės. Mendoj se vendim per Ballkanin e ka marre mbi bazėn e logjikes se politikes se brendshme’’.

Besoni se herėt e apo vone Shqipėria dhe Kosova janė te destinuara te bashkohen?

Kadare: “Besoj qe ekziston njė shtyse pėr unifikim, por me tepėr ne nivelin sentimental, romantik... Nuk ekziston nuk nivelin politik, ne programet e partive psh. Nuk mund te thuhet veē te tjerash se tani shqiptaret kane hequr dore nga ideja se ne jemi njė komb. Por me hyrjen ne BE, besoj se pėr kėtė nuk do te flitet me. Nuk ėshtė me si me pare qe Kosova ishte e ndare nga Shqipėria dhe bėnte pjese ne njė shtet krejt te ndare. Tani Shqipėria dhe Kosova aspirojnė te shkojnė te dyja drejte Bashkimit Europian.”







Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 532 here