Video
10/19/2009 9:39:58 AM
Kur nuk bėhet opozitė
Aktualisht nė Shqipėri nuk ka njė opozitė. Ajo ēfarė sot po bėn Partia Socialiste ėshtė shkatėrruese pėr tė ardhmen e njė vendi qė aspiron pėr tu bėrė pjesė e Bashkimit Europian.
Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
19 Tetor 2009
Bojkoti i Ramės do tė ishte demokratik deri nė momentin qė nuk do tė cėnonte interesat e asaj pjese tė qytetarėve qė e kanė votuar. Pas kėsaj nuk besoj tė ketė hapėsirė pėr kokėfortėsi.
Nė momentin qė ky qėndrim po e ēon tė majtėn nė izolim, po e hedh nė njė qoshe, automatikisht, ajo kėrkon pėrdorimin e forcės pėr tė treguar se ka tė drejtė. Nxitja e forcės sjell kaos, kaosi anarki dhe nė anarki, hynė nė lojė shumė grupe interesi.
Aktualisht nė Shqipėri nuk ka njė opozitė. Ajo ēfarė sot po bėn Partia Socialiste ėshtė shkatėrruese pėr tė ardhmen e njė vendi qė aspiron pėr tu bėrė pjesė e Bashkimit Europian.
Me cilat baza, Shqipėria propozohet pėr tu bėrė pjesė e botės kur nuk ka as njė oponencė nė Parlament? Si do ti pėrfaqėsojė interesat e qytetarėve tė majtė kur ajo nuk do ti thotė jo qoftė dhe njė herė tė vetme propozimeve tė qeverisė?
Vendimi i Partisė Socialiste pėr tė mos qenė prezent nė Parlamend, po vė bazat e 'sistemit tė diktaturės', pra tė njė Institucioni pa opozitė dhe selia rozė nuk mund tė mbrojė kurrsesi votėn e elektoratit tė majtė, nėse nuk i pėrfshin kėto interesa nė qeverisjen e njė vendi. Asnjė forcė politike nuk mund tė bojkotojė Parlamentin, pa i kėrkuar me parė 'leje' elektoratit tė vet.
Unė nuk e di nėse Europa do tė jetė mė e qetė, nėse nė pushtet do tė ishin demokratėt apo socialistėt dhe besoj se nuk do ta shqetėsonte shume ky fakt. Mesazhi i saj ėshtė diēka krejt tjetėr, ajo kerkon metodėn e qeverisjes, kjo ėshtė substanca e demokracisė, dialogu politik, mungesa e se cilės ēon thuajse gjithmonė nė lindjen e forcave ekstremiste.
Ja si lindi fashizmi nė Itali, nė vitet 1924. Opozita, kryeneēe bojkotoi parlamentin, si rrjedhojė mazhoranca filloi tė merrte gjithnjė e mė shumė vendime pa patur asnjė kundėrshtar, asnjė oponence dhe kjo hodhi farėn e diktaturės. Lindėn protestat, por lindėn tėpėr vonė... opozitarėt e asaj kohe u eliminuan.
Nuk dua ti jap tė drejtė, mazhorancės, apo ti heq tė drejtėn pėr tė bėrė protesta opozitės, sepse kjo ėshtė demokratike dhe kushdo mund ta kėrkojė; ajo qė me shqetėson ėshtė rezultati i kėtij veprimi.
Shqipėria nuk ka nevojė pėr njerėz qė tregojnė muskujt, qofshin kėta demokratė apo socialistė, por pėr njerėz qe pėrdorin kokėn, njerėz me shumė vizione, mbi tė gjitha ka nevojė pėr energji tė lira.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 557 here