Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

10/6/2009 5:13:32 PM

Dy vende, njė ideal

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha qetėson mediat serbe: 'Ideali kombėtar i shqiptarėve ėshtė ideali europian'. Thaci: ' Kombi yne do tė punojė pėr standartet euroatlantike.'


Doriana Metollari
6 Tetor 2009


PRISHTINĖ (KOSOVĖ) -

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha i cili ndodhet pėr njė vizitė dy ditore nė Prishtinė, sqaron deklaratat e komentuara si njė provokacion nga disa media serbe dhe ruse. "Kombi shqiptar ėshtė njė dhe i pandarė nė shpirtin dhe identitetin e tij, ndėrsa Shqipėria dhe Kosova janė dy vende tė ndryshme, por ideali kombėtar i shqiptarėve ėshtė ideali europian", tha ai.

"Nuk ka nė botė dy vende qė tė kenė mė tepėr tė drejtė pėr t'u konsideruar vėllezėr se sa Shqipėria dhe Kosova. Shqipėria dhe Kosova nuk janė vende tė huaja pėr njėra-tjetrėn." - tha Kryeministri Berisha, i cili nė kėtė mėnyrė hodhi poshtė komentet e mediave serbe qė nxiten Ministrinė e Jashtme Ruse tė kėrkojė njė reagim nga ana e BE-se pėr ''elimiminin e pengesave qė pengojnė shqiptarėt tė ndjehen tė bashkuar nė tėrė territorin nė tė cilin jetojnė''.







Po nė kėtė konferencė, Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi u shpreh se "dy qeveritė po punojnė pėr tejkalimin e padrejtėsive dhe pėr njė realitet nė njė projekt tė vlerave euroatlantike. Shqiptarėt jetojnė nė shumė shtete, por ne jemi njė komb qė po punojmė fuqishėm pėr zbatimin e standardeve mė tė larta euroatlantike", tha ai. ''Vendet e rajonit duhet t’i konsiderojnė Kosovėn dhe Shqipėrinė si dy vende mike tė partneritetit, bashkėpunimit, paqes dhe stabilitetit", shtoi Thaēi.

Vizita e kryeministrit Berisha, nė Kosovė, u pa si njė hap i mėtejshėm pėr forcimin e marrėdhėnieve mes tė dyja shteteve, ēfarė u hap dritėn jeshile qytetarėve kosovare, por kjo lidhje dhe mbajtja e njė roli aktiv ne arenėn ndėrkombėtare, shikohet me frike nga fqinjėt e Kosovės, te cilėt hera herės bien ne ankthin e ėndrrės shekullore pėr njė ''Shqipėri te Madhe'', ēfarė sigurisht nuk do tė kalonte pa ngjallur vatra zjarri ne Ballkan, por me sa duket dy liderėt ai shqiptar dhe kosovar, e kane kuptuar me se miri se integrimi i Shqipėrisė dhe Kosovės ne Bashkimin Europian ėshtė rruga me e sigurt pėr t’u dhėnė shqiptareve diēka me tė mirė se njė ėndėrr, njė realitet europian.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 647 here