Video
10/4/2009 2:46:48 PM
Beogradi nuk do ta hapė dritėn e gjelbėr'
Goran Bogdanovic, tha se Beogradi zyrtar nuk mendon se ekzistojnė kushtet pėr pjesėmarrjen e serbėve tė Kosovės nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit
info@hermesnews.org
4 Tetor 2009
BEOGRAD- Ministri pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanovic, tha se Beogradi zyrtar nuk mendon se ekzistojnė kushtet pėr pjesėmarrjen e serbėve tė Kosovės nė zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit. Por ai tha se qeveria serbe nuk do tė pengojė askėnd qė dėshiron tė marrė pjesė nė to.
Nė njė intervistė Bogdanovic tha se Beogradi zyrtar nuk do ta pranojė kurrė shtetin e Kosovės.Ministri serb tha se nuk ėshtė reale qė tė pritet nėnshkrimi i protokolleve pėr gjyqėsinė e doganat me EULEX-in brenda kėtij viti, meqė sipas tij nuk janė pėrafruar qėndrimet.
Ai tha se ka shumė probleme pėr tė cilat duhet negociuar. Dy protokollet janė paralajmėruar tė nėnshkruhen pas nėnshkrimit tė protokollit pėr bashkėpunim ndėrpolicor, qė ka ngjallur reagime tė fuqishme nė Prishtinė.
Ministri pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, tha se Beogradi zyrtar do tė pranojė bashkėpunimin me tė gjitha zyrat ndėrkombėtare nė Kosovė, pėrfshirė edhe atė tė BE-sė, qė ėshtė paralajmėruar tė hapet nė veri. Por ai kundėrshtoi bashkėpunimin me zyrėn e pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE-sė, Pieter Fieth.
Zoti Bogdanoviq, a mund tė pritet qė Beogradi zyrtar tė ndryshojė qėndrimin ndaj zgjedhjeve lokale nė Kosovė dhe tiu mundėsojė serbėve lokalė pjesėmarrjen nė to?
Qėndrimi zyrtar i Qeverisė sė Republikės sė Serbisė dhe presidentit ėshtė se nuk ekzistojnė kushtet pėr pjesėmarrjen e serbėve nė zgjedhjet e Kosovės dhe ky qėndrim ėshtė plotėsisht i qartė dhe nuk ka asnjė dilemė.
Ėshtė shumė e sigurt se Beogradi zyrtar nuk do tė hapė dritėn e gjelbėr pėr pjesėmarrjen e serbėve nė tėrė kėtė rrėfim, por nuk do tė satanizojė dhe as ta frikėsojė askėnd qė do tė marr pjesė nė ato zgjedhje. Kjo ėshtė diēka qė vetė qytetarėt, pra serbėt dhe joshqiptarėt do ta vendosin vetė, por thjesht, shteti e ka thėnė tė veten dhe unė besoj se serbėt nė Kosovė do tė dėgjojnė qėndrimin e shtetit tė Serbisė.
Po, por nė mesin e subjekteve politike qė janė regjistruar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje, janė edhe mbi 20 subjekte tė serbėve tė Kosovės. Mund tė vlerėsohet se Beogradi gradualisht po e humb ndikimin e tij nė mesin e qytetarėve serbė tė Kosovės?
Nuk mund tė vlerėsohet ashtu. Ju e dini se sa serbė dhe shqiptarė jetojnė nė Kosovė. Numėroni vetėm kėtė shpėrputhje tė pjesėmarrjes ose paraqitjes sė subjekteve, sipas sė cilės secili serb qė ėshtė paraqitur dėshiron tė ketė partinė e vet qė tė marrė pjesė nė kėto gjėra.
Ajo qė ėshtė mė me rėndėsi asnjė parti relevante, qė ekziston nė Kosovė, nuk ėshtė paraqitur nė kėto zgjedhje. Grupe qytetarėsh ose parti politike qė nuk mund tė marrin as edhe 0.01 pėrqind tė votave janė paraqitur dhe vetė zgjedhjet do ta tregojnė kėtė.
Atėherė nė ēfarė rasti do tė mund tė vendoste Beogradi qė tė lejonte serbėt e Kosovės tė marrin pjesė nė zgjedhje?
Nė kėtė moment sigurisht nuk ekzistojnė kushtet e tilla, sepse e dimė se Kuvendi i Kosovės e ka shpallur nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė e Kosovės dhe nuk mund ta kuptojė qė ne tė marrim pjesė mbi bazėn e kėtyre kushteve.
E dyta, kjo ėshtė hera e parė qė nga vitit 1999 e deri sot, qė Qeveria e Kosovės dhe Kuvendi i kanė shpallur zgjedhjet e nė tė kaluarėn ato organizoheshin nga OSBE-ja ose UNMIK-u. Tani kemi njė situatė qė zgjedhjet organizohen nga organet e njė shteti qė Serbia nuk e njeh dhe qė kurrė sdo ta njoh, prandaj ėshtė iluzion qė tė pritet qė Serbia tė ftojė serbėt tė marrin pjesė nė kėto organe.
Ka njoftime qė thonė se nga mesi i javės do tė takohen pėrfaqėsues tė EULEX-it me zyrtare tė Serbisė pėr tė filluar zbatimin e marrėveshjes pėr bashkėpunim ndėrpolicor. Do tė ketė bisedime tė tjera pėr protokolle tė tjera.
Ne jemi tė gatshėm qė tė zgjidhim problemet qė ekzistojnė nė Kosovė dhe nuk ka asnjė dilemė. Kėtė e kemi dėshmuar me nėnshkrimin e e protokolleve ndėrmjet MPB-sė sė Serbisė dhe EULEX-it. Gjithashtu po bisedojmė edhe pėr doganat dhe pėr gjyqėsinė dhe thjesht duam tė zgjidhim problemet qė ekzistojnė nė kėto hapėsira.
Ne nuk ikim nga problemet dhe nuk duam ti fshehim ato, por duam qė tė pėrballemi me to dhe ti zgjidhim. Por natyrisht se nuk mund tė bėhemi servilė dhe tė pranojmė ēdo gjė qė shkon nė dėm tė bashkėsisė serbe dhe tė Republikės sė Serbisė. Ne jemi pėr bashkėpunim dhe pėr partneritet, por po e pėrsėris: vetėm me misionet e bashkėsisė ndėrkombėtare, nė kėtė rast me EULEX-in dhe UNMIK-un, KFOR-in dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare.
Kur pritet nėnshkrimi i protokolleve tė tjera?
Mendoj se nuk ėshtė reale qė tė pritet qė kjo tė ndodhė gjatė kėtij viti, sepse thjeshtė as nuk kemi pėrafruar qėndrimet qė tė mund tė presim qė kjo tė bėhet shpejt.
Ka shumė probleme, ka shumė gjėra pėr tė cilat duhet negociuar dhe tė definohen sepse po ju them se nė Kosovė ka rrethana tė tjera. Ju e shihni qė tani shqiptarėt me ēdo kusht duan qė tė forcojnė shtetin e tyre, kurse nga ana tjetėr i keni serbet dhe Serbinė qė nuk e pranon atė shtet dhe do qė ta vėrė nė pikėpyetje njė gjė tė tillė.
E pėrsėris se kjo ėshtė njė vijė e kuqe qė ne sigurisht nuk mund ta shkelim, pra nuk mund tė pranojmė qė tė gjykohet sipas ligjeve tė Kosovės, nuk mund tė pranojmė qė tė hyrat qė mblidhen nė vijėn administrative tė shkojnė nė buxhetin e tė ashtuquajturit shtet tė Kosovės, tė cilin ne nuk e pranojmė. Prandaj ka shumė gjėra rreth tė cilave duhet tė bisedohet, tė negociohet dhe unė jam i sigurt se mund tė arrihet njė zgjidhje.
Zoti ministėr, do tė dėrgohet njė komision i BE-sė pėr tė mbikqyrur kontrollin e kufijve nga ana e Serbisė. Nė kėtė mes do tė mbikqyret edhe kontrolli i kufirit mes Kosovės dhe Serbisė.
Para sė gjithash ky nuk ėshtė kufi por vijė administrative. Nuk ka asgjė kundėrthėnėse kėtu dhe ne jemi tė gatshėm ashtu siē e kemi pėrcaktuar edhe nė protokoll tė luftojmė tė gjitha format e krimit, tė luftojmė tregtinė e armėve dhe tė drogės, trafikimin e njerėzve, qė tė zvogėlojmė sa tė jetė e mundur kontrabandimin e mallėrave qė shkojnė nga njėri apo drejtimi tjetėr. Prandaj kėtu ska asnjė problem.
Dhe sė fundi, ėshtė paralajmėruar hapja e njė zyre tė re tė BE-sė nė veri. Ėshtė pėrmendur se koordinator i saj do tė mund tė jetė ambasadori italian nė Prishtinė, Michelle Giffon. Do tė bashkėpunojė Beogradi zyrtar me kėtė zyre?
Sa na pėrket neve, ne e kemi pranuar shtrirjen e EULEX-it nė gjithė territorin e Kosovės dhe nuk kemi asnjė problem qė tė hapet zyra e BE-sė, por jo zyra e Pieter Feithit. Nėse kjo do tė jetė zyra e Pieter Feithit, sigurisht se nuk do tė bashkėpunojmė. Por, aty duhet tė jetė i pranishėm edhe Kėshilli i Evropės, Komisioni Evropian, EULEX-i etj.
Nuk mund tė pranojmė diēka qė punon nė interes tė shtetit tė Kosovės, por njė zyrė qė do tė punojė nė tė mirėn e tė gjithė qytetarėve. Jo si zyra e Pieter Feithit qė ka trajtuar vetėm njėrėn palė, qė ka bėrė gjithēka qė tė fusė serbėt nė institucione dhe qė nuk ėshtė pėrkujdesur pėr asnjė gjė tjetėr pėr ta. Kjo pėr ne ėshtė e papranueshme. Por nga ana tjetėr ne jemi tė gatshėm qė tė pėrkrahim njė zyrė tė tillė qė do tė punojė pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve, por po e pėrsėris jo si ajo e Pieter Feith, me siguri.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 445 here