Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

9/30/2009 9:09:26 AM

Dekreti mbi sigurinė dhe emigrantėt

Kendi i Avokatit/ Pėrshėndetje Z. Avokat. Jetoj nė Itali qė prej dhjetė vitesh dhe do tė desha tė informohem mė mirė mbi modifikimet e fundit tė normave mbi tė huajt dhe klandestinėt nė veēanti.. A mund te aplikohen ato pėr ata qe kane bere kėrkese pėr t’u legalizuar?


info@hermesnews.org
30 Shtator 2009


Shteti Italian ka ashpėrsuar normat qe janė te lidhura me qėndrimin, banimin, largimin dhe dėnimin e krimeve te te huajve, me futjen ne fuqi ne datėn 15/07/2009 tė ashtuquajturit "dekret mbi sigurinė".

Para se te shohim disa aspekte tė kėtij dekreti, qe nuk i kemi shqyrtuar deri tani, do tė doja tė specifikoja diēka mbi situatėn e atyre klandestineve qe punojnė neper familje dhe qe kane paraqitur - nėpėrmjet punėdhėnėsve te tyre - kėrkesėn e legalizimit.

Ėshtė e njohur qė periudha e paraqitjes se dokumenteve, me fillim mė njė Shtator, do tė pėrfundojė me datėn tridhjete te kėtij muaj.

Gjate kėsaj periudhe janė tė pezulluara thuajse te gjitha masat e ashpėrsuara mbi klandestinet, por duke filluar nga muaji tetor kėto do te aplikohen rregullisht.


Av. Lulzim Hamitaj
info@studiolegalehamitaj.com
00 39/ 06 3225895


Njė tjetėr ēėshtje e lidhur me kėtė procedure duhet te jete e qarte: kush ka marre njė esplus ose njė ftese largimi (foglio di via) nuk do te pėrfitojė, pasi ata janė te padėshirueshėm ne Itali, dhe pėr te hequr efektin negativ (te bllokimit te procedurės) ata duhet te kishin bere (ose te bėjnė nėse do t'ju mjaftoje koha - para se kuestura te japė pėrgjigje negative ne prefekture) njė kėrkesė speciale ne Ministrinė e Brendshme italiane pėr heqjen e pengesave te esplusit. Kjo kėrkesė duhet te dorėzohet ne ambasadėn ose konsullatėn e Italisė ne Shqipėri.






Duke u rikthyer te dekreti i sigurisė, do te vija ne pah kėto te reja:

1- Largimi me esplus pėr ēdo te huaj (me dokumente) qe dėnohet, pėr njė krim, me me shume se dy vjet burg. Deri ne korrik kjo mase parashikohej pėr ata qe dėnoheshin me me shume se 10 vjet burg;
2- Kush ka marre njė espulsion por nuk ėshtė larguar nga Italia, dėnohet nga njė deri ne 4 vjet burg, ose me njė gjobe nga 5000 - 10000 €, kuptohet qe aplikimi i dėnimit varet nga gjykatėsi, i cili e pėrcakton atė ne baze te personit qe ka pėrballė. Kėtu ndikon pėrsėritja e kundėrvajtjes, pasjes apo jo e dėnimeve penale ose esplusve te tjerė;
3- Kush jep te dhėna identiteti fallco, ose te modifikuara, dėnohet deri ne 6 vjet burg. me pare ishte deri ne 3 vjet;
4- Kush dėnohet pėr njė krim (ēfarėdo), dhe ndėrkohė ėshtė edhe klandestin, dėnimi i parashikuar pėr krimin e kryer rritet deri ne 1/3 e tij;
5- Kushdo qe jep me qira nje klandestini, shtėpinė e vet, dėnohet deri ne tre vjet burg.

Uroj te gjithė lexuesve te zgjidhin problemet (e mundshme) e tyre, pa rene ne grackėn e kėtyre ashpėrsimeve ligjore.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 654 here