Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

9/29/2009 11:28:43 AM

Cekja: 'Nė Shqipėri politikanėt bėjnė humor'

Takim me aktorin humorist Sejfulla Myftari (Cekja i Beratit).


Intervistoi Zylyftar Plaku
botimejonalda@gmail.com
29 Shtator 2009


TIRANĖ - Ėshtė qytetari mė i njohur nė Berat por kjo vetėm sa pėr pėrcaktim krahinor, sepse Cekja ėshtė i njohur gjithandej ku jetojnė shqiptarė. Shumė herė nėpėrmjet ekranit por pėr fizikun dhe plastikėn qė ka, ėshtė i dallueshėm edhe nga ata qė e kanė parė qoftė edhe njėherė nė ekran.

Sejfulla Myftari ėshtė njė nga aktorėt humorist me tė suksesshėm nė Shqipėri. Ka lindur nė fshatin Qafė tė Skraparit mė 02 shkurt 1940, ndėrsa ėshtė arsimuar, ka punuar dhe jetuar nė qytetin e Beratit, fillimisht punėtor e mė pas me trupėn amatore tė estradės sė ndėrmarrjeve.

Talenti i tij ra nė sy dhe u aktivizua me estradėn profesioniste tė Beratit. Punoi pėr njė kohė tė gjatė nė teatrin profesionist tė qytetit tė Beratit dhe nė teatrin e varietesė sė Tiranės ku ka krijuar mjaft role tė suksesshme qė janė mirėpritur nga shikuesit e skenės dhe ekranit tė madh e tė vogėl, brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Pėrveē vempritarisė skenike ka interpretuar edhe nė shumė filma humoristik, kryesisht nėn drejtimin e regjisorit dhe skenaristit Arian Ēuliqi si: “Fundi i marrėzisė” (1995), “Gjithė fajet i ka paraja”, “Zeqo Pilafi” (1996), “Dashuri me krisma”, “Muēo” (1997); “Borxhliu”, “Zafiri” (1999); “Njė baba tepėr”, “Lluka-babai”, etj. etj.

Qė nga viti 1970 e deri nė vitin 2009 ka mbi 180 role, nga tė cilat 19 telekomedi me artistėt Koēo Devole, Leka Bungo, Arian Ēuliqi etj. Nė mendjen e spektatorit mbeten si njė togfjalėsh batutat “Tė zuri buēko tė zuri”, “Aoo Ushnja”, “Dridhe belin dridhe”, “Yp Xhixhi” etj. Aktualisht vijon tė punoi nė Qendrėn Kulturore tė Beratit.

Ceke, tė emocionojnė intervistat, apo i ke si buka me djathe?

A po ē’ini ju gazetarėt ore! Ku ta gjeni pa, nė mes ta muhabetit dhe cėėėk tė fusni pyetjen, tė kapni pa mendje. Mė emocionojnė tė them tė drejtėn, sidomos kur kam diēka qė dua ta them por nuk e them dot. Ua kam marr dorėn po ama jo si buka me djathė de.

A e di Cekja famėn e tij?

Pėr njė aktor humori, tė dijė se sa vlerė ka nė karrierėn e tij, kjo duket qė nė pėrshėndetjet e njerėzve, batutat qė hedhin. Nė Maqedoni, kur isha para disa viteve mė bėri pėrshtypje fakti qė atje mė njihnin dhe mė donin. Nė Strugė pritja ishte e rrallė. Lajmi “Ka ardhur humoristi prej Shqipnie” u pėrhap aq shpejt sa qė tek klubi ku qėndroja mė rrethoi njė grumbull shumė i madh njerėzish qė mė detyroi qė tė dilja nė njė si shesh dhe tė luaja diēka nga repertori im.

Dini ta krijoni shpejt skenėn, pėrshtateni, improvizoni?

Natyrisht, aktori humorist ėshtė mė praktik, mė jetėsor, mė i pranueshėm, megjithėse humori ėshtė njė gjini e vėshtirė. Dramėn e bėnė gati ēdo njeri, e bėnė gjithkush veten por humorin nuk e bėnė ēdo person.

Ceke, a ka tė dhėna pėr tu bėrė humorist gjithkush qė bėnė shaka me njerėzit?

Njerėzit qė bėjnė humor aty pėr aty komunikojnė vetėm me njė rreth tė ngushtė njerėzish si miq e shokė por nuk nxjerrin dot gjė nė skenė. Ėshtė gjė tjetėr qė tė bėsh humor nė skenė.

Po kokėn pse e qethni zero? Hynė edhe kjo nė rol apo pėr snobizėm? U duket vetja modern?

Koka qethet pėr disa arsye: Pėr ti rezistuar mungesės sė ujit. Nė Berat ka vite qė flasin pėr njė projekt tė KFV-s gjermane qė Berati tė ketė uji 24 orė por nuk ka gjė, ka vetėm llafe. Sa tė zėmė ndonjė palavi unė mė mirė e qeth kokėn zero. Ēuditem me disa qė e mbajnė flokun lidhur bisht si femrat. Nuk e di si bėjnė sepse nuk kanė ujė tė lajnė fytyrėn. Nejse punė e tyre. E dyta; kur qeth kokėn time mė duket sikur qeth partitė politike e ato do zoti si fara e hidhėsit apo si ajo ferra qė kur i kėput kokėn ēojnė nga dy a tre bimėza. Kot thonė se do bashkohen tė majta a ē’thua. E kanė biznes e nuk bashkohen. E treta ndihem mė i lirshėm. E katėrta pėr arsye roli. E nisa qė tek roli i Xhixhit, tek roli i doktor Zeqo Pilafit dhe vura re qė koka e qethur mė shkonte me karakteret. Ehuu, sa ka zanati...

Ceke, sa tė paguajnė pėr njė rol, apo ėshtė sekret?

Jo mo nuk ėshtė shumė sekret sepse ca gjėra dihen. Ja tė marrėsh 25 000 lekė pėr njė telekomedi njė orė e 20 minuta ja vlen?! Thuaje ti, vlerėsoje. Po hajt ca nga Shteti e ca nga Meti e dalim. Telekomedia kėrkon mbi njė muaji punė nė xhirime me shumė sakrifica.




Nuk gjeni sponsor o Ceke pėr filmat qė bėni?

Sponsorėt nuk zihen kollaj, janė si ngjalat. Duanė gjethe fiku ti kapėsh se tė shkasin. Me njė fjalė tė jesh politikanė i kap qė tė japin pėr fushata se pėr libra e komedira. Mahzalla more. Ata nė mė tė shumtėn sponsorizojnė politikanėt se atje e nxjerrin atė qė japin me tendera. Cekja me shokė bėjnė humor e jo tendera. Por mos ta mohojmė se ka edhe dashamirės por pak gjen sponsorė nė kėto punė.

Ju vazhdoni tė qėndroni nė Berat. Pse nuk bėni si shumė tė tjerė; ikni prej Beratit, nė Tiranė! Apo ėshtė pamundėsia financiare pėr tė realizuar shpėrnguljen?

Kėtė pyetje ma bėjnė shumė dhe u them se nuk largohem nga Berati, sepse e ndjej veten shumė mirė kėtu, mes shokėsh dhe miqsh. Problemet e artit i zgjidh qė kėtej. Tani kam krijuar njohje, lidhje. Kam edhe ca miq tė mirė qė janė Vodafoni, AMC-ja ose Igėlli, qė mė sjellin vėrtet mė afėr me ata qė kam lidhje. Nga pak rrogė tek kultura e nga pak lekė tek privati. Pikė pikė mbushet pagurja se shishe nuk duamė ne. Kėnaqemi me pak.

Jeni i pėrshtatshėm pėr komik teatri apo vetėm pėr estradė?

Nuk ėshtė fjala pėr specifikėn e komikut, por teatri ka pėrgatitjet e gjata, gjė qė e kushtėzon shumė njė aktor estrade. Ndėrkohė unė pėrgatitem shpejt pėr njė koncert diku brenda vendit, jashtė etj.

Telekomeditė, ashtu si edhe Roland Trebicka i kini fort pėr zemėr, megjithėse tė dy ini tė zhanrit komik, “Jovan Bregu” ėshtė aktor teatri ndėrsa ju aktor estrade. Pse nuk luani bashkė? Mos ndoshta ekzistojnė klane apo jini tė dy gjela dhe nuk qėndroni dot nė njė qymez?

Jo more se nuk bėhet fjalė as pėr klane e as pėr gjela. Fakti qė unė dhe Rolandi nuk luajmė bashkė nuk varet nga ne por nga regjisorėt. Zakonisht unė luaj me realizimet e Arian Culiqit qė ėshtė edhe skenarist, ndėrsa regjisori i Trebickės nė rastin qė thoni ju ėshtė Pali Kuke.

Ju jini vetėm interpretues i rolit apo edhe krijues?

Krijimtaria ime nuk ėshtė edhe aq nė letra se sa nė skenė. P.sh vetėm shprehja “Yp Xhixhi” qė ėshtė kthyer nė batutė nuk ka qenė nė skenar.

D.m.th. improvizoni nė role?...

Nėqoftėse aktori humorist nuk improvizon bie nė stampa, nė klishe, ngurtėsohet.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr jetėn artistike nė Berat?

Berati ėshtė qytet me njerėz artdashės por ka njė fatkeqėsi tjetėr; ikjen masive tė qytetarėve dhe artistėve. Kjo ka edhe arsyen e vet sepse edhe jeta artistike ėshtė e vaktė.



Ju do ta linit skenėn nga varfėria?

Baaah! Ē’ėshtė ajo fjalė?! Po rri dot peshku pa ujė ore. Tė paktėn uji pa le sa ushqim.

Kush dominon nė varfėrinė kulturore institucionale mungesa e fondeve apo mungesa e dėshirės pėr tė zhvilluar artin?

Qė tė dyja, po mė shumė e dyta.

Krahasuar me fusha tė tjera tė jetės, mendon Cekja se edhe humori kalon krizė, apo kriza e fushave tė tjera shėnon kulmin e humorit?
Arti nė tėrėsi ėshtė nė krizė. Pėr humorin lėnda e parė ėshtė pa hesap, por duhet fabrika qė ta pėrpunojė dhe ana financiare. Si puna e atyre domateve qė ka prodhim por nuk bėhet salcė se nuk ka fabrika sepse edhe tregu mungon. Humori ėshtė si gjysmė tė gatshmet qė pėrgatitet nė ēast. Nė njė vend tė varfėr ka humor sepse varfėria pjell ēdo gjė e humori ekuilibron gjėrat.


Sa role ke realizuar dhe cilin nga rolet pėlqen vet mė tepėr?

Afėrsisht mbi 170 role qė nga viti 1970. Kam role nė telekomedi me Koēo Devolen, Leka Bungon, Arian Culiqin etj. Nuk jam nė gjendje tė dallojė se cilin dua mė tepėr ashtu si ai prindi me shumė fėmijė qė nuk ndan dot. Po kur njė togfjalėsh mbetet nė mendjen e spektatorit si batutė, kjo do tė thotė se roli ėshtė i arritur. Unė nuk po pėrmend role por batuta si “Tė zuri o buēko tė zuri”, “Aooo Ushnja”, “Yp Xhixhi”, “Dridhe belin dridheee” etj.

Thonė se futeni nė rol pas gotės sė rakisė. Ėshtė e vėrtet se pa atė mikeshė nuk do tė ishit ky virtuoz qė jeni?

Skena nuk ngatėrrohet me jetėn. Vėrtet qė po tė pi pak bėhem i kėndshėm por nė rol nuk hyj kurrė i dehur. Njerėzit nuk mund tė mė shohin veēse me syrin e skenės dhe tė ekranit. Presin nga unė qė gjithēka qė nxjerr nga goja ti bėjė pėr tė qeshur. Ata nuk duhet tė shohin tek unė njė Ceke tjetėr. Jo se ju gazetarėt jini tė ēuditshėm. Kur bėra njė aksident nė fshatin Poshnje tė Beratit, shtypa njė person dhe qėndrova nė vend. Gazetarėt erdhėn mė para se policia dhe unė nga mimika e fytyrės pas asaj qė kishte ndodhur u isha dukur se po qeshja. Ja kėshtu mė thanė.



E ka dashur puna, apo e ka shtytur diēka tjetėr Ceken qė tė luaj rolet e borxhėlinjėve, matrapazėve?

Artisti duhet tė jet i tė gjithave dhe i besueshėm, duhet tė ngacmojė jetėn e pėrditshme. Ai duhet tė kap tipiken dhe ta kthej nė groteske se ndryshe nuk do tė ket jetėgjatėsi. Meritė ėshtė qė krijimtaria tė jet e qėndrueshme, tė mos jetė limonadė.

Mendon Cekja se nuk u duhet politika artistėve?

Politika jo por politikanėt u duhen shumė se janė figura shumė tė mira dhe shumė interesante pėr publikun qė kur i shikon nė realitet i mer seriozisht dhe kur i shikon nėpėrmjet artistėve gajaset me ta.

Po ju pse nuk kini luajtur role politikanėsh?

Se do ta pėsoja si Koēo Devole...

Politikanėt shqiptar i gjejnė batutat mė shpejt, po ju Ceke mund tė mėsoni nga ata si artist?

Po vazhduan kėshtu do tė na falimentojnė. Mjafton qė tė shikosh njė seancė parlamentare dhe bindesh se janė humoristė mė tė mirė, bile edhe skenarist?...

Ceke, ju kini bashkėpunuar shumė me Koēo Devolen. Duket se kishte gjetur tenxherja kapakun. Tashmė qė erdhi nga amerika kini plane?

Me Kocon kam bashkėpunuar qė herėt dhe ja vlen tė punosh me tė. Qė erdhi e di dhe isha i bindur se do tė vinte pėr arsye se nuk rri dot rosaku pa pellgaēe.

Cila ėshtė partnerja juaj mė e kombinuara?

Ėshtė interesant edhe aktore femra, bile ėshtė e domosdoshme qė tė jenė nė skenarė. Pranvera Veizi ka qenė mė e preferuara, Mariana Kondi po ashtu. Kam punuar me aktoren fierake Hajrie Rondo me disa komedi e cila u bė e famshme tek filmi “Pėrrallė nga e Kaluara” me regjisor Dhimitėr Anagnostin.

A kini ndonjė idhull nga artistėt e huaj apo model?

Ben Hill ėshtė njė nga ata. Megjithatė ēdo artist ka bukurinė dhe veēantinė e vet. Ėshtė si puna e njė panairi lulesh ku secila ka aromėn dhe bukurinė e vet.

E dini se ngjani me aktorin francez Lui de Fine’ dhe a keni provuar qė tė luani koprracin e Molierit, mė duket se ju shkon fikės fare?

Po ē’paske qenė more ti Zylyftar mė paske qepur me sy. E di se mund ta luaj shumė mirė koprracin po nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia nė kėta teatrot tanė magazina karrigesh.

Do tė luani deri sa tė jeni shumė i plakur, pra deri kur do tė ini aktor aktiv?

Sa tė mė punoj do ta luaj…d.m.th. deri sa tė flas dhe tė mos lėviz dot. Po edhe po qe se do tė rregullojė dhėmbėt, do mbaj njė palė dhembė rezervė pėr tė rregulluar rolet me dhėmbė ēapraēik.






Ceke roli e dėmton pamjen apo pamja rolin?

Humori ėshtė dhunti dhe nuk e dėmton pamja por ajo i jep kripėn dhe piperin. Aktori ėshtė elastik.

Beson aktori i humorit nė rolin edukativ tė humorit?

Ajo qė nuk mund tė thuhet seriozisht mund tė thuhet me tė qeshur. Qėllimi i humorit ėshtė qė edhe tė shpotisė edhe tė sensibilizoi. Po ndjeshmėria varet nga natyra e njerėzve dhe e shtetit.

Do tė luaj ndonjėherė Cekja drama?

Unė luaj po njerėzit nuk do tė mė besojnė. Ata do tė nisin prapė tė qeshin. Unė rashė vėrtet nga motori ata kujtuan se bėja humor sepse ėshtė krijuar psikoza se Cekja na bėnė vetėm pėr tė qeshur.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.



















Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 3132 here