Video
9/28/2009 9:48:37 AM
Nė kėrkim tė opinionit publik
Opinionit publik nuk i ėshtė kushtuar vėmendje pėr tu kultivuar dhe pėr ta bėrė atė sa mė qytetar.
Nga Isidor Koti
28 Shtator 2009
TIRANE - Me tė drejtė opinioni publik shqiptar pretendon vazhdimisht tė gjejė tė shprehur vetveten tė shprehur nė ēdo kohė, qoftė edhe nė kėtė fazė tė adoleshencės sė vonuar tė demokracisė nė vend.
Pavarėsisht origjinės, mentalitetit e psikoformimit, artikulimi i vullnetit qytetar pėrbėn thelbin e lirisė dhe tė klimės sociale. Kėtė periudhė po gjendem pėrballė njė fluksi tė gjerė mendimesh e debatesh nė programin tim radioteleviziv nė kryeqytet, duke trajtuar ēėshtje tė rėndėsishme publike dhe mė ka befasuar tej mase ēiltėrsia e qytetarėve tė thjesht.
Isidor Koti/ Radiostinėt, Drejtor
isidorkoti@hotmail.com
18 Shtator 2009
Ata janė edhe njė lloj kundėrpėrgjigje jo vetėm ndaj halleve tė ditės, por edhe ndaj opinionbėrėsve rutinorė. Kėta tė fundit nė jo pak raste e kanė monopolizuar mendimin nėpėr ekranet e televizioneve, duke dalė shpesh edhe kundėr pushtetit ekzekutiv tė shoqėrisė.
Duhet kujtuar po ashtu nga pikėpamja politike se opinioni publik, si fuqi dhe si formė e prurjes sė vendimeve nė shoqėritė bashkėkohore, pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur nė polisin grek dhe kishte kuptimin e shprehjes sė lirė tė qytetarėve. Ndėrsa nė vendin tonė kjo u shpreh shekuj mė vonė, pikėrisht nė fund tė shekullit tė 20-tė.
Ndonėse jemi shfaqur tė brishtė gjatė sistemit tė ri, nė shoqėrinė tonė ende nuk po funksionon kontrolli, kritika dhe nxitja e opinionit publik. Publik nė radhė tė parė do tė thotė ekzistenca e mundėsisė sė pjesėmarrjes nė formimin e njė qėndrimi e jo informimi i tij pas dyerve tė mbyllura.
Kjo ka sjellė edhe mungesėn e konkurencės sė ideve qė burojnė nga tė gjitha fushat e shoqėrisė, nė familje dhe nė shkollė, nė shoqata, ndėrmarrje, kompani etj. Konfrontimi ideor i qyetarėve do tė stimulonte diskutimin e hapur, duke lejuar dhe nxitur pyetjet kėmbėngulėse: Pse dhe si? Madje do ta formonte atė edhe nė qėndrime, nė thellimin e kulturės dhe vendmimarrjes.
Ka disa hapėsira mediatike qė i kushtojnė rėndėsi kėtij opinioni, por kjo mbetetet shumė spontane dhe e pavlerėsuar siē duhet, sepse nė pjesėn mė tė madhe tė kohės dominojnė figurat politike. Nuk do dėshironim tė mbetej ēėshtja e opinionit publik nė nėnkuptimin e vetėm mundėsisė tė pasjes sė mendimit personal, por ai shėrben edhe si bazė pėr pjesėmarrje aktive nė ēėshtjet publike.
Njė tjetėr problem serioz ėshtė fakti qė kėtij opinioni publik nuk i ėshtė kushtuar vėmendje pėr tu kultivuar dhe pėr ta bėrė atė sa mė qytetar. Pikėsėpari, pėrveē artikulimit tė mendimit civil, duhet mėsuar edhe kultura e munguar e tė dėgjuarit.
Nė kėtė pikė, e drejta e formimit dhe e shprehjes sė lirė tė mendimit dhe tė tė dėgjuarit tė mendimit tė tjetrit ėshtė e lidhur ngushtė edhe me misionin e medias,e cila ėshtė treguar shumė pak e hapur dhe sporadike ndaj krijimit tė njė aeropagu publik, i cili do tė mblidhte mendimet, do ti koncentronte e do ti jetėsonte ato pėrmes politikave tė tė zgjedhurve nė pushtetin politik.
Sot opinioni publik mund tė ishte edhe mė i fuqishėm, por mjedisi politik e ka pėrvetėsuar zėrin e tij, duke pėrdorur mekanizma paralizues dhe nga debati i hapur brenda medias e ka zhvendosur atė nė tavolinat e kafeneve. Pushteti i kėtij opinioni ėshtė shprehur vetėm njė herė nė katėr vjet pėrmes votes, ndėrsa gjatė pjesės tjetėr tė kohės ėshtė folur me pėrshtypjeve dhe ndjeshmėri interesash tė ngushta.
Nė mjedise jo vetėm mediatike, por edhe nė shkolla, ambiente pune, kulturore etj, ky opinion mund ta pėrdorė fuqinė e tij, duke kėmbėngulur me qytetari dhe forcėn e argumentit pėr tu zbatuar nė vendimet qė merren ēdo ditė ndaj tij.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė format mė tė padukshme tė censurės sė kamufluar tė demokracisė shqiptare mbetet mungesa e shprehjes sė kėtij opinioni, i cili po diktohet dhe po orientohet nė klane dhe jo nė interesat konkrete qė i pėrkasin atij.
Kjo situatė ka ardhur deri nė atė farė feje, saqė qytetarėt nuk i besojnė mė edhe ngritjes sė zėrit tė tyre. Ky ngurrim pėrbėn edhe melodramėn mė tė spikatur tė demokracisė sonė, e cila ėshtė pozicionuar drejt kaheve dhe jo drejt qėllimit.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 597 here