Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3532 here

On line 1074 dite

video »

9/24/2009 10:46:34 AM

Tanush Shaskaj, universitet tė mos varen nga politika

Ekskluzive/ Flet Rektori i Universitetit tė Vlorės 'Ismail Qemali' Tanush Shaskaj: 'Me gjithė insistimin tim pėr te gjetur njė rruge te ndėrmjetme, Senati dhe gjithė kolektivi i pedagogeve janė plotėsisht kundra idesė qe kėta studente te vijnė ne UV. Pra ne do te pezullojmė regjistrimin e gjithė studenteve me mesatare nen 6 derisa te kemi njė vendim gjykate pėr kėtė ēėshtje.'


Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
24 Shtator 2009


VLORE - Universiteti i Vlorės 'Ismail Qemali' rikthehet nė qendėr tė opinionin publik, pas urdhrit te dhėnė nga Senati i kėtij Universiteti pėr mospranimin e studenteve qe kane mesataren nen notėn 6.

Urdhri ka sjelle njė pėrplasje te vėrtete me Ministrinė e Arsimit dhe te Shkencės, e cila nga ana tjetėr ka urdhėruar regjistrimin e kėtyre studenteve neper bankat e shkollave.

Rektori i Vlorės, Tanush Shaskaj pretendon se Ministria ka qenė nė dijeni tė kėtij urdhri shumė kohė pėrpara dhe ngulmon nė faktin se 'MASH duhet t'a kishte futur kėtė kėrkese nė formularin e studenteve'.

Me njė fjalė, beteja vazhdon dhe fakt ėshtė qė shumė studentė ende nuk janė regjistruar nė asnjė Universitet. Pėr Rektorin Shaskaj mund tė ketė dhe rrugė tė mesme, por, hė pėr hė ‘pozicionet tona janė shumė larg me njėra-tjetrėn’.






Ēfarė po ndodh realisht nė Universitetin e Vlorės?

Nuk po ndodh shumė, pėrveē faktit qe disa prindėr pretendojnė te regjistrojnė fėmijėt e tyre me zor ne UV. Puna jone ėshtė penguar kėto dite dhe mendojmė se do te krijojė probleme nė fillimin e fazės se dyte te regjistrimeve ne 25 shtator.

Keni deklaruar se do te mbyllni Universitetin e Vlorės? Vazhdoni t’i qėndroni ende kėtij mendimi?

Natyrisht qe ėshtė vendimi i fundit qe unė dua te marr, por primare pėr mua ne kėto momente ėshtė siguria e stafit dhe siguria e institucionit. Ne jemi te detyruar te pėrplasemi me individė te pakontrolluar dhe ne shumicėn e kohės ne ambientet e universitetit nuk ka prezence policie. Viti akademik ka me pak rendėsi pėr ne, sesa siguria e stafit dhe e studenteve te tjerė. Qofte edhe njė student apo pedagog te gėrvishtet, kjo do te acaronte gjithė ambientin. Ne se siguria cenohet unė do te urdhėroj mbylljen e Universitetit te Vlorės deri ne qetėsimin e situatės dhe sigurimin e cilėsisė. Me veprimet dhe deklaratat qe vijnė nga MASH ne kemi dyshimet tona ne se viti akademik do te filloje normalisht.

Flitet se studentet u njohėn me kėtė urdhėr nga ana e Senatit, vetėm pas provimeve. Pse?

Nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Lajmi ka qene i shpallur ne faqen e internetit te Universitetit qe nga Marsi i vitit 2008. Gjate gjithė kohės ne e kemi shpallur kėtė ne media lokale dhe kombėtare, ne intervista, ne biseda televizive etj. Madje gjate fushatės elektorale Ledi Shamku gjate njė debat televiziv me pėrfaqėsues te Ministrisė se Arsimit ka thėne se "PS e mbėshtet iniciativėn e Senatit te Vlorės pėr futjen e mesatares ne pranimet ne universitete". Si mund te pretendoje MASH se ata nuk e dinin kėtė pune. Perse nuk hapin arkivat pėr te gjetur shkresat tona te protokolluara.

Persė i pėrket ēėshtjes se kur e morėn vesh studentet pėr kėtė ėshtė pėrgjegjėse MASH. MASH duhet t'a kishte futur kėtė kėrkese ne formularin e studenteve. Ne e kemi reklamuar kėtė lajm me te gjitha format e mundshme.

Ende ne nuk kemi njė pėrgjigje te sakte perse MASH e refuzon kėtė rregull i cili ėshtė aprovuar sipas Ligjit ne fuqi. Nuk janė respektuar procedurat apo ne si Universitet nuk kemi te drejte pėr te vendosur rregulla te tille? Nga MASH dalin sinjale kontradiktore.

Ne Ligjin shqiptar thuhet se ne qofte se njė institucion qeveritar nuk kthen pėrgjigje brenda 30 ditėve atėherė ēdo propozim hyn ne fuqi. Ne se propozimi ynė ishte i paligjshėm, perse MASH nuk reagoi dhe te na vinte ne dijeni? Ne kėtė mėnyrė do te ishte shmangur gjithė kaosi dhe rrėmuja.

A i prisnit reagimet e Ministrisė dhe ato te Studenteve?

Ne asnjė mėnyrė unė nuk prisja qe MASH do te injoronte hapur Ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar, do te shkelte me te dy kėmbėt autonominė akademike, dhe do t'a kthente gjithė sistemin universitar ne Shqipėri ne njė gjendje kaotike thjesht pėr te mbuluar gabimet dhe shkeljet e hapura te ligjit nga Drejtoresha e Arsimit te Larte.

Sa pėr reagimin e studenteve ai ėshtė i nxitur nga MASH. Strategjia e MASH-it ėshtė e qarte, te nxisė opinionin kundra UV dhe te na detyroje ne te pranojmė diēka qe ėshtė e jashtėligjshme. Makina mediatike pro-qeveritare ėshtė hedhur kundėr meje megjithėse ky debat nuk ka aspak te beje me mua personalisht.


Keni deklaruar se: ‘MASH po e shkel ligjin me tė dyja kėmbėt, ne do ti drejtohemi Gjykatės sė Lartė, madje edhe Strasburgut’..

Ne kemi njė grup juristesh qe po bėhen gati. Me gjithė insistimin tim pėr te gjetur njė rruge te ndėrmjetme, Senati dhe gjithė kolektivi i pedagogeve janė plotėsisht kundra idesė qe kėta studente te vijnė ne UV. Pra ne do te pezullojmė regjistrimin e gjithė studenteve me mesatare nen 6 derisa te kemi njė vendim gjykate pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu zgjidhen problemet ne te gjitha vendet demokratike, dhe kėshtu duhet te zgjidhen edhe ne kėtė rast. Besoj se MASH nuk do te jete kundėr zgjidhjes ligjore te problemit.

Nė tė njėjtėn kohe ne kemi njė grup vullnetaresh, pedagoge e studente, te cilėt po kontaktojnė gjithė institucionet ndėrkombėtare si UNESCO, OKB, BE, ambasadore te vendeve te huaja, gjithė organizatat profesionale te pedagogeve ne Amerikėn e Veriut dhe ne Europe. Ka nisur njė beteje qe nuk ka te beje vetėm me pranimin ose jo te studenteve, por ka diēka me te thelle brenda "varėsinė e universiteteve nga politika". Ne si UV kėrkojmė mbėshtetjen e gjithė universiteteve publike qe edhe universitetet shqiptare te kenė statusin e gjithė universiteteve perėndimore dhe jo te jene kukulla ne duart e politikes.

Ka inate te vjetra mes Universitetit te Vlorės dhe Ministrisė se Arsimit?

Nuk mund te them se ka pasur pėrplasje, por kemi pasur probleme pune dhe debate. Zoti Tafaj, megjithėse nuk ka qene Ministėr ne ato periudha i njeh disa nga problemet. Ne jemi ankuar ne MASH disa here pėr programet e reja, pėr injorimin e plote te kuotave te pranimit te sugjeruara prej nesh, pėr favorizimin e universiteteve private dhe diskriminimin e universiteteve publike. E keqja ėshtė se ne jemi njė zė i vetėm. Askush nuk ka kurajėn nga universitetet e tjera te flasin hapur edhe pse ne e dimė mjaft mire se te gjithė janė ne anėn tone. Ėshtė mire qe personalitet e shkencės, profesorė te vjetėr te shprehen se ēfarė mendojnė ata mbi pranimin ne universitetet tona te nxėnėsve me mesatare 5.

Problemet kryesore kane ardhur kryesisht pėr programet. Ende nuk kemi njė pėrgjigje zyrtare mbi programet e propozuara nga Senati Akademik ne 15 mars 2009. MASH ende nuk ka shpjeguar perse universiteteve private dhe shume universiteteve te tjera publike kėto programe u janė miratuar qe ne qershor edhe pse kane aplikuar pas Universitetit te Vlorės.

A ekziston njė rrugė e ndėrmjetme nė gjithė kėtė?

Patjetėr qe ka. E keqja ėshtė se ēdo vendim qe do te merret duhet te aprovohet nga Senati i UV-se dhe nga MASH. Pozicionet e tyre janė tepėr larg njėra-tjetrės dhe unė jam pesimist sot me shume se 2 dite me pare. Personalisht, jam ne njė pozicion tepėr te vėshtirė sepse z. Tafaj e konsideroj mik dhe kam mjaft respekt pėr te si njohės i mire i arsimit, por unė jam i detyruar te zbatoj edhe rregullat e institucionit ku punoj dhe te mos le ne balte gjithė koleget e mi te cilėt besojnė se ky ėshtė njė vendim ne te mirėn e UV-se dhe arsimit shqiptar. Ky ėshtė njė problem i trashėguar i cili nuk zgjidhet lehte.

Senati dhe gjithė kolektivi i UV-se ėshtė totalisht kundėr pranimit te kėtyre studenteve. Shumica dėrrmuese e anėtareve te stafit pedagogjik janė te prere se do te bojkotojnė mėsimin pėrfundimisht ne se kėta studente futen ne auditorėt tona. Duhet te kuptoni se pjesa me e madhe dhe me influence e stafit pedagogjik te Universitetit te Vlorės janė te rinj dhe te reja te diplomuar jashtė, idealiste, te cilėt nuk kane ardhur ne Vlore pėr te marre njė rroge, por sepse besojnė te idealet e njė universiteti shkencor, elitar, me nivel te larte akademik. Duket se kjo ėshtė diametralisht e kundėrt me idenė qe ka MASH pėr universitetin tone.

Pėr momentin zgjidhja me e mire ėshtė qe kėta studente dhe prindėrit e tyre te rrinė larg dyerve te UV-se. Te presim disa dite derisa gjykata te japė njė pėrgjigje te sakte pėr problemin dhe pastaj unė dhe z. Tafaj te gjejmė njė rruge te mesme.

Alternativa tjetėr ėshtė qe kėta studente te shpėrndahen ne universitete te tjera te cilat kane probleme me regjistrimet e pakta. P.sh. perse kėta studente te mos shkojnė ne Gjirokastėr, Shkodėr, Korēe, Peshkopi, Sarande, apo Elbasan? Kėto universitete i mirėpresin kėta studente dhe shifrat e regjistrimeve ne kėto universitete janė sa 25 - 30 % e shifrave te studenteve te regjistruar ne UV.

A ka te drejte Universiteti i Vlorės, ligjėrisht te kundėrshtoje njė urdhėr te Ministrisė se Arsimit ?

Kjo ėshtė njė pyetje qe gjykatat shqiptare do t'i pėrgjigjen ne javėt qe vijnė. Pyetja e sakte do te ishte, a ka te drejte Ministri i Arsimit dhe Shkencės te urdhėroje Rektorin e njė universiteti? Rektori ėshtė i zgjedhur dhe drejton njė institucion te pavarur dhe autonom. Unė vete nuk jam i qarte se ēfarė ėshtė pėrgjigja e pyetjes se mėsipėrme sipas Ligjit shqiptar. Pėr anallogji, me duket se Kryeministri nuk mund t'u japė urdhra kryetareve te bashkive. Nga ana akademike unė jam i bindur se Ministri i Arsimit ne asnjė mėnyrė nuk duhet te jete ne gjendje te urdhėroje Rektorin. Ne se ndodh kjo atėherė universiteti ėshtė thjesht njė vegėl e qeverise.

Studentet e dobėt njė dite do t’i eliminonte koha, nėse nuk do te kishte dhe profesorė te korruptuar. A jeni dakord me kėtė?

Aspak dakord, kjo s'ka fare lidhje me korrupsionin e pedagogeve. Korrupsion ndoshta, por jo i pedagogeve. Ne gjithė boten ka universitete te mira dhe universitete te dobėta edhe pse pedagoget nuk janė te korruptuar. Ne Vlore synojmė qe te jemi njė universitet qe te konkurrojmė ne cilėsi jo vetėm ne Shqipėri, por edhe ne bote. Disa njerėz bezdisen nga kjo ambicie e jona. Shume janė pėrpjekur te na vene shkopinj ne rrota. Fakti qe ne kemi rreth 10 profesorė te huaj me kombėsi jo-shqiptare te cilėt janė gjithė kohen ne Vlore, fakti qe cilėsia e aplikanteve te UV-se po rritet ndjeshėm, aktiviteti shkencor ėshtė me i madh se kurrė, shqetėson disa grupe te caktuara qe u intereson qe universitetet shtetėrore te jene te njė niveli skandaloz. Mendoni se janė 36 universitete private qe mbijetojnė vetėm e vetėm duke i meshuar idesė se universitetet publike janė te dobėta. Ėshtė formuar njė lobing mjaft i forte i kėtyre universiteteve private. Dhe me sa duket viktima e radhės do te jete arsimi i larte publik. Kėto pak universitete publike qe ka sot Shqipėria janė pasuria me e madhe kombėtare e saj. Mbani mend se kur ato te shkatėrrohen, do te jete pothuajse e pamundur te ringrihen serish.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 2005 here