Video
9/23/2009 4:32:40 PM
Nertil Agalliu, sfidat e njė gazetari
Ekskluzive/ Flet kryeredaktori i parė i njė radio universitare: 'Njė gazetar i mirė dhe profesionist bėhesh vetėm me punė dhe 1% duhet talent, ēka do tė thotė se ēdo gazetar nė botė ka arritur aty ku ėshtė nė saj tė investimit qė ka bėrė nė veten e tij dhe kjo ėshtė bėrė me sakrificė.'
Nga Isidor Koti
Drejtor i Radiostinėt
23 Shtator 2009
TIRANE - Nuk ėshtė thjesht njė zbulim mediatik. Nė dukje tė jep pėrshtypjen se ėshtė njė djalė si gjithė tė tjerėt.
Ai mban njė histori tė pashkruar ende, por mė vonė do tė kujtohet dikush qė tė lexojė nė kėtė intervistė pėr ta pėrmendur nė historinė e radiofonisė shqiptare.
24 vjeēari Nertil Agalliu, nė tė parėn radio universitare, e ēelur tre vite mė parė nė Universitetin e Elbasanit, ishte kryeredaktori mė nė zė qė e udhėhoqi radio Universiteti drejt preferencave mė tė spikatura publike.
Puna e palodhur dhe pėrkushtimi, dashuria e madhe pėr radion e kthyen nė njė ndėr zėrat mė tė njohur dhe mė tė pėrfolur.
Kjo ėshtė intervista e parė qė sjell nė vėmendjen publike njė personash shumė interesant, tashmė i pėrditėsuar me radiotelevizionin nė Tiranė.
Nė vijim, Nertil Agalliu rrėfehet eskluzivisht pėr Hermesnews.
Mirė se tė gjeta. Nuk ndodh shpesh qė njė pedagog tė intervistojė ish-studentin e tij, por unė e kam pėr krenari qė tė pėrulem para personalitetit tėnd qė tashmė ka hyrė nė historinė mediatike universitare, si kryeradaktor i tė parės radio tė kėtij lloji nė Shqipėri. Na tregoni diēka rreth vetes dhe mė pas si lindi ideja pėr radion dhe ēfarė pune keni bėrėt aty?
Sė pari mirnjohje e madhe edhe pėr ju qė mė keni mbėshtetur gjatė studimeve tė mia nė degėn e gazetarisė nė Universitetin e Elbasanit, por edhe pėr mbėshtetjen e palodhur qė mė keni dhėnė gjatė punės time nė radio Universiteti. Pėr mua ka qenė njė eksperiencė shumė e mirė nė aspektin profesional dhe kėtė qė e kuptoj mė shumė sot sesa atėherė. Aty sigurisht qė kam mėsuar shumė gjėra, tė cilat mė kanė shėrbyer qė nė punėn time tė pėrditshme nė media tė jem mė i vendosur mė i lirė dhe sigurisht mė i pėrgatitur. Unė kam qenė njė prej atyre njerėzve tė cilėt krijuam atė radio dhe sė bashku me disa kolegė tė mi e vumė nė jetė. Ishte njė radio sprovuese pėr tė pėrgatitur gazetarė tė rinj nė treg. Aty secili prej nesh arriti qė tė mėsonte shumė nga profesioni. Pas eksperiencės nė atė radio shumica prej nesh qė punuam aty, sot jemi ne media tė ndryshme nė Tiranė.
Si u prit nga publiku universitar dhe ai jashtė universitar nė Elbasan kjo radio?
Nė fillim ishte njė ide. Askush nuk besonte tė shkonim aq larg, madje mund tė them se sot tė gjithė ata qė nuk besuan nė atė projekt tani kanė ndėrruar mendje dhe pėr kėtė jam i lumtur. Ne ishim brezi i parė i studentėve, tė cilėt fituam shumė nga ajo radio.
Aty nisėm tė mėsonim ēėshtė lajmi, filluam nga java nė javė tė mėsojmė se pas gabimeve vjen pėrgjegjėsia dhe frytet e saj duken sot te tė gjithė ne. Mendoj se dhe stafi akademik nė Elbasan e vlerėsoi shumė dhe na mbėshteti. Mė vjen keq qė sot ajo radio nuk funksionon mė si dikur, por pėrveē Universitetit, duhet tė jenė studentėt ata tė cilėt duhet tė kėmbėngulin qė tė rifillojė ajo radio. Ėshtė njė eksperiencė e madhe dhe shumė e nevojshme.
Pasi pėrfunduat studimet nė degėn e gazetarisė erdhėt nė Tiranė, duke u pozicionuar nė njė televizion tė rėndėsishėm ku dhe vijoni tė punoni...
Qė prej dy vjetėsh jamė pjesė e njė prej televizioneve mė tė mirė informativė nė Shqipėri Ora Neės. Pėr kėtė dua tė falenderoj ish- profesorin tim Avni Nezaj qė mė krijoi kėtė mundėsi, por edhe Drejtorin e pėrgjithshėm tė Televizionit Alfred Peza, i cili mė bėsoi deri nė fund. Pprej dy vjetėsh nė Ora Neės kemi krijuar tashmė formatin tonė sportiv me dy edicione sportive nė ditė, por edhe nė fundjavė me emisione me tė ftuar analiza dhe komente. Tani, me hapjen e radios ka nisur i pari emision me formatin radioteleviziv sportiv nė Shqipėri.
Cilat janė disa nga vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet njė gazetar i ri gjatė punės sė tij?
Unė mendoj se profesioni jonė si gazetarė ėshtė po aq i vėshtirė sa profesioni i politikanit, i ekonomistit apo i doktorit. Pra nėse arrin tė punosh dhe tė shikosh se me punė arrihet gjithēka, atėherė nuk mendon se vėshtirėsia do tė sfidojė. Nuk ka punė pa vėshtirėsi, por mendoj se sot gazetaria nė Shqipėri nuk ka mė ato peripeci si dikur, sot bota ka evoluar dhe gazetari ka tashmė shumė mundėsi pėr tė bėrė. Sot ekziston telefoni, interneti, njė superteknologji qė po ēmend botėn.
Brenda kėsaj eksperience qė ke fituar nė gazetari, si mund tė bėhesh i suksesshėm nė kėtė profesion?
Unė kam njė bindje tė thellė dhe tė pakthyeshme se pėr tu bėrė gazetar sot nuk duhet vetėm talenti. Njė gazetar i mirė dhe profesionist bėhesh vetėm me punė dhe 1% duhet talent, ēka do tė thotė se ēdo gazetar nė botė ka arritur aty ku ėshtė nė saj tė investimit qė ka bėrė nė veten e tij dhe kjo ėshtė bėrė me sakrificė.
Dhe nė pėrfundim, ēfarė mesazhi dėshiron t'ju pėrcjellėsh gazetarėve tė rinj dhe studentėve qė ndjekin studime pėr gazetari?
Unė jam partizan i idesė qė ēdo student i gazetarisė njėkohesisht duhet tė pėrkushtohet nė punė gjatė kohės qė studion. Pėr hir tė sė vėrtetės, sot nė Shqipėri askush nuk behet gazetar nga auditori por nga praktika dhe terreni. Auditorėt nė vendin tonė, me tėrė respektin qė kam pėr ta, nuk janė nė nivelin e asaj qė pritet. Praktika dhe puna ėshtė ajo qė mund ta bėjė njė gazetar tė aftė dhe tė denjė pėr tregun e medias.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 903 here