Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

9/18/2009 7:08:14 PM

Fitohet apo blihet?

Tė gjithė kemi nevojė pėr dikė tė na hapi derėn, ama duhet tė jemi ne ata qė tė kalojmė pragun.


TIRANĖ - Shkrimtari i ndjerė Petro Marko, tregonte se nė vitet 20’ tė shekullit tė kaluar, kur ai kėrkonte punė si mėsues nė Ministrinė e Arsimit, pranonte se vendi i punės duhej blerė nė administratėn e paaftė e tė korruptuar.


Ky nuk ėshtė njė shembull pėr tė argumentuar nė mėnyrė sentimentale njė fakt tė hidhur personal, familjar apo shoqėror, detaj qė peshon mė shumė se argumenti historik. Shembujt nė kohė janė tė shumtė.


Isidor Koti/ Radiostinėt, Drejtor
isidorkoti@hotmail.com
18 Shtator 2009


Njė prej tyre dhe nga mė befasuesit, gati 100 vite pas Petro Markos, konkretizohet kur sot shikon nėpėr bashkitė kryesore apo dytėsore tė vendit ose komuna, drejtorė drejtorish dhe nėpunė tė tjerė tė lartė qė mezi dinė tė hartojnė njė plan pune dhe nuk kanė njohuri as tė hapin kompjuterin e zyrės sė tyre.

Shpesh ata vijnė nga njė e kaluar e errėt dhe pėrmes pushtetit qė marrin bllokojnė procesin e zhvillimit dhe pėrfshirjes tė armatės sė kualifikuar nėpėr vendet e merituara.

Pyetja qė rėndom shtrohet herė pas here dhe nė dukje shfaqet naive ėshtė: Fitohet apo blihet sot njė vend pune? Brenda pak minutave, nė sistemin mė efikas momental tė komunikimit “Facebook”, njė numėr i madh opinionesh shpreheshin se: “Vendi i punės falet…merret me tender…fitohet me lekė…sistemi i marrjes sė intervistave ėshtė vendim formal, sepse ėshtė zgjedhur kohė mė parė fituesi, etj.”

Parimisht, dikur thuhej se tė jesh i suksesshėm nė jetė duhet jo vetėm tė jesh i zoti, por edhe tė njohėsh njerėzit e duhur nė kohėn e duhur. Dhe nuk ėshtė gabim. Tė gjithė kemi nevojė pėr dikė tė na hapi derėn, ama duhet tė jemi ne ata qė tė kalojmė pragun. Por ēėshtja e mikut ėshtė bėrė mė e sofistikuar, mė pragmatike dhe materiale, duke u konvertuar nė “peshqeshe” dhe kosto tė mirėfilltė financiare. Problemi kryesor ėshtė mentaliteti qė shoqėron mjedisin nė tėrėsi, i cili ka njė prapavije tė ngjashme historike, por tanimė ėshtė ashpėrsuar dhe ka marrė formė hibride e tepėr tė ndėrlikuar.




Nėse po e dėgjon,
do tė thotė se funksionon!


Sistemi i farefisnisė dhe i miqėsisė ėshtė kthyer nė njė zinxhirr tė hekurt dhe shumė tė vėshtirė pėr tu thyer, duke burgosur keqaz shoqėrinė shqiptare. Edhe pėr tė bėrė njė punė tė rėndomtė duhet tė gjesh mik ose tė investosh “njė kafe”.

Ky ėshtė mė shumė se njė sistem i ēoroditur, i paskrupullt, i pabesė dhe aspak tolerant ndaj meritokracisė. Shoqėrisė sonė i nevojiten modele. Pėr shembull nė shtete tė tjera perėndimore miqėsia mund tė funksionojė nė nivelin e rekomandimit, qė do tė thotė se njė pėrfaqėsues i njohur dhe i besuar i shoqėrisė, duke e njohur kapacitetin dhe aftėsinė e punėkėrkuesit rekomandon edhe pozicionin e tij real tė punės.

Ndėrsa tek ne, shkallėt e karrierės nuk pėrcaktohen mbi bazė aftėsie dhe shkollimi, por tendence pėr t'u gjendur i devotshėm nė militantizėm dhe servilizėm. Pėrgjatė rrjedhės sė civilizimit, ne shqiptarėt jemi shquar nė planin intelektual, gjuhėsor, historik dhe etnik, fakte relevante pėrmes tė cilave mund tė themi se lidhjet farefisnore dhe miqėsore kanė qenė shumė tė ngushta.

Janė lidhje tė lashta shpirtėrore, admirime reciproke, bashkėpėrkime, pėrgjasime e konkordanca, tė cilat ne mund t’i integrojmė si vlera europiane tė popullit tonė. Ka edhe njė problem tjetėr. Shpesh ne e konstatojmė dhe pėrpiqemi ta demaskojmė realitetin duke e kritikuar atė. Nė fakt nuk ėshtė e rėndėsishme vėnia pas murit e kėsaj dukurie qė po parashtrojmė, por dimensioni i prespektivės pėr ta orientuar nė njė sistem tjetėr filtrimi.






Deri tani, fitimi i punės me kriter aftėsinė ėshtė i rrallė, ndėrsa qėndrueshmėria pėr ata qė janė me fat mbetet gjithmonė nė rrezikun e fasadės sė bėrrylave qė shtyjnė pambarimisht njėri-tjetrin. Siē ndodh nė njė referendum, kur populli vendos pėr njė cikėl tė ri sistemesh, nė kuadrin e kėsaj dukurie nevojitet tė bėhet njė seleksionim themelor i tė gjithė administratės sonė, e cila duhet tė fitojė sė pari pavarėsinė politike nga kredot partiake dhe elementėt e saj tė zgjidhen nga njė kastė e diferencuar intelektualėsh, tė cilėt ende po qėndrojnė nė hije dhe po vuajnė nga neglizhenca e pushtetit tė politikės bizesmene dhe mediatike, qė ka rrėmbyer ēdo gjė pėr vete, duke e kthyer nė monopol.

Themelet e kėtij shteti janė tendosur nė armatėn e tė punėsuarve, tek tė cilėt njohuritė dhe cilėsitė njerėzore nuk janė kėrkuar, kėshtu qė do tė vazhdojė tė funksionojė e tė ekzistojė edhe pas tyre e pas nesh fenomeni i fitimit tė punės me mik ose para. As roli i Kasandrės dhe as i pozitivistit nuk mund ta ndryshojė kėtė sistem. Para se tė ndėrrohen njerėzit, duhet tė ndryshojnė “mbretėritė”.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 586 here