Video
9/18/2009 10:08:49 AM
Letra avokatit/ Si tė divorcohem nga im shoq?
Bashkėshorti im ėshtė njeri i dhunshėm dhe dua tė ndahem. Ju lutem mė tregoni si tė sillem?
17 Shtator 2009
info@hermesnews.org
I nderuar Zoti Avokat,
Jam njė zonje qė kam nevoje pėr njė pėrgjigje nga ana juaj. Jam e martuar qe ne vitin 1987 dhe kam dy fėmije pėrkatėsisht 20 vjeē dhe 14 vjeē. Pas njė jete te gjate dhe te mundimshme bashkėshortore kam vendosur te divorcohem. Bashkėshorti im ėshtė njeri i dhunshėm dhe nuk kemi asnjė pike te perbashket, nuk arrijmė te flasim dot se ai vetėm bėrtet dhe ushtron dhune psikologjike dhe ka arritur deri ne kėrcenim me jetėn time, pasi i thashė se do iki nga shtėpia. Dua te di se si duhet te veproj, ju bej te ditur se unė jam fėmijė i vetėm dhe ai ka ardhur ne shtepine time (dhėndėr brenda). Shtėpia ėshtė ne emėr te babait tim por fatkeqėsisht kur u be privatizimi u vu dhe emri i tij. Per momentin ne shtėpi jetojmė unė, ai, dy fėmijėt dhe nena ime pasi babai ka nėntė vjet qe sėshtė me. Ju lutem me jepni njė kėshillė dhe me thoni ne kėto kushte si mund ta nxjerr nga shtėpia dhe ē'fare mund te pėrfitoj ai nga kjo ndarje se une personalisht dua vetėm qe ai te iki dhe te na lere te qete. Jam ne pritje te pėrgjigjes suaj mundėsisht sa me shpejt dhe te me rekomandoni se kujt mund ti drejtohem pėr ndihme.
Me respekt zonja nga Tirana.
Jam ne pritje te pėrgjigjes suaj
E nderuar Zonje!
Duke shprehur keqardhjen time pėr gjendjen ne cilėn ndodheni, po ju pėrgjigjem, pėrgjithėsisht, pa humbur kohe - ne pritje te hollėsive te nevojshme pėr njė sqarim dhe kėshillim me specifik.
Ne radhe te pare do te doja te analizoja aspektin me te ashpėr dhe me kritik te situatės tuaj, qe ėshtė i lidhur me ligjin penal.
Hapi i pare, sipas mendimit tim, ėshtė pritja e njė momenti (te ardhshėm) te tensionuar, ne te cilin burri do te rishpreh dhunėn (psikologjike apo fizike) ose kėrcėnimin ndaj jush, ne praninė e personave te tjerė.
Ne kėtė rast menjėherė duhet bere njė denoncim ne polici, duke specifikuar kėrkesėn e largimit te tij te menjėhershėm nga shtėpia pėr arsye te rrezikshmėrisė qe sjell prania e tij ne familje pėr ju.
Av. Lulzim Hamitaj
info@studiolegalehamitaj.com
00 39/ 06 3225895
Ky veprim hap rrugėn e lėvizjeve te mėtejshme. Ne rast se ne vazhdim te denoncimit - ne vartėsi nga marrja apo jo e masės paraprake te mėsipėrme - do te hapet njė gjyq penal kundėr tij, mund te pritet fundi i gjyqit penal ose mund te ēelet ndėrkohė edhe gjyqi civil pėr ndarje. Kuptohet qe mungesa e njė (ose me shume) denoncimi-ve e bėn me te vėshtirė dhe me te gjate gjyqin e ndarjes, pasi duhet te verifikohen arsyet e ndarjes (duke qene se burri nuk ėshtė dakord) ne fushėn civile.
Pėrsa i pėrket aspektit te (pronėsisė se) shtėpisė mund te bej vetėm disa hipotizime, pasi lajmet (jo te plota dhe konfuze) ne dispozicion - lidhur me pronėsinė aktuale te saj - nuk me lejojnė te jap njė pėrgjigje te pėrpikte.
Gjithsesi, fillimisht do te specifikoja qe ligji mbi trashėgiminė (pa testament) parashikon kalimin e pronės nga trashegimlenesi tek bashkėshorti dhe tek fėmijėt ne pjese te barabarta. Pra, Zonja, duke qene fėmijė e vetme, ka trashėguar gjysmėn e shtėpisė (ashtu si nena e saj ka trashėguar gjysmėn tjeter) nėse ne momentin e vdekjes se babait, shtėpia ishte tėrėsisht mbi emrin e tij.
Nuk jam ne gjendje te vlerėsoj (pa lexuar dokumentet) nėse futja e emrit te burrit bere si pronar apo ėshtė bere si shfrytėzues i banesės (si anėtar i familjes), ose te shprehem mbi ligjshmėrinė apo paligjshmėrinė e njėrit apo tjetrit veprim.
Ne ēdo rast, duke u pėrqendruar te pyetja kyē: si mund te nxirret burri jashtė pa te drejte mbi shtėpinė, unė do te sugjeroja verifikimin e dokumenteve njėkohėsisht me veprimtaritė e mėsipėrme.
Nėse ne fund ēėshtja do te arrije pėr ndarje ligjore, dhe burri do te rezultojė me pjese (te ligjshme) ne shtėpi, duhet pare gjendja ne njė prizėm me te gjere: nėse ai punon dhe ka te ardhura, nėse fėmija 20 vjeē studion. Dhe ne baze te te dhėnave te mėsipėrme, mund te tentohet njė kompromis ndarje, nepermjet te cilit burri pranon te heq dore nga pjesa e pronėsisė, dhe si kompensim gruaja refuzon (humbet) te drejtėn e trajtimeve ekonomike qe i takojnė.
Me ne fund do te shtoja qe, pavarėsisht nga pozicioni i pronėsisė, ekziston gjithmonė mundėsia e largimit fizik te burrit te dhunshėm nga shtėpia (por pa cenuar pronėn e tij), nepermjet njė vendimi gyqi te posaēėm, kur arrihet te provohet rrezikshmėria e tij pėr familjen.
Duke shpresuar dhe uruar qe ēėshtja te zgjidhet sa me shpejt, nė mėnyrėn me pak te dhimbshme qe te jete e mundur, (ndoshta me rregullimin e sjelljes se burrit, mbas denoncimit te pare), po pres lajme mbi zhvillimin e ngjarjeve. // Keni njė pyetje pėr rubrikėn tonė (Letra avokatit)? Na shkruani nė info@hermesnews.org //
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 745 here