Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

9/16/2009 7:01:08 PM

Europa lė pėrsėri jashtė Shqipėrinė

Me miratimi e qeverive, Komisioni Europian ka propozuar te ndryshoje rregullat pėr vizat e vendeve te Ballkanit Perėndimor, por jo pėr tė gjithė.


Nga Doriana Metollari
16 Shtator 2009


BRUKSEL (BELGJIKĖ) - Qytetarėt e Ballkanit sot kanė nevoje pėr njė vize, qofte dhe afatshkurtėr pėr te hyrė nė zonėn Schengen. Njė vize qė do tė mund tė zgjidhte shume probleme.

Si fillim do te zhdukte ndarjet brenda vendeve Europiane sidomos ato ndėrmjet vendeve tė Ballkanit dhe Bashkimit Europian. Me miratimi e qeverive, Komisioni Europian ka propozuar te ndryshoje rregullat pėr vizat e vendeve te Ballkanit Perėndimor, por jo pėr tė gjithė.

Fillimi i krijimit tė njė 'muri tė ri' nė rajonin Ballkanik apo integrim i ngadaltė? Ėshtė kjo pyetja qe bene shume europarlamentare tė cilėt kanė hedhur mbi tavolinėn e Presidentit tė ri tė sapozgjedhur te KE-se José Manuel Barroso, vėrejtjet dhe pyetjet e vendeve te tyre. Njė prej te cilave mund te jete dhe 'impakti do te kishte ky vendim pėr vendet e tjera te Ballkanit Perėndimor'.

Vizat dhe rregullat e reja

Sipas propozimit te Komisionit, vetėm qytetaret me origjine nga Maqedonia (FYROM), Serbia e Mali i zi do te munden, qė nga Janari i vitit 2010 - tė hynė lirisht nė BE dhe pėr periudha afatshkurtėr, por vetėm nėse kanė pasaportė biometrike. Ndaj kėtij vendimi mbeten tė pėrjashtuara vende si Shqipėria e Bosnia-Hercegovina. Deputetėt europian qė kritikuan kėtė propozim, e quajtėn diskriminues dhe i kane kėrkuar shpjegime Komisionit dhe qeverive.

Perse vetėm tre vende?

Komisioni ka shpjeguar se hapja parciale e kufijve europian ėshtė e justifikuar pėr Maqedoninė, qe ka plotėsuar te gjitha kriteret e BE-se pėr sigurinė, luftėn kundėr emigracionit klandestin, kontrollit te forcave te rendit dhe mbrojtjen e dokumenteve, kritere kėto qe sipas KE-se nuk janė plotėsuar nga Shqipėria dhe Bosnie-Herzegovina. Por pėr Komisionin, dialogu mbetet i hapur dhe ‘do te behet gjithēka pėr t’i ndihmuar kėto vende te plotėsojnė kriteret’.

Kritikat

Anėtaret e Komisionit Parlamentar pėr Ēėshtjet e Punėve te Jashtme shprehen shqetėsimin e tyre per ndarjet qe mund te krijoje vendimi europian ndėrmjet vendeve ballkanike: pabarazi ne trajtimin e rezidenteve tė njė rajoni, madje brenda te njėjtit vend. Ne Bosnje, shume serbo-boshnjak kane pasaportėn boshnjake dhe atė serbe. Pėr ta, hyrja ne BE do tė jetė shumė mė e vėshtirė sesa pėr bashkėkombėsit e tyre.

Sipas parlamentareve vendimi final duhet tė mbajė nė konsiderate ‘impaktet ne luftėn kundėr kriminalitetit te organizuar’ ne vendet ballkanike dhe zhvillimin e pėrgjithshėm te rajonit. Komisioni do te prezantoje raportin vjetor pėr progreset e vendeve te zonės ballkanike me date 14 tetor.

HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 484 here