Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

9/16/2009 10:58:24 AM

Saimir Pirgu, miqėsia ime me Pavarotin

EKSKLUZIVA/ Ne njė interviste pėr HermesNews tenori i famshėm, Saimir Pirgu flet pėr miqėsinė me Pavarotin, karrierėn e tij artistike dhe projektet e ardhshme: 'Njoh shumė njerėz tė famshėm. Pavarotti, Domingo, Woody Alen, Richard Jones, Natalie Dessay e tanti altri .... me disa kam krijuar thjesht miqėsi pune, por me disa tė tjerė.. siē ėshtė Dessay e Domingo jemi dhe miq shume te mire. Por mua zemra me ka mbetur me miqėsinė e madhe qe fatkeqėsisht nuk ėshtė me Luciano Pavarotti...


Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
16 Shtator 2009


VERONA (ITALI) - Saimir Pirgu ėshtė njė nder yjet e reja te artit botėror. I lindur me 1981 ne Elbasan, ai filloi shume herėt te studioje muzike. U diplomua pėr violine ne liceun artistik te qytetit te tij dhe me pas pėr kanto ne Konservatorin e Bolzano-s, nen udhėheqjen e maestros Vito Brunetti. Ne vitin 2001 ai kthen vėmendjen e kritikes me titullin “Kėngėtari me i mire” gjate konkursit “Umberto Sacchetti” ne Bologna dhe menjėherė me pas fiton Konkursin Concorso “Enrico Caruso” ne Milano dhe konkursin “Tito Schipa” Lecce.

Prej kėtu fillon karriera e tij brilante qe e ndjek dhe sot.. Ka njohur majat e artit botėror, artistet me te famshem dhe skenat me te mėdha ne Itali, Vjene, New York etj etj. Por i gjithė ky sukses nuk e ka shkėputur dot nga familja dhe vendlindja e tij.

Nga kjo e fundit Saimiri ende nuk ka marre asnjė ēmim, megjithė vlerat e merituara qė i njohu bota. Megjithatė, dita e tij ėshtė tepėr e ngarkuar pėr t’u ndalur shume ne kėtė pike. Ai ėshtė ende i ri dhe ka pėrpara njė publik qe e pret me duartrokitje..








Jeni nderuar me disa ēmime ndėrkombėtare... Ju kanė munguar ato kombėtare?

Ēmim kombėtar nuk kam marrė akoma por shpresoj qė dikur ne pleqėri tė mė japin ndonjė (qesh). Pėrsa i pėrket atyre ndėrkombėtare, janė pjese e jetės time artistike, sidomos dy tė parėt ‘Caruso’ dhe ‘Tito Schipa’ kam kujtime shume te bukura, sepse sapo kisha dale nga bankat e shkollės dhe te fitoje 2 ēmime internacionale ne moshėn 22 vjeēare ne radhe te pare do te thoshte ndryshim i jetės tende te pėrditshme plus dhe te asaj ekonomike. Mjaftonte njė ēmim dhe pėr mua donte te thoshte njė vit pa mendime, imagjinoni dy.

Dhe sot jeni ne majat e suksesit. Ēfarė ka ndryshuar tek ju?

Asgjė! Kjo ėshtė pėrgjigja qe te gjithė thonė dhe unė kėshtu do te pėrgjigjesha, por nuk ėshtė e vėrtetė. Suksesi te ndryshon, si njeri mbase jo, por largohesh nga shoqėria jote, miqtė dhe ajo qe me vret me shume ėshtė familja. Ndonėse unė jam shume i lidhur me ta dhe familja vjen shpesh e me ndjek, por sidoqoftė, ndihem nga ndonjėherė si i huaj kur rikthehem ne Tirane apo dhe ne shtėpinė time ne Verona (Itali).

Atėherė a mund te na e pėrshkruani pak ‘normalitetin’ e ditės suaj..

Varet, ne ndonjė teatėr me provat e mėngjesit, ose ne ndonjė aeroport duke lėvizur nga njė shtet ne tjetrin. Por normalisht, jam pak gjumash e ka raste qe ne orėn 10 te mėngjesit jam akoma ne shtrat, sigurisht nė mungesė tė provave. Pasja vijimi i ditės nuk varet nga unė por nga gjerat qe kam pėr tė bėrė.

Ku do te donit te jetonit?

Un jetoj tashme prej vitesh ne Itali Verona, ndonėse ėshtė njė zone jo shume zemėrgjerė me emigrantet unė e pėlqej shume Veronėn dhe sigurish Italinė. Nuk di kjo ėshtė njė dėshirė e momentit por te them te vėrtetėn sa here qe iki nga Tirana njė mendje me thotė te rikthehem
atje.


Cili publik ju ka pritur me mire?

Ai Vjenez pėr mua mbetet publiku i pare. Gjithashtu dhe Gjermania, Zvicera, Britania, publiku kanė shume kulture dhe njerėzit janė shume artdashės e te ngrohte ne duartrokitje.

Cila ėshtė e veēanta e punės suaj?

Veēantia qėndron ne faktin qe ne artistet argėtojmė ne njė fare mėnyre publikun, sa me tė pėrgatitur e me tė mirė jemi ne, aq me te kėnaqur janė publiku. Kjo krijon njė lloj interesi reciprok dhe i jep punės tone shumėllojshmėri dhe sidomos kėnaqėsi te madhe.

Sa ore ne dite punoni?

Varet nga programi i teatrit ku ndodhem, ka raste 8 ore ka raste, vetėm shfaqja ne darke, e ka raste qe me udhėtimet dita e punės nuk ka te sosur.

Gjeni kohe pėr tė kultivuar hobite tuaja?

Kinematografia, kur kam kohe te lire e mundėsi me pėlqen te luaj Tenis e te shkoj ne pishine.

Nėse nuk do te ishit bere tenor, cfarė do te ishit sot?

Te them te vėrteten nuk e di, por jam i sigurt se me muzikė do te isha marre, mbase dirigjent ose diēka tjetėr me siguri. Por jam shume i kėnaqur pėr zanatin qe kam.

A keni patur momente te vėshtira ne skene? Nėse po, a mund te me thoni ku dhe si?

Njė rast i veēantė ka qene ne Teatrin e Santa Cecilias ne Rome gjate njė shfaqjeje, pa e kuptuar, me hipėn njė temperature shume e larte qe nuk me lejonte te kėndoja, nuk dija si te veproja nuk kėndoja e as kisha mundėsi te lėvizja, m’u desh te ndalesha e ti kėrkoja publikut falje pėr ndalesėn. Mbasi mjeku i teatrit me dha qetėsues, unė vendosa te vazhdoj shfaqjen. Sigurisht publiku e mikpriti kėtė ide dhe me shpėrbleu me njė duartrokitje enkas kur hyra pėrsėri ne skene. Shfaqja shkoi shume mire, por besoj se pėr koleget e mi ne skene nuk ka qene e lehte pėr te recituar me njė kolege te sėmur ne krah.

Ju ka rene rasti te takoni njerėz te famshėm.. ēfarė raporti keni krijuar me to..

Po, Pavarotti, Domingo, Woody Alen, Richard Jones, Natalie Dessay e tanti altri .... me disa kam krijuar thjesht miqėsi pune, por me disa te tjerė.. siē ėshtė Dessay e Domingo jemi dhe miq shume te mire. Por mua zemra me ka mbetur me miqėsinė e madhe qe fatkeqėsisht nuk ėshtė me Luciano Pavarotti...

A keni idhuj..?

Pavarotti pėr mua mbetet idhull. Ishte me te vėrtet me i madhi i kohėrave, por pėr vete faktin qe e kam njohur personalisht. Rolet kryesore qe unė kėndoj momentalisht i kam pėrgatitur me te si Traviata, Elisir, Rigoletto. E kisha krah dhe nuk ngurronte kurre te ndihmonte me te rinjtė apo kushdo qe i kėrkonte njė kėshille.

Dua t’i rikthehem pyetjes se pare.. Pėrmendet disa ēmimet ndėrkombėtare dhe asnjė ēmim nga vendi juaj.. A ka hapėsirė sot pėr talentet ne Shqipėri?

Pėr talente operistike besoj se po. Shqipėria ndodhet ne njė pozicion shume te mire ne mesdhe dhe dihet historikisht talentet e zėrat me te bukur janė ne mesdhe. Po une mendoj se ne Shqipėri ka zėra te shkėlqyer, vetėm se mundėsitė janė shume te pakta ne Shqipėri pėr njė te ri qe do te marri rrugėn e artit operistik, por sidoqofte sot bota ėshtė shume e vogėl dhe unė mendoj qe talenti i vėrtet e gjen rrugėn e tij.

Cilat janė planet e se ardhmes?

Jam ne Bern pėr njė film Opera me tvArte e shume televizione europiane, pėr njė mega projekt Boheme Live. Njė operacion qe nuk ėshtė bere ndonjėherė. Premiera Live ne tv e europes do te jete ne date 29 Shtator. Shpresoj qe dikush ta transmetoj ne Shqipėri kėtė eveniment, Pastaj ne 8-11 Tetor kam operan Travita ne Maggio musicale Firenze dhe ne nėntor do te jem ne Metropolitan Opera ne New York per Gianni Schicchi.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 571 here