Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

9/14/2009 5:39:24 AM

Gruaja e Vladimir Putin, do te publikoje nje flime mbi jeten e saj bashkeshortore

Familja Putin, gati nje filme mbi jeten e tyre



Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com
14 Shtator 2009


MOSKE- Ruset kane dhene vleresimet e tyre ne lidhje me familjen dhe martesen e Vladimir Putinit. Lyudmila Putina e cila eshte martuar me Vladimirin gati 30 vjet me pare, ka hedhur ne qarkullim idene e nje filmi per jeten e saj te lumtur me kryeministrin rus. “Gjithcka mbi burrat, grate dhe familjet.”

Gjate nje ceremonie prezantuese ne nje nga librarite e Moskes, Zonja e pare e rusise ka publikuar disqet, gati mbi gjashte te tilla, ku prezantohet nje bisede mes nje te ftuari qe eshte nje personazh televiziv rus dhe nje psikologu te familjes. Disqet kane patur fragmente me tituj si “Gruaja dhe Burri”, “Lumturia nuk eshte tek parate”, “Nuk mund ta leshoj familjen dhe gjimnastiken nga jeta ime”.

“Njerezit kane patur, kane dhe do te kene probleme”, ka theksuar Zonja Putin, ne kete ceremoni. “Por me ndihmen e ketyre disqeve dhe ndihmen e nje psikoterapisti, nje person mund te mesoje t’i zgjidhe keto probleme me lehtesi.”

Ajo nuk ka bere te ditur nese cifti Putin, ka patur kohet e fundit ne sherbimin e tyre ndonje psikolog per te zgjidhur problemet e koheve te fundit. Jeta familjare e Putin eshte e mbuluar me nje vello sekreti thuajse absolute. Media e kontrolluar nga shteti rus, eshte e kenaqur ne prezantimin e kryeministrit Vladimir Putin teksa eshte duke zhvilluar shetitje me kemishe, gjah per tigra dhe nje seri akrobacish, por duke ndjekur nje rregull strik te jetes private duke mos nxjerre asgje ne shesh.

Por kjo nuk e ka penguar te mos dalin informacione te shumta neper Moske. Por Lyudmila dhe burri i saj Vladimir, kane arritur te largohen per shume kohe jashte ketyre thashethemeve, duke thene se problemet e tyre jane te njejta ashtu si cdo cift tjeter ne bote. Svetlana Medvedeva, gruaja e presidentit aktual rus Dimitry Medvedev, ka qetesuar deri diku thashethemet duke theksuar se cdo gje mes tyre shkon shume mire, por vete Zonja Putin thekson se vazhdon te qendroje po kaq mire prane te shoqit si me pare.

Nje vite me pare, nje e perditshme ne Moske ka publikuar nje artikull duke bere te ditur se Putin eshte duke shijuar nje histori dashurie me ish-gjimnasten olimpike, aktualisht punonjese ne Ministrine e Jashte ruse Alina Kabayeva, e votuar nga nje reviste si femra me seksi ne Rusi, madje ka planifikuar edhe nje martese te shpejte me te.

Putin menjehere ka reaguar ndaj ketyre akuzave dhe ka akuzuar gazetaret se “kane future hundet atje ku s’duhet” ne jeten private duke krijuar “fantazira erotike.” Gazeta qe ka publikuar ngjarjen ka qene nen pronesi te Alexander Lebedevit, pronar i London Evening Standard, eshte mbyllur menjehere pas ketij skandali,

Probleme ndodhen edhe kur u theksuar ngjarja per mberritjen ne shtepine e Putinit te grupit te famshem suedez ABBA, i mberritur nga Bjorn Again. Theksohej se gjithcka eshte organizuar nga Putin ne menyre sekrete. Madje behet e ditur se Putin eshte pare nen shoqerine e nje zonjushe te bukur duke shijuar nje krem uiski. Zedhenesi i Putinit ka deklaruar fuqishem se asnje koncert nuk eshte organizuar ne Kremlin.

HermesNews - ©2009





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 521 here