Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

9/11/2009 4:42:54 PM

Murataj, krimi kufitar mė i pėrhapur nė Gjirokastėr

Intervistė/ Flet Zv. Drejtori i Policisė sė Qarkut Gjirokastėr Halit Murataj: 'Kufizohemi me njė vend tė Bashkimit Europian dhe ndeshemi me tepėr me krime tė zonave kufitare si, kontrabandimi i njerėzve, mallrave, trafiku i lendeve narkotike.'


Nga Doriana Metollari
11 Shtator 2009


Si paraqitet lufta kundėr krimit ne krahasim me njė vit me parė nė Qarkun Gjirokastėr?

Halit Murataj: Mjaft pozitive. E them kėtė sepse, nga viti ne vit janė evidentuar rezultate ne rritje dhe ne pėrputhje me prioritetet e Policisė se Shtetit e ligjin. Kėto arritje pozitive nuk vėrehen vetėm ne strukturat tona lokale por ne pėrgjithėsi ne strukturat e Policisė ne shkalle vendi. Pėr kėtė dua te krahasoj rezultatet e dy viteve te fundit 2008-2009. Nė vitin 2008 janė evidentuar 392 vepra penale nga te cilat janė zbuluar 315 ose 80.3% e tyre. Pėr te njėjtėn periudhe te vitit 2009 janė evidentuar 318 vepra penale nga te cilat janė zbuluar 259 ose 81.5% e tyre, te ndara sipas sektorėve. Pra kemi njė panorame pozitive dhe ne mėnyrė te dukshme kemi ulje te veprave penale ne pėrgjithėsi e rritje te zbulueshmerise ne veēanti.

Ku ėshtė pėrqėndruar mė tėpėr vėmendja juaj?

Halit Murataj: Vėmendja e shėrbimeve tona ėshtė pėrqendruar me shumė nė trajtimin ligjor te konflikteve si mjet pėr parandalimin e veprave penale dhe krimet ne familje. Themi se rezultatet janė me pozitive pasi shėrbimet policore janė prezentė si ne zonat rurale ashtu dhe ato urbane.

Cila ėshtė e veēanta e kriminalitetit ne kėtė Qark?

Halit Murataj: Terreni ku vepron dhe faktorėt qe e favorizojnė, forma e veprimit pėr te arritur objektivat e tij. E veēanta e territorit tone ėshtė kufizimi me njė vend te bashkimit europian i cili importon apo eksporton asete me pėrfitim reciproke ne te dy drejtimet nga subjektet kriminale. Ne kėtė kontekst e veēanta jone ėshtė se ndeshemi me krime te zonave kufitare siē janė kontrabandimi i njerėzve, mallrave, trafiku i lendeve narkotike, fshehja e pastrimi i produkteve te veprave penale dhe kultivimi i bimėve narkotike ne njė zone te kufizuar me mjaft probleme. Po kėshtu po ndjekim dhe studiojmė tendencat qe kane te bėjnė me shkatėrrimin e pasurive natyrore me vlera te parikuperueshme me apo nga pakujdesia.

Si do t'i vlerėsonit marrėdhėniet polici-komunitet?

Halit Murataj: Tė rėndėsishme. Marrėdhėniet polici - komunitet janė tė rėndėsishme pėr emancipimin dhe jetėn e njė shoqėrie dhe si tė tilla janė njė nga prioritetet kryesore tė punės sonė. Ligji pėr Policin e Shtetit neni 122 i tij pėrcakton se Policia ėshtė organizate ne shėrbim te qytetareve dhe siguria nuk ėshtė sipėrmarrje vetėm e policisė por ėshtė pėrgjegjėsi e gjithė institucioneve shtetėrore e lokale. Strukturat e shėrbimet e policisė kane realizuar dhe vazhdojnė te kenė kontakte, konsultime dhe diskutime me komunitetin pėr identifikimin e konfigurimin e veprave penale e shkeljeve te ligjit, shqetėsimeve, problemeve, mėnyrėn e trajtimit, zgjidhjen, shėrbimet qe kėrkohen nga grup moshat, shtresat shoqėrore, grupet e biznesit etj. Nė ketė kėndvėshtrim marrėdhėniet polici-komunitet janė reciproke, te domosdoshme, pėr komunitetin ne zhvillimin e tij shumėplanesh, arsimor, kulturor, shoqėror.







Aksionet e policisė pėr zbulimin e rrėnjėve te mbjella me kanabis janė te shpeshta..megjithėse te njėjtėn gjė nuk mund te themi pėr zbulimin e autoreve...

Halit Murataj: Nė radhė tė parė me lejoni t'ju them se, puna ėshtė pėrqendruar ne parandalimin e kėtyre veprave ne fushėn e narkotrafikut si dhe ne dokumentimin ligjor te atyre te evidentuara duke bashkėpunuar ngushte me Prokurorinė. Aktualisht pėr vepra penale te kryera ne fushėn e narkotrafikut kemi ne kėrkim 20 persona nga te cilėt 14 prej tyre janė te dėnuar me vendime pėrkatėse dhe 6 prej tyre janė me mase sigurie arrest ne burg pa afat. Po kėshtu nga kėta persona 11 janė pėr veprėn penale te kultivimit te bimėve narkotike nga te cilėt 10 janė persona me banim ne fshatin Lazarat, 9 persona janė ne kėrkim pėr veprėn penale te trafikut te lendeve narkotike po nga fshati Lazarat. Puna pėr kapjen e kėtyre personave ėshtė e normuar dhe vazhdon me intensitet te larte deri tani nga ana e jone per keto tendenca janė kapur 5 persona. Per sa i perket kultivimit te canabis sativa kėtė vit krahasuar me nje vit me pare kemi nje renje drastike si rezultat i masave dhe punės se policisė, por dhe bashkėpunimit me te gjithė agjencitė e zbatimit te ligjit dhe pushtetin vendor.

Njė gjė e tillė vlen dhe pėr komunėn Lazarat..?

Halit Murataj: Pėr sa i pėrket Komunės Lazarat e njohur si zone me probleme ne kultivimin e Canabis sativa kete vit qe ne fillim te sezonit te kultivimit, si bllokimi i njė numri te madh automjetesh qe transportonin pleh dhe uje, prerja e tubave te ujit ne lumin drino, mbajtja nen kontroll pa ndėrprerje 24 ore e aksit rrugor Gjirokastėr Dervicjan, vėnia para pergjegjsise ligjore te inspektoreve te policisė se rendit , apo te zgjedhureve vendore, goditja e trafikut te lendeve narkotike qe dilte nga Lazarati ne akset rrugore, ne pikat e kalimit apo ne kufirin e gjelbėr, ku vetėm kete vit jane sekuestruar rreth 5 tone Mariuane, beri qe numri i bimėve Canabis Sativa te mbjella te minimizohet ne maksimum, po ta krahasojmė ne pėrqindje kėtė vit ne Lazarat kemi rreth 70-80% me pak se vitin e kaluar, kjo tendence gjithnje e ne renie e ekultivimit qe cituam ėshtė ne kete nivel edhe ne te gjithė qarkun, pasi vitin e kaluar shkatėrruam mbi 30 mije rrėnjė kanabis, ndėrsa kėtė vit kemi rreth 7 mije rrėnje bime te shkatėrruara ne te gjithė qarkun.

Cfare pune ėshtė bere dhe po bėhet pėr trajnimin e agjenteve te policisė nė rritjen e pėrgjegjsisė e nivelit profesional?

Halit Murataj: Ne kėrkojme gjithnje efektive dhe personel te pėrgatitur pėr te pėrballuar sfidat kriminale te kohės, pėr te pėrpunuar mendimin e tendencat kriminale, pėr tu infiltruar ne brendėsi te tyre pėr tu ndeshur dhe pėr ti vene kriminelet perpara pergjegjsise ligjore. Pėr kėtė qellim efektivat e policisė dhe veēanėrisht ata te Departamentit te hetimit te krimeve u nėnshtrohen trajnimeve dhe testeve fizike. Pėr vitin 2009 janė kryer 1544 ore trajnime te cilat kane synuar perfeksionimin e pėrdorimit te teknikave te hetimit, vėzhgimit, infiltrimit e pėrgatitjen sa me te lart fizike. Ky intensitet i punės ne kėtė drejtim do te intensifikohet mbi bazėn e njė tematike te pėrcaktuar pranė A.R.Publik dhe sipas Drejtorive pėrkatėse e problematikes qe haset e objektivat qe kėrkohen te arrihen.

Cilat janė problemet me emergjente qė ka sot policia?

Halit Murataj: Mendoj se emergjenca nuk ka. Probleme po dhe kryesisht ato janė: Krijimi i kushteve e ambienteve sa me komode e bashkėkohore, investime te cilat sa jane promovuar dhe pėrfundojnė ne vitin 2010. Paisja e modernizimi i bazės materiale-teknike dhe zotėrimi i teknologjisė larte. Reformimi i shėrbimeve dhe ngritja e nivelit tekniko-profesional e fizik.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.













Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 586 here