Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

9/9/2009 6:57:41 PM

Frederik Ndoci: 'Kam pasur fatin tė mos u kėndoja komunistėve'

Intervista/ 'Shumė 'kėngėtarė’ bien nė vorbullėn e komercializmit. Pėr hir tė njė suksesi bėjnė muzikė e cila dėmton njė brez tė tėrė.'


Isidor Koti/Radiostinet
isidorkoti@hotmail.com
9 Shtator 2009


TIRANĖ - Me humor tipik shkodran, vjen dhe ikėn nga studio duke kėnduar. Me buonsens tė jashtėzakonshėm, i sjellshėm dhe efektiv nė ēdo pėrgjigje. A thua se ke njė amerikan pėrpara?! Nuk duhet tė guxosh t’ia thuash kėtė pėrcaktim, se “tė hidhet nė fyt”. Ėshtė njė prej atyre shqiptarėve qė ka jetuar me vite tė tėra jashtė Shqipėrisė, i njohur pėr kėngėt dhe rolet e tij nė disa filma tė viteve 80’-tė. Sa herė ėshtė shfaqur nė skenė ka fituar ēmime. Pak e saktė edhe nė pėrgjigjet e kėsaj interviste dhėnė para disa kohėsh nė studiot e radio “Stinėt” pėrballė gazetarit Isidor Koti.

Ka shumė epitete pėr ju, do prezantoheni si kėngėtar apo si aktor?

Profesioni im nuk ėshtė kėngėtar, kam pėrfunduar pėr aktrim. Por mė morėn njė ditė tė bukur kėngėtarėt dhe mė thane “eja kėndo njė kėngė”.

Me ēfarė po merreni aktualisht?

Po pėrgatis daljen nė treg tė CD-sė nė shqip. Bota ka CD-tė e mia nė shumė gjuhė, prandaj vendosa qė edhe nė vendin tim shqiptarėt tė dėgjojnė kėngėt e mia tė vjetra dhe tė reja nė gjuhėn amtare.

Ėshtė e vėrtetė qė zėri juaj ėshtė ndėr 50 zėrat mė tė mirė glob?

Ėshtė e vėrtetė. Dikujt i rrėshqiti dora pa dashje dhe mė futi ndėr emrat si Andrea Bocelli. Gjithashtu nė njė kompenticion qė bėhet nė USA nga tė gjitha zhanret e muzikės, shanset ishin njė nė njėmilionė e gjysmė, por kėnga ime u rendit e treta nė botė, pas Enrique Iglesias.



Qė nė fėmijėri keni shkėlqyer, keni marrė ēmime tė para, tė dyta dhe tė treta…

Tė tretat i kanė vėnė gabimisht. Fėmijėria ėshtė njė botė qė askush nuk mund ta harrojė. Ishim nė monizėm dhe nuk merrnim vesh asgjė se ēfarė bėhej. Kam pasur fati mos u kėndoja komunistėve, ka qenė vetėm njė kėngė qė ua kushtoja pionerėve.

Pėr arsye politike jeni eleminuar njėherė nė njė konkurs nė Tiranė…

Atėherė nė Shkodėr ka qenė njė minoritet qė quhej katolik dhe ne vinim nga ky komunitet. Kultura jonė nuk pėrshtatej me kėtė sistem. Madje disa nga paraardhėsit e mi janė varur e janė pushkatuar.

Ēfarė keni bėrė pas viteve 90”-tė?

Destinacioni i parė ka qenė Jugosllavia, e mė pas shkova nė Itali, duke realizuar aty edhe CD-nė e parė. Emigrantėt shqiptarė e ndienin veten krenarė qė njė artist shqiptar ishte integruar nė Itali. Mė pas erdhi albumi i dytė. Mė tej u largova nė Amerikė, sepse bėra njė “gabim politik”, thashė qė jam shqiptar, sepse nuk konceptonin qė nė Shqipėri kishte artistė.

Ēfarė i mungon muzikėsh shqiptare?

Artit sė pari i duhet liria. Arti ka nevojė pėr liri. Brezi i ri po pėrballet me artistė pa edukatė. Ndonjėherė duhet censura pėr hir tė sė ardhmes. Kėngėt e 15 viteve tė fundit lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Shumė 'kėngėtarė’ bien nė vorbullėn e komercializmit. Pėr hir tė njė suksesi bėjnė muzikė e cila dėmton njė brez tė tėrė. Nė Amerikė pėr shembul askush nuk del nė skenė pėr u kontrolluar.

Do ju vinte keq po tė mėsonit qė mė shumė dėgjohen kėngėt komerciale sesa kėngėt e Frederik Ndocit?

Absolutisht nuk mė vjen keq. Mė vjen keq qė kėta fėmijė qė po rriten sot do ju japin tė njėjtėn edukatė fėmijėve tė tyre.

Ju keni kontakt me shumė emigrantė. Ēfarė flitet pėr ata nė opinionin botėror dhe si jeni ndjerė?

Kjo mė ka bėrė qė tė studioj njė lloj shkence qė quhet pellazgologji. Ėshtė shumė e rėndė kur nė botė tė pyesin nga je. Iu pėrgjigjesh “Albania” dhe mė pas ata pyesin: “ku ndodhet”?!

E pėlqeni politikėn?

I dua shumė ata qė merren me politikė. Ėshtė njė biznes i mirė qė sjell shumė tė ardhura, por kam qenė shumė i zhgėnjyer sepse jam shkodran dhe kam lindur demokrat nė gen. Gjithėsesi janė bėrė disa gjėra pozitive dhe shpresoj tė kemi tė tjera zhvillime vitet e ardhshme.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.















Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 647 here