Video
9/7/2009 6:59:43 PM
Prezantimi, ēelėsi i njė suksesi
Nga cikli, 'Gruaja nė Karrierė'/ Mesazhi i trupit ėshtė shume i rėndėsishėm dhe duhet tė pėrkojė me atė qe po thoni.
Kur vėzhgoni dikė, filloni gjithnjė nga gjestet qe janė me te lehta pėr tu vene re, sepse japin njė mesazh shumė mė tė fortė dhe tė menjėhershėm. Ja perse dua tju flas sot, dua tju flas pėr ato lloj gabimesh qe bien menjėherė nė sy tek te tjeret e qe bėhen pa dashur, vetėm sepse u janė bėrė zakon, por qė japin idenė e profesionalizmi tv mangėt.
Nė dukje janė gabime tė lehta, por nė asnjė rast nuk duhet ti neglizhoni, sepse tė marra tė gjitha sė bashku, kontribuojnė pėr shkatėrrimin e ngadaltė tė imazhin tuaj.
Ashtu siē e kam thėnė disa herė, nėse mendoni se njė kolegu juaj merr njė post mė tė lartė sepse ishte mė i aftė, e keni gabim, ai ose ajo, i ka krijuar mundėsitė vetes pėr tė bėrė karrierė, sepse posedojnė mire kompetencat e tyre dhe japin mesazhin e duhur tė tjereve. Kompetenca ėshtė vetėm njė prej kėrkesave qe ju kėrkohen, le te themi e rėndėsishme, por jo e vetme.
Sipas statistikave 55% e besueshmėrisė bazohet tek pamja e jashtme, 38% tek mėnyra e te shprehurit, dhe 7% tek ajo ēfarė thoni. Nėse nuk keni pamjen e duhur nuk do tė merreni asnjėherė si duhet ne nivelin profesional, dhe pse jeni inteligjent e te kulturuar.
Por, pėr fat tė mirė, prezantimi ėshtė njė prej gjerave mė tė lehta pėr tu korrigjuar, duhet shume pak pėr tu dukur profesionist, tė aftė dhe kompetent.
A merreni seriozisht?
Nė njė seminar pėr lidershipin e gruas po diskutohej sesi gratė mund tė arrinin tė merreshin seriozisht nga te tjerėt. Shpesh ju dukej se koleget nuk i merrnin mesazhet seriozisht, ndoshta sepse teksa flisnin, bėnin njė buzėqeshje tė papėrshtatshme, ndonje gjest vend e pa vend, me njė fjalė arsyet mund tė jenė tė shumta.
Vajzave u mėsohet te buzėqeshin mė shumė sesa meshkujve qė kur janė fėmije. Mos me keqkuptoni, me kėtė nuk dua tė them se nuk duhet te buzeqeshni, por kini kujdes. Buzeqeshni nė mėnyrė qė tė korrespondojnė gjesti me atė qė thoni.
Nuk duhet te merrni njė pamje fikse, e rėndėsishme ėshtė te mbani njė lidhje mes asaj qe po thoni dhe shprehjes se fytyrės suaj. Mesazhi i trupit ėshtė shume i rėndėsishėm dhe duhet tė pėrkojė me atė qe po thoni. Me para se te transmetoni njė mesazh serioz, bėni disa prova para pasqyrės. Nuk ėshtė gjithēka por me siguri do t'ju shėrbejė. Buzėqeshja ėshtė e rėndėsishme. Ajo mund t'a sheqeros mesazhin tuaj ose ti japė me shume force atij.
Merrni hapėsirė, pa ndrojtje
Pėrdorimi i hapėsirės, 'pra territorit' qė ju merrni nė biseda, tregon shumė gjera pėr sigurinė qė keni ne vetvete dhe pėrdorimi i saj do tė thotė sesa i sigurt ndjeheni nė atė moment. Kur tė udhėtoni me avion herėn tjetėr, vini re sesi ulen meshkujt dhe femrat. Ndėrsa te paret marrin gjithė hapėsirėn, duke shtrire kėmbėt dhe mbėshtetur krahet tek mbajtėset e karriges, te dytat mbajnė krahėt afėr vetes, nga frika se mund t'i marrin hapėsire te tjerėve.
Mbajeni parasysh dhe kėtė tjetrėn. Ne ashensor, vini re, se sa me shume te mbushet aq me shume postohen gratė pėr ti bere hapėsirave te tjerėve qe hynė, sesa burrat.
Dhe neper prezantime publike. Janė me tepėr gratė ato qe rrinė ne kėmbe, apo flasin me pak, bėjnė me pak gjeste etj etj. Dhe pėrshtypja e pare qe japin ėshtė ajo e te qėnit persona te kujdesshem, qe nuk duan te rrezikojnė, te frikėsuar e kane shume pak gjera pėr te ofruar.
Kur jeni duke bere njė prezantim publik, duhet te pėrdorini gjithė hapėsirėn qe keni ne dispozicion. Duhet te pėrdorni te paktėn 75% te hapėsirės qe ju rrethon. Neper mbledhje psh, zgjidhni gjithmonė vendin me te gjere, jo nje vend ku duhet te rrini ngushte.
Nėse do te mbėshtesni bėrrylat ne tavoline, do te dukeni si njė person qe ėshtė shume i vėmendshėm pėr atė qė po thuhet ne mbledhje. Lėrini te lire gjithė energjinė tuaj. Dhe kujdes gjestet duhet te korrespondojnė gjithmonė me atė qe thoni, shtrėngimi i duarve tregon ėshtė shenje ankthi. Pėrqendrojini energjitė tek gjestet dhe shijoni hapėsirėn qe keni fituar tashme zonja!
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 590 here