Video
9/7/2009 6:36:58 PM
Tėrmetet dhe pallatizimet
Nėse do tė ishte edhe pak mė e larta shkalla e tėrmetit, me siguri qė do tė binte edhe mė rėndė nė ndėrgjegjen tonė fatkeqėsia dhe kambanat e qortimeve do tė binin mė fort nė tė gjithė veshėt e pėrgjegjshėm.
TIRANĖ - E morėm edhe njė leksion. Tėrmeti qė ra nė vendin tonė ishte njė paralajmėrim alarmant pėr tė githė ne qytetarėt shqiptarė qė tė nisim e tė mėsojmė seriozisht se ēfarė mund tė na ndodhė kur toka dhe kapriēot e saj na sulmojnė pėr tė na vėnė nė provė vetėdijen.
U befasuam kur e pamė njėri-tjetrin tė tmerruar brenda pak sekondave sa nga njėri cep i shtėpisė nė tjetrin. E mė pas kėrkonim tė gjenim fajtorėt, por mė sė pari lavdi Zotit qė shpėtuam kokėn.
Isidor Koti
Radiostinėt, Drejtor
isidorkoti@hotmail.com
7 Shtator 2009
Nėse do tė ishte edhe pak mė e larta shkalla e tėrmetit, me siguri qė do tė binte edhe mė rėndė nė ndėrgjegjen tonė fatkeqėsia dhe kambanat e qortimeve do tė binin mė fort nė tė gjithė veshėt e pėrgjegjshėm.
Por ky nuk ėshtė njė moment pėr tė vėnė me shpatulla pas murit ca njerėz qė kanė pėrgjegjėsinė, sepse ēėshtė bėrė skthehet mė. Ėshtė koha pėr tė analizuar mė seriozisht situatėn e ndėrtimeve pa kufi dhe rreziqeve qė ato sjellin si rezultat i mungesės sė studimit nė njė pjesė tė mirė tė tyre tė kriterit gjeologjik.
Mania e fitimit i ka nxitur shqiptarėt tė ndėrtojnė pallate me shumė kate nė dy dekadat e fundit. Nė kėtė prirje, shumica e syve kurreshtarė nuk parashohin asgjė shqetėsuese.
Banorėt i gėzohen njė apartamenti tė ri, mirėpo nuk ėshtė kėshtu pėr specialistėt e gjeologjisė, qė shohin pėrtej peizazhit dhe bilancave ekonomike tė ēastit.
Trualli ynė ėshtė pushtuar nga ndėrtimet me apo pa leje dhe sidomos nga pallatet me qindra banorė. Normalisht, ky shkrim nuk ka lidhje me problematikėn e rreziqeve natyrore qė u kanosen kėtyre ndėrtimeve, veēse me ēėshtje tė mėnyrės sė ndėrtimit tė tyre pa zbatuar ligjet e urbanistikės.
Pėr kėtė shqetėsim, pushtetarėt, ndėrtuesit madje edhe vetė banoret qė i kanė bėrė hesapet pėr harxhime tė shumėfishta, kujtohen kur toka rrėshket dhe shtėpitė e tyre vidhisen tutje. Kėshtu ka ndodhur nė shumė qytete tė vendit dhe rastet janė tė pėrsėritura. Ėshtė ngritur pėrherė i njėjti shqetėsim dhe asnjėherė nuk ėshtė vėnė dora ku dhemb plaga.
Ekspertėt shprehen tė alarmuar pėr sistemin e ndėrtimeve dhe urbanizimin e zonave,qė sipas tyre pas viteve 90, nuk janė kryer mbi bazėn e hartave tė rreziqeve sizmike dhe mikrozonimit sizmik. Mungesa e kėtyre dy hartave ėshtė njė alarm pėr ndėrtimet nė Shqipėri.
Ekspertėt vlerėsojnė se vendi ynė hyn tek terrenet me aktivitet tė dendur sizmik. Shqipėria, sė bashku me Turqinė, Greqinė dhe Italinė, gjithmonė janė prekur nga tėrmete tė fuqishme, e pėrpos kėtyre nė vazhdimėsi toka jonė rregjistron lėkundje. Gjithsesi aktivitetet e nėntokės janė shumė tė vėshtira pėr tu parashikuar, e pėr pasojė nuk dihet se ku dhe kur mund tė jetė lėkundja e radhės.
Pak kohė mė parė sizmiologėt shqiptarė lajmėruan se njė tėrmet i njė shkalle mesatare mund tė shkaktonte shumė dėme materiale dhe morale tė banorėt. Ata kanė bėrė gjithmonė apel se pallatet po ndėrtohen pa njė studim nga inxhinierėt gjeologjikė, pėr tė vlerėsuar numrin e kateve dhe lekundjet e tokės.
Mjaft pallate shumėkatėsh janė ndėrtuar pa studim gjeologjik tė nėntokes, proces qė nė shumė vende ėshtė i detyrueshėm. Injorimi i kėsaj procedure mund tė sjellė pasoja tė paparashikueshme nė tė ardhmen pėr shkak se shumė zona nė vendin tonė qėndrojnė mbi pllakėn transversale tė zonės aktive sizmike.
Studimet sizmike kanė arritur nė pėrfundimin se ky brez ndodhet nė kapacitetin kufitar rezistues dhe qė mė pas shoqėrohet me lėkundje sizmike qė mund tė arrijne deri nė nėntė ballė. Sigurisht qė nė brendėsi tė tokės lėvizjet e materialeve shkėmbore akumulojnė deformime relative tė shoqėruara me tensione (ndarje) tė mėdha.
Tashmė ėshtė e nevojshme tė bėhet mikrozonimi i qyteteve, pėr tė pėrcaktuar mė saktė kushtet gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike tė sheshit tė ndėrtimit si dhe klasifikimin e truallit me Kodin Shqiptar tė Projektimit.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 565 here