Video
9/3/2009 6:25:37 PM
Isidor Koti, mes gazetarisė dhe krijimtarisė poetike
26 vjeēari I. Koti i njohur nė fushėn e pedagogjisė nė Universitetin e Tiranės dhe tė Elbasanit dhe atė tė gazetarisė radiofonike e tė shkruar nė median qėndrore, ka hyrė nė fushėn e letėrsisė, siē pėrmend edhe kritiku i shquar, Akademiku Adriatik Kallulli, duke tentuar tė pėrfshihet seriozisht nė plejadėn e autorėve tė rinj tė letrave shqipe.
Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
3 Shtator 2009
TIRANĖ - Gazetari Isidor Koti ėshtė shfaqur sė fundi edhe nė dimensionin letrar, me dy vėllime poetike, njė prej tė cilėve ka parė tashmė dritėn e botimit, ndėrsa libri tjetėr po vėzhgohet me vėmendje nga kritika letrare. 26 vjeēari I. Koti i njohur nė fushėn e pedagogjisė nė Universitetin e Tiranės dhe tė Elbasanit dhe atė tė gazetarisė radiofonike e tė shkruar nė median qėndrore, ka hyrė nė fushėn e letėrsisė, siē pėrmend edhe kritiku i shquar, Akademiku Adriatik Kallulli, duke tentuar tė pėrfshihet seriozisht nė plejadėn e autorėve tė rinj tė letrave shqipe. Vėllimi i parė poetik Beteja e shpirtit me 100 poezi ėshtė recensuar pikėrisht nga profesor Kallulli. Ndėrsa libri i dytė qė pritet tė dalė sė shpejti nė stendat e librarive titullohet Sensimet dhe ėshtė duke u shqyrtuar nga shkrimtarja e njohur Flutura Aēka.
Nė kėtė intervistė, Isidorin e kemi kėrkuar pėr tė na folur rreth krijimtarisė sė tij poetike.
Qė kur keni nisur tė shkruani poezi?
Ka qenė njė pasion im deri diku i fshehur, por i njohur nė rrethin tim
shoqėror. Mbaj mend qė poezitė e para i kam shkruar qė kur isha nėntė vjeē dhe i kam botuar pėr herė tė parė nė gazetat e qytetit tim tė lindjes, Gjirokastėr. Poezia mbetet njė art i veēantė dhe njė mėnyrė domethėnėse e shprehjes sė mendimeve, emocioneve dhe ndjesive jo vetėm personale. Ato marrin njė trajtė mė tė plotė kur lexuesi pėrfshihet dhe i pėrjeton sikur tė ishte brenda kėsaj gjendje. Ka njė pėrqasje tė realitetit me imagjinaren, tė pasionit me ekstazėn mė tė lartė poetike, e cila vjen si njė kumt shpirtėror dhe rrėzohet nė dejet e tua dhe zbret nėpėr duar, e nė fund hidhet nė letėr.
Pse keni vendosur tė botoni librin e parė pas kaq vitesh?
Nė fakt, librin e parė tė mirėfilltė poetik dhe tashmė publik Beteja e shpirtit e kam realizuar kur isha nė vit tė dytė tė studimeve nė Tiranė. Kur gjithēka kishte pėrfunduar e harrova nė sirtar, por njė ditė vendosa ta nxirrja nga pluhuri dhe e botova.
Ishte njė shpėrthim zelli dhe krijimtarie, qė ka ndjekur njė ritėm anakronik. Dhe nė fakt frymėzimi nuk komandohet, por nėse ushtrohesh di tė shkruash e tė veprosh mirė. Kėtė jam pėrpjekur ta bėj me kalimin e kohės. Kur isha adoleshent mė duartrokisin pėr poezitė e para, por tani kur i lexoj ato, nuk dua tiu kthehem mė. Me krijimin e njė pėrvoje, piqesh dhe e zgjeron krijimtarinė letrare nė dimensione tė plota dhe tė pėrjetshme.
Akademiku dhe kritiku i mirėnjohur Adriatik Kallulli, nė krye tė librit Beteja e shpirtit ju ka konsideruar njė hero tė ri lirik-poetik nė horizontin e krijimtarisė shqiptare
Po, ėshtė njė vlerėsim pėr tė cilin unė i jam shumė mirėnjohės profesorit tim tė nderuar. Pasi ai e lexoi pėr herė tė parė librin mė tha se kishte mbetur i befasuar. Unė prisja kritika tė forta, por u gjenda nė njė skuqje emocionale, e cila mė bėri tė ndihesha vėrtetė mirė para njė hierarku tė kritikės sė artit nė Shqipėri. Megjithatė ėshtė e rėndėsishme qė tė lexohet vepra dhe lexuesi tė pėrfitojė prej saj. Disa miq tė mi mė kanė sugjeruar ti botoj poezitė edhe nė gjuhė tė huaj. Por mendoj se ėshtė ende herėt, duhet tė kalojė edhe njė farė kohe qė tė konsolidohem si autor dhe tė kem pozicionin tim nė kėtė fushė.
Ju jeni njė autor i ri dhe zakonisht brezi juaj has shumė vėshtirėsi nė konsolidimin e personalitetit artistik. Pse vjen kjo?
Po, ėshtė e vėrtetė. Ka vėshtirėsi tė panumėrta pėr tė shkuar me veprėn tėndė deri nė duart e publikut. Gjithėsesi kam mbetur i befasuar kur mė kanė ardhur mesazhe brenda dhe jashtė vendit pėr poezitė e mia.
Mendoja se shumė tė paktė do tė ishin lexuesit, por kam kuptuar se nuk ka rėndėsi vetėm sasia dhe cilėsia, por tė thėnit bukur dhe artistikisht gjėrat. Kėtė e kam provuar nė sprovat e mia tė para dhe jam ndier mirė. Nuk ka rėndėsi investimi financiar pėrballė veprės qė mbetet pėrgjithmonė.
Si i botoni librat?
Unė kam shkruar deri tani katėr libra, dy prej tė cilėve janė nė fushėn e gazetarisė dhe dy tė tjerė nė fushėn e poezisė. Pėrveēse pasionit dhe vullnetit personal, librat gjithashtu i realizoj me shpenzimet e mia. Gjithėsesi pjesa ekonomike nuk ėshtė gjithēka, thjesht njė mjet pėr tė arritur te objektivi. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh sponsor ose dashamirės pėr tė tė mbėshtetur nė kėtė rrugė gjithė sfida.
E megjithatė kjo nuk mė bėn aspak pesimist. Pėrkundrazi, motivohem edhe mė shumė kur shikoj njė libėr mė shumė nė katalogun tim. Ėshtė njė kėnaqėsi e papėrshkruar, njėsoj si ardhja e njė njeriu nė jetė. Ėshtė bukur tė kesh shumė fėmijė, ashtu sikurse ėshtė bukur tė realizosh shumė libra.
Si ndėrthurren gazetaria dhe poezia tek ju?
Ecin paralelisht dhe bashkėjetojnė nė mėnyrė simbiotike. E kam tė vėshtirė tė bėj diferencėn. Pyesni njė fėmijė, cilin prind do mė shumė? Tė dy janė shumė tė vlefshėm nė punėn time.
E gjej veten shumė mirė si nė poezi ashtu edhe nė gazetari. Poezia ėshtė njė sfidė e veēantė, sepse nė thelb tė saj ėshtė 100 % krijimtari, por edhe gazetari ndihmon shumė nė njohjen e realitetit dhe karaktereve njerėzore.
Do tė kemi sė shpejti vėllim tė ri poetik?
Po, shumė shpejt. Shkrimtarja Flutura Aēka ėshtė duke ezauruar pėrpunimin e librit tim tė tė dytė me poezi dhe fill pas kėsaj vėllimi do tė dalė nė librari. Ndėrkohė jam duke pėrfunduar edhe librin e tretė, nė tė cilin besoj se do tė sjell tė tjera poezi tė pėlqyera nga publiku.
Flet Akademiku Adriatik Kallulli
''Mund tė them me bindje se poezitė e tij mė futėn nė mendime, sidomos pėr bardhėsinė e shpirtit tė heroit lirik tė kėtyre poezive. Them heroi lirik-poetik dhe jo poeti, sepse kur krijuesi ėshtė nė ekstazėn poetike-artistike, ai nuk pėrfaqėson vetėm vetveten, por heroin lirik-poetik. Ky hero, ashtu si del nė vėllim ėshtė i tėri brenda realitetit tė sotėm.
Nuk e pėlqen kėtė realitet me kotėsi, rėndomtėsi banale, me padrejtėsi flagrante, me meskinė, pozues, akrobatė qė ecin nėpėr telat e prakticitetit fitimprurės, tė cilėt sduan tė dinė se ēėshtė humanizmi, sinqeriteti, fisnikėria dhe ato detyrat e pėrditshme thellėsisht njerėzore qė pėrbėjnė kuptimin e vėrtetė tė jetės.
Ky hero lirik ėshtė larg tyre dhe diametralisht i kundėrt me ta. Prandaj edhe vuan, edhe dėshpėrohet, edhe trishtohet kur pėrjeton tė tilla pėshtirėsi, por edhe shpall me zė tė lartė, tė vendosur, tė pėrsėritur, kredon e tij jetėsore. Fton edhe tė tjerė tė ecin nėpėr kėto rrugė diellore, sepse njeriu njeherė vjen e shkon dhe nė kėtė herė tė vetme duhet tė bėjė punė tė mira e tė lėrė gjurmė tė mirė.
Pikėrisht nė kėtė pohim-mohim tė madh, tė pėrditshėm qėndron edhe vlera themelore e vėllimit poetik. Kėto poezi janė tėrė nerv, lindin nga njė shpirt i shqetėsuar, i cili nuk e kundron jetėn e ēdo dite me indiferencė, me ftohtėsi, apo me pragmatizėm dhe llogaritje tė neveritshme. Ai e shikon, e pėrjeton jetėn si njė njeri thellėsisht njerėzor, si njė mėmė virtytesh dhe vlerash. Aty ku ato dobėsohen, njollosen, mohohen, ai ndjen vuajtje, brejtje, dėshpėrim. Por nuk dorėzohet, nuk bie nė pasivitet.
E keqja duhet luftuar nga ēdo njeri dhe vazhdimisht shpall kredot e tij nė mėnyrė origjinale, i shkakėsuar nga diēka. Vėllimi nė tėrėsinė e vet ka njė kredo tė shėndoshė, njė laitmotiv, qė edhe pse vende-vende mund tė duket i pėrsėritur qėndron, sepse afirmon vlera tradicionale dhe bashkėkohore.
Poezitė kanė frymėn e kohės, ngjyrimin e njė intelektuali qė ka nxėnė njė mėsim tė madh: ska jetė pa virtyte, humanizėm, drejtėsi. Kur rrėzohen, poeti bėn ēmos ti ringrejė ato dhe nė kėtė luftė e pėrpjekje do tė gjejė edhe kuptimin e madh tė jetės. Si pėrfundim, ky vėllim ėshtė me tė vėrtetė njė debutim serioz pėr autorin, gjė tė cilėn ka pėr ta zbuluar edhe lexuesi pėrmes vargjeve.''
Dy poezi
Vokacion
Edhe nėse sndjen ekziston,
imazhe njerėzish me sens iluzion,
substancė qė rend pėr surealitet,
vokacioni i lirė si agjent sekret.
Mendim i turbullt nė vakuum,
por ende lumi i jetės sfle gjumė,
kjo natė me smog zgjat sa njė jetė,
shpirti im, asnjė shpirt sėshtė i qetė!
Manirat tė hodhėn nė kosh pesimist,
se ti bletė punėtore pėr ato je veē mizė,
mirazh retorikash pa ēlodhje e fresk,
silueta tė pafajshme nė teatrin dantesk.
Pas ajrit tė nxehtė tė dhomės sė parė,
u mbyll dera e fundit e lagėshtirės pa fund,
dilemat ylber po zhduken nė terrin ferr,
nė lindjen e re, a do lindi dielli pėr ne?
Pėr herė tė parė
Ka gjithmonė njė herė tė parė,
ka pėrherė njė ėndėrr tė vrarė,
sytė e zemrės mermer i bardhė,
po shkėlqejnė si diell mbi varr.
Mall i artė, i bukur mall,
kur tė gjesh folenė e parė,
do fluturosh i lirė e qelibar,
netėve tė zeza e ditėve kur zbardh.
I shtrenjti mendim, sa zemėrak!
Jemi ne fajtorė herėn e parė,
apo njė ēast qė plagos damarė?
Eh, njerėz me shpirt barbarė.
Pėr herė tė parė ishim ujėvarė,
tani moēal me ujė tė tharė,
valė e ngrohtė e historisė sė rrallė,
po perėndon ėmbėl si nė pėrrallė.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 796 here