Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

8/27/2009 5:47:40 PM

Neritan Licaj: 'Aktorėt e rinj nuk kanė hapesirė dhe ky ėshtė krim'

Nė njė intervistė tė fundit qė dha pėr programin 'Mėngjes me Stinėt' aktori Neritan Licaj rrėfen disa te pathėna pėr publikun shqiptar...'Njerėzit ne rruge ende me thėrrasin ‘Genti’.


Intervistoi Elsa Ymeri
Radiostinet/ Kryeredaktore
27 Gusht 2009


A keni impenjime pune momentalisht, meqė ėshtė dhe periudhe pauze?

Pėr momentin jemi me leje te zakonshme ne shtator rifillon puna. Pėr te informuar dhe publikun desha te bej me dije faktin qe Ministria e Kulturės lancon njė grant te Teatrit Kombėtar i cili organizon njė festival regjisoresh te rinj te sapodale nga shkolla dhe bėn pese ose gjashte produksione teatrale. Data caktohet gjithmonė nga teatri kombėtar. Jam pjesėmarrės ne njė nga kėto projekte te regjisoreve te rinj sepse kane te drejte te marrin dhe aktore me pėrvojė pėrveē atyre te rinj dhe rifillojmė ne shtator.


A mund tė mė thoni si u bėtė pjesė e botės sė artit? Dy fjalė.. si nisi lidhja dhe cilat janė fillesat tuaja ne kinematografi?

Fillesa ka qene goxha e hershme qe ne shkolle te mesme sepse unė kam mbaruar Liceun Artistik pėr skulpture monumentale, mirėpo me kalimin e kohės kuptova se nuk isha i afte pėr skulpture. Me pėlqente dhe me pėlqen jashtėzakonisht shume arti figurativ edhe sot e kėsaj dite, piktura skulptura instalacioni, te gjitha llojet e artit figurativ janė jashtėzakonisht te bukura. Problemi me mua ishte se nuk isha i afte ne skulpture dhe kjo me detyroi te kthehesha drejt njė pasioni qe e kane gjithė te rinjtė dhe qe ka qene i hershem tek unė qe ishte filmi duke mos pėrjashtuar teatrin. Kam frekuentuar qe i vogėl teatrin dhe ishte shume atraktive pėr mua si zhanėr artistik dhe meqenėse unė isha brenda asaj rruge te artit, mbeta brenda artit skenik. Konkurrova dhe bėra shkollėn. Arti skenik ėshtė shume i bukur,filmi gjithashtu. Ne kompleks aktrimi ėshtė njė art i mrekullueshėm.







Diēka qe ju ka mbetur mendje nga periudha e studimeve, diēka qe do te veēonit?

Njė detaj ėshtė qe shkolla me shkoi pak gjate 7 vjet (qesh). Ky fakt jo sepse unė isha student i dobėt absolutisht jo, unė kam qene student goxha i mire kėtė e them me krenari nuk e them me mburrje, por kjo zgjatje ka ardhur pasi i tille ka qene sistemi. Ka qene viti 1988 kur unė kam hyre ne shkolle dhe atė vit njeri nga pjesėtaret e familjes time u arratis dhe mua mu ndėrpre shkolla. Me pas me ardhjen e demokracisė rifillova serish studimet por mu desh ti nėnshtrohesha njė tjetėr ndėrprerje pasi u largova ne Itali, me deshiren pėr diēka ndryshe si ēdo i ri shqiptar ne atė kohe qe me shume se dėshirė e kishte dhe nevoje largimin. Dhe pikėrisht pėr kėto ndėrprerje e kam mbaruar shkollėn 24 vjeē. Ndėrsa pėr sa u pėrket episodeve te bukura nga shkolla ka jashtėzakonisht shume dhe do te na duhet te qėndrojmė dite te tera pėr te rrefyer.

Pėr nje student te kinematografisė mbarimi i studimeve ėshtė njė moment qe e ēon drejt njė tjetėr eksperience te bukur dhe e emocionuese qe janė rolet. Ju si do ta konsideronit kėtė moment?

Pėr ēdo artist dhe pėr ēdo lloj tjetėr profesioni, aplikimi i fushės se ekspertizės nuk ėshtė i menjėhershėm. Edhe njė student i sapo diplomuar nuk del nga akademia me njė rol ne dore edhe pse gjithkush do ta donte.
Ėshtė pėr faktin se shkolla nuk te Ben artist, artist te bėn kujdesi. Shkolla ėshtė njė lloj abetare-je te mėson,te kultivon. Pasioni, talenti, investimi yt dhe ai i pedagogeve mbi ty janė disa elemente qe te ojne suksesshėm drejt njė roli dhe nuk ėshtė e thėnė tek njė i tille “furishėm”. Do te veēoja faktin qe periudha post-diplomim ėshtė njė “dere” qe e udhėheq artistin e ri drejt roleve dhe njė moment qe finalizon pėrpjekjet dhe investimin akademik.


Cili ka qene roli juaj i pare dhe a mund te na i pėrshkruani emocionet e tij?

Roli i pare ne film ka qene ne periudhėn kur unė isha akoma student, ne filmin “Kolonel Bunker” me regjisorin dhe njėkohėsisht mikun tim Kujtim Cashku. Kisha njė rol fare te vogėl episodik, siē fillojnė te gjithė te rinjtė me role te vogla por e kujtoj me nostalgji, roli i pare ėshtė emocioni i pare ėshtė njėsoj sikur mėson shkronjėn e pare te alfabetit.
Ndėrsa rol te pare ne teatėr do te veēoj njė shfaqje qe pati jehone ne Shqipėri dhe ka qene dhe puna ime e diplomės “Viktimat e Detyrės” me regjisorin, ish pedagogun dhe mikun tim Arben Kumbaro.
Ishte njė shfaqje qe pati impakt dhe jehone dhe unė e veēova sepse ishte dhe puna e diplomės.


Si do ta pėrshkruanit eksperiencėn e aktorit ne sheshin e xhirimit.. e lodhshme.. tjetėr?

Nuk mendoj se ka art te lehte, arti ėshtė i lodhshėm por shume i bukur. Xhirimi ėshtė i lodhshėm fizikisht sepse ti je i detyruar te xhirosh jashtė, natėn me ore pa ore ne te ftohte ne te nxehte. Dhe pikėrisht pėr kėtė lodhje aktori ne bote paguhet jashtėzakonisht. Ėshtė edhe lodhje emocionale, kėrkon pėrqendrim ka edhe shume elemente qe e bėjnė te lodhshėm por pikėrisht aty qėndron dhe bukuria e aktrimit ne film.
Filmi ėshtė njė nga zhanret me te bukura dhe jo me kot ėshtė njė nga artet qe ndiqet me shume nga njerėzit.


Duke marre spunto nga pjesa e emocionit qe ju pėrmendet, me lind njė pyetje. A ka qene pėr ju emocionalisht e vėshtire te arrini njė rol?

Po sigurisht momente te tilla ka, nuk diskutohet. Ne momentin qe anėn emocionale te duhet ta pėrēosh patjetėr tek publiku, por ti emocionalisht je i ngopur dhe nuk ia arrin, ndodh dhe kjo. Por aktoret pėrdorin dhe teknika qe ne gjuhen emocionale i quajnė”kujtese e emocionale”. Aktoret ne pėrgjithėsi kujtojnė njė moment emocional te forte dramatik te jetės se tyre, i cili i mbush emocionalisht dhe i bėn te derdhin dhe lot. Ka aktore qe e bėjnė ka edhe te tjerė qe nuk e arrijnė dot. Kjo varet ėshtė shume personale ka te beje me faktin se sa i ngrohte emocionalisht ėshtė aktori, ka aktore racionale, kjo ėshtė relative.

Nėse krahasojmė filmin me teatrin ke do te zgjidhnit nga te dyja?

Absolutisht nuk mund te bej ndarje dhe nuk besoj se ka aktor ne bote qe te thotė se filmi ėshtė me i bukur se teatri dhe anasjelltas. Unė mund te them ke pėlqej me shume por nuk mundte them kush ėshtė me i bukur. Te dy janė zhanre te mrekullueshėm. Aktoret neper bote preferojnė teatrin sepse te gjithė fillesat i kane aty, bazat i vene ne teatėr dhe gjate krijimtarisė se tyre here pas here i kthehen teatrit.

Psh. Aktore si Robert De Niro, Al Pacino, Dustin Hofman, te gjithė luajnė ne teatėr bazėn e kane aty, vijnė nga teatri luajnė ne film dhe shpeshherė i kthehen teatrit. Emocioni ne teatėr ėshtė live dhe e bukura ėshtė se ti e ndjen pjesėmarrjen e publikut, i ndjen emocionin. Peshperimin, ndjen gjithēka aktori ndjen ne skene qe spektatori percon energji duke ndjekur me sy dhe kjo energji vjen tek ti si aktor.


A e pengon kjo lloj pjesėmarrjeje e publikut aktorin ne punėn e tij?

Mua personalisht jo, kėto emocione me kane ndikuar pozitivisht ka aktore qe i ndikojnė keq, i bllokojnė. Mua nuk me shpėrqendron reagimi i spektatorit, madje do thoja me karikon, per te dhėnė me te mirėn time pėr atė rol.

Do te ndalem tani tek nje detaj i vogėl por shume i rendesishem pėr nje film, kolona zanore..

Kolona zanore ėshtė shume e rėndėsishme. Prandaj filmi ėshtė njė nga zhanret me te bukura sepse ėshtė sinteze e shume arteve. Muzika ėshtė njė nga artet me te vjetra dhe me te bukura te botes prandaj dhe ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme ne film.
Pėr te vene ne dukje kėtė rendėsi mjafton te pėrmendim faktin qe jepet njė ēmim Oskar pėr kompozitorin e filmit. Ėshtė njė nga Oskar-et me te rendesishem dhe gjithmonė e kane marre grupe dhe kompozitore te mėdhenj.


Perveēse aktor ju keni pasur eksperience edhe si lektor. Si ka qene pėr ju eksperienca e te qenit pedagog?

E mrekullueshme, eksperienca e mėsimdhėnies ėshtė jashtėzakonisht e bukur. Ne artin skenik pedagogu dhe studenti janė njė, nuk mund te punojnė dot te ndare. Te dy palėt pėrfitojnė shume nga njeri-tjetri.

Si e shihni brezin e ri te studenteve,qofte edhe duke e krahasuar edhe me brezin tuaj. Cili ėshtė niveli i pėrkushtimit?

Pėr mendimin tim akademia ka filluar te marre formėn e saj te plote, njė shkolle qe pėrēon njė tradite te mire artistike. Ka studente te pėrkushtuar dhe dalin vėrtet elemente te mire nga shkolla. Ne fakt nuk me pėlqen te jem kategorik, pėrsa i pėrket pėrkushtimit te dy brezave. E urrej logjiken pėrjashtuese, qe brezi im ka qene me i mire, secili brez ka te veēanen e tij.

Cili ėshtė reagimi qe ju si aktor merrni nga publiku?

Unė mendoj se publiku e vlerėson artin. Publiku i do njerėzit e artit sepse ata i dhurojnė kėnaqėsi, emocion dhe janė figura qe i sheh gjithmonė me dashamirėsi.

Sa hapėsira i ofrohen momentalisht qofte te rinjve studente apo artisteve te formuar pėr te patur njė rol?

Hapėsira nuk u jepen pothuajse fare unė e kam pėrmendur edhe ne njė interviste tjetėr pėr mua ėshtė krim. Shteti nuk krijon absolutisht fare hapėsira. Dhe ėshtė pėr te ardhur keq pasi njė student investon katėr vite shkolle, katėr vite te jetės pėr t’u bere artist, dhe kur del nga shkolla atij nuk i jepet minimumi njė shans pėr njė rol. Te drejtėn e minimumit te njė shansi e ka ēdo njeri dhe “ti” si shtet nuk bėn asgjė pėr t’i krijuar kėtė mundėsi atij njeriu qe ka investuar.

Do te doja te ndalesha tek njė prej roleve tuaja qe publiku e mban mend shume mire dhe besoj ju e kujtoni me nostalgji. Roli kryesor ne filmin “Unė,Ti dhe Kasandra”

E kujtoj me nostalgji po. U bene 10 vjet qe kur ėshtė xhiruar filmi. Ishte dhe njė rol kryesor ne njė film televiziv nder te paktet ne atė kohe qe mua me beri shume popullor pėr publikun. Ishte film tronditės pėr atė periudhe sepse trajtonte njė teme sociale shume te forte qe mbetet edhe sot e kėsaj dite i tille. Ka qene njė bashkėpunim i frytshėm dhe i bukur me stafin realizues dhe njė nder rolet e mia qe unė e kam pėr zemėr. Ende me emocionon fakti qe njerėzit ne rruge me thėrrasin Genti (me emrin e personazhit).

A mund te me veēoni njė prodhim kinematografik shqiptar dhe njė te huaj qe pėlqeni shume?

Kjo ėshtė pyetje shume e vėshtire nuk mund te bej veēime sepse ka shume te tille si shqiptare dhe te huaj, realizime te mrekullueshme preferoj shume dhe nuk di ke te pėrmend e ke jo. Me mire mos me vėr ne pozite.

A ka pasur Neritan Licaj ne karrierėn e tij njė aktor qe e ka ndjekur si model?

Ne fakt ka shume aktore dhe jo njė te cilėve u referohem por sigurisht nuk behet fjale pėr modele qe duhet ti kopjoj, arti nuk mund te kopjohet sepse aktori ėshtė unik por thjesht i jam referuar mėnyrės se si aktoret punojnė me teknikat aktoriale, si i arrijnė ato, plastiken etj aplikimi ėshtė personal.

Ne ēdo profesion ka xhelozi mes kolegesh. Ju e keni provuar kėtė ndjesi?

Jo....xheloz nuk do te thoja. Unė e shoh ambicien dhe egoizmin ne art pozitivisht. Nėse njė kolegu im bėn njė pune shume te mire unė mundohem qe te bej njė pune dhe me te mire se ajo, por nuk ndihem xheloz pėr kėtė fakt. Ata kolege te mi qe e kane pasur si veti sot janė shkatėrruar sepse nuk i ka lėnė xhelozia te prodhojnė art.

Njė rol ne ėndėrr do te ishte.......?

Ka shume......por dihet ėndrra e ēdo aktori ėshtė “Hamleti”por ky rol ėshtė sfida me e madhe qe mund te kėtė njė aktor. Unė do te doja shume ta luaja por nuk besoj se ka pėr te ndodhur ndonjėherė edhe pėr faktin se ne Shqipėri ėshtė e pamundur pėr regjisoret dhe aktoret sepse Shekspiri ėshtė i vėshtirė dhe kėrkon shume kushte.

Tani jeni pjese e artit por a ka akoma njė pasion “te fjetur” te Neritan Licaj-t?

Ėndrra ime ne sirtar qe e di se do te mbetet e tille ėshtė fluturimi. Kam dashur te bėhem pilot, nuk e di pse. Nėse do te isha miliarder do te merrja njė anije spaciale do te dilja ne hapėsirė dhe do fluturoja.....


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 801 here