Video
8/27/2009 10:34:43 AM
Shoqėri e shpėrqėndruar!
Pasionet politike dhe babėzia ekonomike e biznesit monopolist ka ēakorduar jetesėn e shqiptarėve nė ekstremin e vuajtjeve tė panumėrta shpirtėrore dhe materiale.
TIRANĖ - Shoqėria shqiptare po pėrballet me njė mori elementėsh ndėrtues dhe tė rrezikshėm qė kanė sjellė zhvillim, por edhe dėme serioze e tė padėshiruara.
Kėto tė fundit, ose janė shuar rishtazi, ose kanė sjellė tė tjera probleme nė zinxhirrin e hallkave specifike e tė pėrgjithshme, duke sjellė njė bashkėekzistencė tė ēuditshme mes tė mirės dhe tė keqes.
Dhe nė kėtė pėrballje ekstremitetesh, shqiptarėt e diejnė mė shumė se gjithēka tjetėr njė dukuri tė prekshme siē ėshtė shpėrqėndrimi.
Isidor Koti/
Radiostinėt/ Drejtor
isidorkoti@hotmail.com
27 Gusht 2009
Ne jetojmė nė kushtet e njė sistemi kaotik qė fuqizohet reciprokisht nga ritmet e shpejta tė ngjarjeve dhe pasiguria qė i shoqėron ato. Stimuluesit e kėtij shpėrqėndrimi e kanė bazėn nė mungesėn e pėrgatitjes pėr tė kaluar nga njė sistem nė tjetrin nė njė kohė tė shpejtė dhe paralelisht me zhvillimin e vendeve tė tjera tė pėrparuara.
Tė pėrndjekur nga njė nivel i ulėt kulturor i popullatės qė erdhi nga errėsira 50 vjeēare e monizmit, papunėsia, jetesa e ulėt dhe tė shoqėruar me institucione demokratike shpesh tė pakonsoliduar si rezultat i hendeqeve politike dhe ekonomike nė vend, ne rezultojmė njė shoqėri e re dhe e hapėrdarė mes vullneteve tė forta dhe mungesės sė shprehjes sė tyre.
Nė njė intervistė dhėnė pėr Zėrin e Amerikės nė vitin 2004, shkrimtari ynė i njohur Ismail Kadare tregonte se pjesa a pashmangshme ėshtė ajo qė pak a shumė ka qenė si sėmundje nė tė gjitha vendet ish-komuniste, kalimi natyrisht nga njė rend komunist, pėrnjėherėsh nė njė rend demokratiko-kapitalist. Kėshtu qė trauma ėshtė shumė e madhe.
Janė dy botė krejtėsisht tė ndryshme. Njėra ėshtė botė pa liri, tjetra ėshtė me liri, pavarėsisht se edhe kjo botė ka problemet e saj, sepse nuk ka botė ideale nė kėtė jetė.
Kjo ėshtė trauma kryesore, domethėnė ėshtė shumė e vėshtirė qė njė popull i tėrė: i thjeshti, njerėzit qė pėrbėjnė atė qė quhet elitė, opinioni publik, etj, tė gjitha kėto tė adaptohen kaq lehtė, tė kalojnė si tė thuash nga ky univers nė njė tjetėr.
I gjithė ky proces ka sjellė kėtė shpėrqėndrim. Viktimizimi konkret po ndodh me strukturat sociale, duke nisur nga shtresat e ulta e deri tek ato mė tė pasurat.
Nė pėrpjekjen pėr tė ulur kėtė diskordancė polarizuese, politika, si katalizatori kryesor i zhvillimeve hyn nė lojė me petkun e tė qenit forcė dominuese, jo vetėm duke komanduar por edhe duke kontrolluar ēdo hap tė individit.
Nuk bėhet fjalė thjesht pėr nje censurim tė fjalės apo tė veprimit, por injektim tė ērregullimit tė sistemit psiko-social qė po pėrjeton pesonaliteti i ēdo shqiptari.
Duket se konkluzionet dalin para tezės, e megjithatė nuk mungojnė mjetet e studimit as faktet qė argumentojnė tė gjithė kėtė qėndrim ndoshta befasues dhe kritikues.
Realisht, studimet e fundit tė kryera nga specialisti i Universiteti i Michiganit nė SHBA, David Meyer, tregojnė se shumėveprimi nė tė njėjtėn kohė mund tė krijojė probleme me mirėfunksionimin e trurit, duke e drejtuar motorrin kryesor nė bėrjen e gabimeve".
Kjo konkretizohet edhe tek tė varfėrit, tė cilėt vuajnė mė shumė mungesėn e tė mirave materiale, por edhe tek tė pasurit, tė cilėt vuajnė thelbin e mirėqėnies shpirtėrore.
Ndėrprerjet dhe shpėrqėndrimet ulin mundėsinė e kapjes dhe shqyrtimit tė ndjeshmėrisė, sepse ėshtė e pamundur tė pėrqėndrohesh nė tė njėjtėn kohė.
Kėtė e ka treguar para pak kohėsh neuroshkencėtari Rene Marois, nga Universiteti Vanderbilt nė ShBA. Pra nė kėtė shpejtėsi dhe fluiditet tė jashtėzakonshėm, shqiptarėt gjenden mes dy elementėve: kujdesit ndaj vetvetes dhe ndaj ngjarjeve qė e rrethojnė, tė cilat prodhojnė realitete.
Shumanshmėria e pakontrolluar dhe e padrejtuar mirė rrezikon tė na marrė mė shumė kohė se sa ta kursejmė atė. Kjo na ka ēuar nė gabime dhe nė strese. Pra, ky shpėrqėndrim na shoqėron nga strese e tensionime, jo siē ndodh nė vendet e zhvilluara prej zhvillimeve teknologjike, por nga arsyet politike e ekonomike, e mbi tė gjitha tė stabilitetit mental.
Nėse jemi duke parė televizor pėr shembull Kongresin e njė partie, e cila na ndėrpritet pėr shkak tė njė telefonate, ose pėr shkak se duhet tė kthejmė kokėn pėr tė parė diēka tjetėr rreth nesh, na duhen 15-30 minuta pėr tu ripėrqendruar tek ajo qė lamė pėrgjysmė.
Kjo na sjell njė lloj ankthi, mėrzie ose shqetėsimi dhe na bėn qė tė shumėfishojmė numrin e gabimeve nė raport me veten dhe tė tjerėt.
Shembujt e aksidenteve tė panumėrt qė dėgjojmė dita-ditės, tė vetėvrasjeve, apo tė krimeve brenda familjes vijnė si rezultat i kėtij disekuilibri qė buron nga shpėrqėndrimi.
Dhe le tė drejtojmė njė pyetje nė kėtė kontekst: Si mund tė pėrqėndrohemi nė gjithė kėtė ēorbė politike, ekonomike e sociale? Ka njė zgjidhje. Nėse vėmendja do tė pėrqendrohet vetėm nė drejtimin pėr shembull tė politikės, truri qė udhėheq shikimin do tė shikojė mirė nė kutinė e votimit dhe do ti japė pushtet atij qė ka njė program mė tė mirė.
Edhe nga pikėpamja ekonomike ndodh e njėjta gjė. Nėse do tė fokusoheshim vetėm nė njė biznes ose punėn tonė tė thjeshtė do tė avanconim edhe mė shumė jo vetėm profesionalisht, por edhe financiarisht.
E thėnė shkurt, ndryshimin e vėrtetė e kemi ne tė gjithė nė dorė jo vetėm pėr tė kaluar traumėn e shpėrqėndrimit, por edhe pėr tė vėnė nė punė mirėfilltazi institucionet dhe barrikadėn e tyre drejtuese qė kalon nga njė rotacion nė tjetrin.
Shpesh pėrmasat qė marrin problemet subjektivizohen dhe pėrjetohen si probleme individuale. E megjithatė identifikimi i kushteve tė jetės sė shqiptarėve ka sjellė shpėrqėndrimin e tyre, i cili jo vetėm kėrkon kohė pėr tė kaluar, por njė periudhė tė volitshme pėr tu kuruar.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 513 here