Video
8/22/2009 10:37:33 AM
30 herė...Klodiana
INTERVISTA/ Klodiana Shala, garon vetėm pėr Shqipėrinė. 'Kur mendoj me qetėsi e them me bindje qė nuk jam penduar asnjėherė qė i kam refuzuar kėto oferta'
Nga Alborent Rama
22 Gusht 2009
Hermesnews-Radiosport - Klodiana Shala, sportistja mė pėrfaqsuese e atletikės shqiptare nė dy dekadat e fundit. Me elegancėn dhe bukurinė e njė modeleje, biondja 30 vjeēare ka qenė dhe ėshtė, atletja qė duhet mundur nė atletikėn shqiptare. Me gjithė ofertat e marra, ajo ka dashur tė mbetet gjithmonė nėn flamurin kuqezi. Sot ajo mbush 30 vite tė njė jete qė i ka dhuruar plot suksese dhe arritje.
Kur nisi karriera juaj nė sportin e atletikės dhe kush ndikoi mė shumė qe tė merrnit kėtė drejtim?
Karriera ime nisi relativisht vonė nė moshėn 14 vjecare kur isha ne shkollėn 8 vjeēare Skėnder Caci. Mėsuesja ime e edukimit fizik mė pa njė ditė kur mes disa shoqeve po bėnim njė sfidė vėshtirėsie nė paralele dhe unė i rashė nė sy. Menjėherė mė tha tė pėrgatitesha garat e kampionatit tė shkollave kur unė konkurova nė 600 m dhe dola e para. Kėshtu nisi rruga ime e gjatė dhe e mundimshme drejt sportit.
Klodi mund tė na i pėrshkruani pak emocionet e garės sė parė tuajėn nė atletikė?
Ishin emocione tė papėrshkrueshme, nė qershor tė 1994 nė kampionatin ballkanik I tė rriturave nė Greqi si mė e vogla e ekipit tone pėrsa I pėrket moshės. Tė imagjinosh vullnetin dhe kėmbnguljjen qė pata pėr ta vazhduar kėtė sport. Nė fillim babai im nuk ishte dakort pėr kėtė drejtim timin nė jetė. Pėr dy muaj ikja sė bashku me mamanė nė stėrvitje duke bėrė sikur vizitonim tezen time dhe kur babai pa emrin tim si kampione u ndje krenar pėr arritjen time. Qė atėherė mė ndjek nė cdo garė timen.
Si ndiheni para njė gare?
Nė fillim kam patur shumė emocione sa edhe nė disa raste edhe bllokohesha por me kalimin e viteve fillova ti kontrolloj. Eksperienca bėn tė vetėn dhe fillimi i garės ėshtė gjithmonė i rėndėsishėm. Duhet tė jesh nė kontroll tė situatės.
Si pak sportistė keni marrė pjesė nė tre olimpiada si pak tė tjerė. Nė Athinė 2004 ishit flamurmbajtėsja e ekipit tonė?
Ndjej njė krenari tė vėrtetė qė isha nė atė pozicion. Ishin emocione tė paharrueshme, sytė e tė gjithėvė qė tė shikojne nė njė stadium plot e pėrplot dhe gjithė Shqipėria qė shikonte nga unė. Njė nga ato gjėra nė jetė qė nuk harrohet asnjėhėrė.
Keni menduar ndonjėherė tė largoheni nga Shqipėria pėr tė lėnė pas gjithė kėto probleme qė ka tė zhvillosh sport kėtu tek ne?
Ka qenė fat pėr mua qė kam patur njė gjėndje tė mirė ekonomike dhe njė familje qė mė ka mbėshtetur gjithmonė. Ofertat nuk mė kane munguar asnjėherė nė. Nė vitin 2004 ishte skuadra greke qė mė bėri njė ofertė tė mirė megjithėse nuk pranova. Tjetėr ofertė ishte nga Qipro nė 2005 pata njė tundim tė madh kur mė ofruan plot 80 mije euro pėr tė garuar nėn flamurin qipriot por vendosa tė vazhdoj tė mbroj ngjyrat kuqezi.
Jeni penduar qė I keni refuzuar kėto oferta pėr shkak tė vėshtirsive qė ka sporti shqiptar?
Nganjėherė mė vjen nė mėndje qė mos kam gabuar qė i kam refuzuar. Kjo mė ndodh kur gjėrat sidomos nuk shkojnė mirė kėtu pra me pak fjalė problemet e zakonshme shqiptare. Por kur mendoj me qetėsi e them me bindje qė nuk jam penduar asnjėherė qė I kam refuzuar kėto oferta.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 899 here