Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

8/18/2009 12:18:18 PM

Macaj, ja pse kėrkoj dorėheqjen e Ministrit Nishani

Flet kreu i Sindikatės sė Shėrbimeve Policore tė Shqipėrisė, Valentin Macaj: ‘Njė % e konsiderueshme e punonjėsve tė policisė jetojnė ne luks 'pėr shkak tė detyrės'; pjesa tjetėr ėshtė e mbytur ne borxhe dhe me zor mbyllin llogarinė e muajit.


Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
18 Gusht 2009


TIRANĖ - Operacioni pėr kapjen e Dajtit, ku mbeten tė vrarė, katėr punonjės policie, nė njė prej zonave tė mė frekuentuara tė Durrėsit, nuk do tė harrohet lehtė.

Nuk ėshtė hera e pare qė faqet e para tė gazetave, mbushen me ngjarje te tilla, por duket sikur kjo e fundit nuk i ėshtė shtuar listės pa dashje.

Dritan Dajti, njeriu mė i kėrkuar i vitit, kishte njė rrjet shumė tė mirė informativ dhe kjo shpesh e kishte ndihmuar pėr t’ia dalė mbanė nė tentativat pėr kapjen e tij.

Operacione tė tilla zakonisht nuk merren vesh nga shumė njerėz, por kjo nuk ėshtė gjithēka pėr ruajtjen e sekretit. Vrasja e katėr policisė, ndėr mė tė mirėt, u dha disa sinjale tė ashpra krerėve tė policisė dhe qeverisė shqiptare.

Mungesa e profesionalizmit, nuk ėshtė mburojė qė mund te vihet sa herė qė dėshtimet u dalin para syve. Dajti kishte ishte i lidhur me zyrtarė dhe mbante kontakti tė vazhdueshėm me informatorėt e vet tė cilėve ashtu siē u premtoi mjekėve me siguri 'i ka larė me para'.

Por Dajti ishte vetėm njė rast. Pėr sa tragjike dhe e turpshme kjo ngjarje, nuk ka pėr tė arritur tė nxjerrė tė gjitha lidhjet e politikės me krimin. Ēmimi qė paguajnė ata, njerėzit e thjeshtė do tė vazhdojė tė jetė i lartė.

Valentin Macaj, Kreu i Sindikatės sė Shėrbimeve Policore para disa ditėsh kėrkoi dorėheqjen e Ministrit te Brendshėm Bujar Nishani, dhe pas kėsaj Ministria e Drejtėsisė nė njė deklaratė pėr shtyp, e shpalli atė 'njė person tė pushuar nga puna pėr parregullsi'.

Sipas Ministrisė, Konfederata e Shėrbimeve Policore ‘..nuk pėrfaqėson interesat e punonjėsve tė Drejtorisė tė Policisė sė Burgjeve pasi nė pėrbėrje tė saj nuk ėshtė anėtarėsuar asnjė punonjės i kėsaj Drejtorie dhe aq mė tepėr asnjė punonjės tjetėr i administratės publike’. Sot Valentin Macaj, Kreu i sherbimeve policore te Shqiperise, nė njė intervistė eksluzive pėr Hermesnews flet pėr arsyet pse kėrkoi dorėheqjen e Ministrit Nishani, dhe u pėrgjigjet deklaratave tė Ministrisė..

Pas ngjarjes se vrasjes se katėr policeve ju dolėt me njė deklarate pėr shtyp ku hodhėt akuza te renda ndaj disa personave. A nuk ishte pak e nxitur kjo?

Jo. Reagimi ynė si sindikate ėshtė i natyrshėm pasi vriten nė krye tė detyrės katėr oficerė, ajkė e policisė. Ngelen pa baba shume fėmije qe edhe pse qeveria u gjend ne krah te familjeve te tyre, prape nuk zėvendėson njeriun e tyre te dashur. Njė i kėrkuar te kryeje kėtė masakėr ne mes te njė qendre te banuar, ku dendėsia e banoreve ėshtė me e larta ne vend, pasi aty kemi te bėjmė me qindra pushues nga katėr anėt e kombit shqiptar dhe ne mes tyre strehohej njeriu me i kėrkuar i vitit. Ēdo pasoje ka njė shkak dhe nėse ai shkak nuk ėshtė forcė madhore, mė e pakta ėshtė gabim njerėzor. Dhe gabimi njerėzor ne kėtė rast nuk mund te kėrkohet askund tjetėr pėrveēse tek personi juridikisht pėrgjegjės pėr operacionin.

Dmth, ju mendoni se vrasja e policėve ishte dhe gabim mėnyrės sesi u organizua ky operacion..

Faktet tregojnė se po t'i jepej rėndėsia e duhur planit operacional pėr kapjen e Dajtit, me siguri nuk do te pėrfundonte ne kėtė bilanc tragjik. Dyshimet e prokurorisė tek 5 punonjės policie ne disa rrethe tregon se Dajti kishte ndėrtuar njė rrjet informimi te mirėfilltė. Me vone do te dalin edhe fakte te reja pasi ky person ka qene disa here jashtė vendit dhe sigurisht qe ėshtė pajisur edhe me pasaporte e vize pėrkatėse.

Pse keni kėrkuar dorėheqjen e Ministrit te Brendshėm?

Kjo kėrkesė ėshtė krejt normale pasi ka te beje jo vetėm me kėtė bilanc tragjik ne humbjen e 4 oficereve por edhe ne masakrėn e pėrditshme qe po ndodh ne rrugėt e Shqipėrisė. Shembull kemi rastin e ministrit kroat te transporteve i cili pėr njė aksident ne hekurudhe dha dorėheqjen e menjėhershme. Kemi shembullin e ministrit te drejtėsisė Ilir Rusmajli i cili vetėm pėr te lėnė drejtėsinė tė vepronte dha dorėheqjen edhe pse ishim te bindur se nuk kishte faj. Kemi rastin e Fatmir Mediut qė ditėn e dyte te incidentit ne Gėrdec dha dorėheqjen. Kemi rastin e Luan Rames qė pėr shkak tė incidenti me njė gazetar dha dorėheqjen kur ishte Ministėr i Brendshėm. Pse Nishani duhet te pėrjashtohet nga gjesti demokratik i dorėheqjes?

E keni pyetur atė?

Po, por ende nuk kam marrė pėrgjigje..

Atėherė tė flasim pėr kushtet ku punon sot policia shqiptare..

Duhet thėnė se Qeveria Berisha ka bere pėrparim ne rritjen e pagės here pas here pėr te gjithė shėrbimet policore. Ėshtė ndryshuar ligji si pėr policinė e shtetit ashtu edhe pėr policinė e burgjeve. Ligji pėr trajtimin suplementar tani pėrfshin tė gjitha shėrbimet e policisė qė operojnė nė vend dhe pse ka njė qejfmbetje nga ana e sindikatės e policisė se shtetit ku krerė te saj duke qene se janė ne prag pensioni mendojnė vetėm pėr te rikthyer ligjin e mėparshėm i cili u jep atyre (theksoj vetėm oficereve) pensione te majme ndėrsa policeve te thjeshte vetėm sa pėr te mbajtur frymėn gjalle.

Policia e shtetit ka kushte me te mira se policia e burgjeve si ne trajtim ne veshmbathje ashtu edhe ne trajtim page e ushqimi por prape nuk ėshtė arritur aty ku duhet dhe ne njė linje me inflacionin aktual.

Ne policinė e burgjeve akoma mungojnė uniformat, nuk ėshtė marre shtesa e pagės qe ne Maj-2009, orėt suplementare, orėt shtese dhe ditėt e festave. Ne disa burgje mungon transporti i punonjėsve te policisė se burgjeve. E kam theksuar se qė nga viti 2000 e kėtej janė vetėvrarė mbi 15 punonjės policie burgjesh si pasojė e stresit dhe mbingarkesės nė pune duke shtuar edhe kequshqyerjen e tyre, pagėn e ulet, etj.

Nga njė sondazh i kryer nga periudhėn e plazhit Qershor-Shtator 2008 del se vetėm 13% e punonjėsve te policisė se burgjeve kane mundur te kryejnė pushime normale me familjen tyre. 70% e punonjėsve te policisė se burgjeve janė kredimarrės nėpėr banka dhe se njė pjese e vogėl e tyre janė korrekt me kėstet mujore bankare.


Sa paguhen sot kėta punonjės policie qė pėrballen ēdo dite me krimin?

Paga mesatare e njė punonjėsi te policisė si te shtetit ashtu edhe te burgjeve llogaritet sipas gradės pasi vjetėrsia ėshtė shkrire ne grade. Paga mesatare e punonjėsit te policisė se shtetit ėshtė 29.000 leke pa llogaritur orėt shtese, trajtimin ushqimor, ditėt e gatishmėrisė apo edhe shpėrblimet pėrkatėse qe marrin periodikisht gjate vitit. Mund te shkoje mesatarisht deri ne 33.000 leke ne muaj page.

Situate tjetėr ėshtė ne burgje ku deri me tani nuk merren orėt shtese, orėt e natės, shtesat sipas VKM te qeverise si p.sh. shtesa e fundit e Majit me 7%. Nuk marrin trajtimin ushqimor.

Paga mesatare e njė punonjėsi policie ne burgje ėshtė 27.000 leke. Nėse merren shtesat dhe shpėrblimet apo orėt e natės arrin deri ne 32.000 leke. Theksojmė "nėse".... pasi u bene vite qe nuk i pėrfitojnė.


Pėr ēfarė tjetėr ka nevoje Policia e Shtetit?

Ne mendojmė se policia e shtetit duhet te reformohet, vetepastrohet, kualifikohet dhe ndėrgjegjėsohet pėr punėn qe kryen dhe pėr pėrfitimin qe merr. Nuk mundet te mendosh qe te punosh ne polici ėshtė njė trampolin per t’u pasuruar. Si mund te pasurohesh pa thyer Ligjin ?!!.
Faktet tregojnė se njė % e konsiderueshme jetojnė ne luks "pėr shkak te detyrės" dhe pjesa tjetėr e punonjėsve te policisė ėshtė mbytur ne borxhe apo me zor mbyllin llogarinė e muajit pa menduar pėr salltanete te tjera familjare. Njė koleg ka 5-6 numra me kontrate ndėrsa te tjerėt me zor paguajnė faturėn e numrave 41 te punės. Pėr mendimin tone duhet lufte pa kompromis kundėr korrupsionit brenda radhėve te policisė, atėherė nuk kemi rrjedhje informacioni apo bashkėpunim me te kėrkuarit. Kėshtu rritet besimi i qytetarit ndaj policisė dhe shtetit ėshtė me i forte kundėr krimit
.

Z. Macaj ju folėt deri tani dhe preket nė njė farė mėnyrė korrupsionin, lidhjet me krimin, kushtet e veshtia ku punoje policet tanė.. Ju besoni se jeni i legjitimuar pėr te pėrfaqėsuar Sindikaten qe hedh kėto akuza?

Ndaj deklaratave tė Ministrisė sė Drejtėsisė, pėr kėtė sulm tė paprecedent pėr demokracinė dhe fjalėn e lirė, sindikata jone reagon njėzėri duke thėnė se ne jemi njė Sindikate e pavarur e krijuar konform legjislacionit shqiptar me anėtarėsi nga policia e punėsuar dhe jo e larguar nga puna pėr asnjė lloj motivi. Sindikata e policisė nuk ka nevoje te ketė ne te anėtare te Drejtorisė se Policisė sepse kėshtu nuk do te ishte sindikate dhe nuk ka ne te persona te larguar nga puna sepse kėshtu do te quhej “shoqate” dhe jo “sindikate”. Koncepte te tilla ėshtė turp te ngatėrrohen nga Ministria e Drejtėsisė.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 352 here