Video
8/3/2009 3:51:48 PM
Borshi dhe jeta qe behet ne te
Jeta e qytezes turistike ne bregun e Jonit
Laureta Roshi
lauretaroshi@hotmail.com
3 Gusht 2009 BORSH- Drejt Borshit pėrmes rrugės sė Bregut kundron njė kartolinė ngjyrash, ku e kaltra e Jonit tė pėrthith deri sa makina ndalet nė Urėn e Borshit dhe merr kthesėn djathtas drejt plazhit tė Borshit. Aty, nė Bregun e Poshtėm ku mbėrrijnė edhe ujėrat nga burimet e Fterrės dhe Borshit, qė rrėshkasin pėrgjatė shpateve tė gjelbėrta dhe derdhen nė fushėn me ullinjtė shekullorė ku nis edhe vija e bregut. Njė vijė plazhi e mbushur mė locale e kashtore nė bregun me zaje..
Borshi mė hotelet e prenotuara e shtėpitė e hapura pėr turizėm grish dhjetėra bujtės. Eshtė sezoni mė i plotė pėr numrin e pushuesve dhe kthehen edhe pushuesit e pėrvitshėm, madje kėrkojnė tė njėjtat dhoma tregon Elisabeta Gjoni, njė nga pronaret e hotelit buzė detit. Ajo dhe bashkshorti Qendro vendosėn tė investojnė nė hoteleri pas 10 viteve nė emigracion, nga ku morėn njė kulturė shėrbimi tjetėr, njė kulturė ku pushuesi ėshtė mbreti pėr ti shėrbyer. Njė nga pushuesit e pėrvitshėm Berti Xhaxho bashkė me tė shoqen janė tashmė edhe miq tq banorėve, kėtu qetėsohesh, merr fund zhurrma, truri bie paksa nė qetėsi ..
Suzana Bogdani ka ardhur nga Italia me bashkshortin dhe dy fėmijėt. Ata jetojnė nė Mantova por pushimet janė gjithmonė nė atdhe, njė mundėsi thotė ajo qė fėmijėt tė jenė mė afėr dashurisė sė gjyshėrve dhe tė mos harrojnė vendin. Ajo thotė se pushimet nė Borsh kanė qetėsinė dhe kthjelltėsinė e ujėrave, gjithashka e shėndetshme pas njė pune tė lodhshme. Kur nata bie mbi borsh, qetėsia mbulon gjithcka e atėherė nis magjia e dallgėve, tė duket se fle mbi to pasi vetėm zhurrma e tyre mbretėron nė qetėsinė e natės deri nė agim.
Njė makinė e ngarkuar me caj dhe rigon ndalet afėr kafesė sė hotelit dhe aroma ndjellėse pėrhapet nėpėr tavolina. Burri dhe gruaja vijnė nga Fterra, njė fshat nė thellėsi pėrtej kalasė sė Borshit. Aliko e Flora Kurupi, burri dhe gruaja tregojnė se kėtė vit ka mė shumė pushues kjo nga rregullimi i rrugės. Ata rrugėtojnė 40 km pėr tė ardhur e shitur cajin e malit pėr pushuesit, frutat e stinės fiqtė e kumbullat.. Flora tregon se njė jetė duke punuar gėzimi janė fėmijėt qė shkollohen nė Tiranė e ata nga shtėpia i ndihmojnė me tė ardhurat nga bletėt e bimėt e malit.
Borsh-Shkallė e mbetur pa shkallėt qė i dhanė emėr
Katėr kilometėr pasi ke hyrė nė vijėn e plazhit ,bregu thyhet nga shkėmbinjtė dhe pėrroi i Borshit, aty nis lagjja e veriorėve apo e thirrur ndryshe lagjia Borsh/Shkallė. Maria Kovaci dhe djali i saj Nikolla me nusen Mira bashkė me nipėrit dhe mbesat, banojnė aty prej fillim viteve 90-te. Banojnė dimėr-verė aty buzė detit. Nė Borsh/shkallė, nė kodrėn qė ngrihet mbi breg banojnė tė ardhurit nga malėsia e Mirditės e Pukės, vec ndėrtimeve tė para, kanė ngritur edhe biznese. Pėr Marian shtėpia e saj nė majėn e kodrės ėshtė njė shtėpi e kėrkuar nga pushuesit, dhomat e pastėrta e me komoditetin e fundit janė njė e ardhur sezonale, por ata qė vijnė kėrkojnė tė kthehen sėrish thotė ajo. Nė Borsh nuk ka agjensi turistike, pushuesit vijnė me njohje apo nė kėrkim tė sė panjohurės, por ai qė vjen vėshtirė se harron tė kthehet.
Pak histori
Borshi emrin e lashtė e ka pasur sipas rastit, Oresha, Otorsi, por sinonimi i tij ėshtė emri i kalasė sė Sopotit qė i daton fillimet e saj antike nė shek IV p.e.s .Emri antik i qytetit ka qėnė Meandria. Plini, gjatė pėrshkrimit tė bregdetit kaon, pėrmend edhe burimin e Ujit Mbretėror qė mendohet tė ketė qėnė Gurra e Borshit, ashtu sic vazhdon tė jetė edhe sot.
E ardhur nga Londra, Kathy Tyler pushon nė Borsh prej ditėsh. Sė bashku me mikun e saj, njė gjykatės nga Londra. Pėr tė Borshi ėshtė i mrekullueshėm, mali dhe deti janė kaq pranė, qetėsia dhe pastėrtia e ujėrave, dhe njerėzit janė shumė miqėsorė. Nė kėtė stinė nė Borsh ka rreth 1500 pushues, ku tė huajt qė dominojnė janė anglezė, italianė dhe maqedonas. Ndėrsa vendasit vijnė nga Tirana, Berati e Fieri. Tė pushosh nė Borsh familjarisht ėshtė e mundur pasi shtėpitė ofrojnė cmime tė pėrballueshme deri nė 20 euro dhoma nė natė, ku pėrfshihen mundėsitė e gatimit dhe shezlongjet buzė detit. Hotelet e pakta tė prenotuara mė parė kanė cmime nga 2.500 deri 5.000 lekė nata. Artikujt nė minimarketet e plazhit kanė cmime tė njėjta me ato tė qytetit si dhe prodhimet e zonės ofrohen nga shitėsit ambulantė.
Sipas kryetarit tė komunės Lukovė, Vladimir Kumi, janė marrė tė gjitha masat pėr tė patur nė gjithė vijėn e bregdetit tė Lukovės kushte tė mira pėr pushuesit. Bizneset sezonalė qė ofrojnė shėrbimet janė nė standartet e mira, si dhe nga komuna punohet pėr infrastrukturėn e pėrmirėsuar me furnizimin me ujė, pastrimin e pėrditshėm si dhe mirėmbajtjen e plazheve. Janė 35 biznese tė zonės tė hapura pėrgjatė vijės sė Borshit, si dhe ndėrtimet afėr bregut janė me material tė lehta, tė cmontueshme nė mbarim tė sezonit . Taksa 50 mijė lekė pėr cdo biznes sezonal ėshtė vendosur duke respektuar fluksin e deklaruar tė pushuesve.
Nė fund tė vijės sė plazhit, rreth 4 kilometėr rrugė e pasfaltuar qė mirėmbahet nga njė punonjės i komunės, bregu thyhet nga kodra e shkallės pėr tė vijuar mė tej me njė pjesė tė fshehur plazhi mes gjelbėrimit dhe ajo e dominuar tani nga ndėrtimet e banorėve tė rinj, tė papėrfshira nė legalizim. Marta e ka zgjeruar oborrin e lokalit mbi kanalin e Borshit duke shpresuar qė rruga qė do tė lidh Borshin me Bunecin tė vonojė dhe ajo tė arrijė tė nxjerrė fitimin e investimit me tė ardhurat e 3 djemve emigrantė nė vendin fqinj..Borshiotėt pak kanė investuar nė pronat e tyre, tė ardhurit duken mė ambiciozė, rrezikojnė nė investime duke besuar nė njė zyrtarizim tė pronave tė tyre mbi ligjin 7501. Gjiret e Borshit, Bunecit, Shpellave, Krorzės, Kakomesė e Qefalit janė tė kėkruara nga pushuesit si kundėr objektet kulturore tė zonės qė ndėrthuren nė terrenin kodrinor e malor mbi brigjet e Jonit, duke risjellė paqėsisht nė jetėn e pėrditshme, gjurmėt e historisė shekullore tė trazuar tė vendit.
Mbrėmja bie mbi brigjet e Jonit dhe nė Borsh, muzika nė diskot e natės palitet nėn zhurrmėn e dallgėve qė paqėtohen vetėm nė agim, kur frymėt e njerėzve gjallojnė gėzimin e njė tjetėr ditė jete.
Hermesnees©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 953 here